Kërcënimet e opozitës greke, jo reale

Kërcënimet e liderit opozitar grek, Kiriakos Micotakis, se pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës, Maqedonisë do i vendos veto gjatë procesit të integrimit në Bashkimin Evropian, nuk janë reale. Ekspertja Malinka Ristevska Jordanovska vlerëson se nëse Demokracia e Re do të udhëheq Qeverinë greke, nuk do mund të jetë kaq e ashpër në qëndrime për shkak të presionit të faktorit ndërkombëtar. Sipas profesorit Llazar Llazarov  qëndrimet e këtilla përdoren për të përfituar elektoratin grek.

Pikërisht për këtë ajo Marrëveshje ka të integruara disa mekanizma mbrojtës. Megjithatë duhet ta kemi parasysh se ka një konsolacion politik të jashtëm dhe të brendshëm edhe në BE edhe më gjerë në bashkësinë euroatlantike, që do të thotë presion i vazhdueshëm ndaj Greqisë ta zbatojë Marrëveshjen. Mund të priten vështirësi, megjithatë kjo nuk do të jetë politikisht racionale dhe pragmatike”- thekson Malinka Ristevska Jordanovska nga IPE.

Greqia është anëtare e të gjitha këtyre organizatave ndërkombëtare kështu që aspak nuk vjen në shprehje të mendojë ta frenojë këtë proces, për shkak se do të izolohet nga të gjitha organizatat ndërkombëtare, nga BE , nga KB, nga Amerika edhe nga përfaqësuesit e NATO-s, ndërsa edhe ekonomikisht është e varur Greqia, kështu që qëllimi është ta forcojë pozitën e saj tek trupi votues”- pohoi Llazar Llazarev, profesor universitar.

Megjithatë, Jordanovska dhe Llazarov thonë se autoritetet në Maqedoni duhet të jenë mirë të përgatitura për zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës dhe obligimet që dalin nga ajo.

Kemi obligim në Marrëveshje të negociojmë për markat tregtare, kjo ka pasoja të drejtpërdrejta në negociatat për kapitullin 7 për pronësi intelektuale juridike, që zakonisht është nga kapitujt e rëndë, por tek ne do të jetë specifike. Gjithashtu kapitujt arsim dhe kulturë janë më të lehtë, por ka çështje specifike për historinë, librat që duhet të shqyrtohen me fqinjët tonë”- theksoi Malinka Ristevska Jordanovska nga IPE.

Nëse ne i plotësojmë ato kushte mendoj se rrugën e kemi të hapur dhe Maqedonia do të hyjë në ujëra të qetë do të jetë e sigurt dhe e mbrojtur”- theksoi Llazar Llazarev, profesor universitar.

Sipas Ristovska Jordanovska vendi duhet të ketë strategji afat gjate për politikë të jashtme me  kapacitete përkatëse profesionale. Profesori Llazarov thotë se autoritetet vendase nuk do duhet vetëm deklarativisht dhe me ligje, por edhe në praktikë të zbatojnë obligimet e dala nga Marrëveshja e Prespës.

Mefail Ismaili

Loading…

TAGS