Një grua 71 vjeçare, është gjetur e vdekur në rrugën Ndue Peleshi, në Prishtinë.
Rastin e ka konfirmuar Zëdhënësja për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Me datën 8 shkurt në ora 01:50, kemi pranuar informatën për një person të shtrirë në rrugën “Ndue Perleshi” në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet e nevojshme policore si dhe ekipi mjekësor që ka konstatuar vdekjen e viktimës. Behet fjalë për një femër S.B 71 vjeç”, ka thënë Ahmeti.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion, ndërkohë që hetuesit policorë po merren me hetimin e rastit.


