13 Shkurt 2019 / 21:03 Hetimet në vendngjarje rreth aksidentit të rëndë që ka ndodhur në autostradën Shkup-Tetovë, me çrast 13 persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të lënduar do të vazhdojnë nesër me fillim nga ora 08:00. Rruga e vjetër do të jetë e mbyllur ndërsa autostrada do të jetë në funksion. Sipas informacioneve të para nga hetimi, aksidenti ka ndodhur pasdite kur autobusi i kompanisë “Durmo Turs” me targa të Gostivarit ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në afërsi të…
Author: almakos
13 Shkurt 2019 / 20:36 Prokurori Publik përgjegjës nga Prokuroria Publike Shkup po kryhen hetim në vendngjarje, në aksidentin e rëndë që ka ndodhur në autostradën Shkup-Tetovë, me çrast 13 persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të lënduar. “Sipas informacioneve të para nga hetimi, aksidenti ka ndodhur pasdite kur autobusi i kompanisë “Durmo Turs” me targa të Gostivarit ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në afërsi të fshatit Llaskarcë. Në drejtim të vërtetimit të aksidentit, Prokurori Publik do të lëshojë urdhër për…
13 Shkurt 2019 / 20:32 Prokuroria Themelore Publike ka njoftuar se në vend ngjarje është duke zhvilluar hetimet rreth shkaqeve të aksidentit në autostradën Shkup-Tetovë. Prokuroria do të urdhërojë autopsinë e personave që kanë ndërruar jetë dhe gjendjen teknike të autobusit. Hetimet në vend ngjarje do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme. Prokuroria konfirmon se është dhënë urdhër për analiza të gjakut dhe urinës të shoferit. ALSAT Loading…
Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe ka konfirmuar se numri i viktimave ka shkuar në 13, shtatë prej të cilëve kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa të tjerët në spital. Thuajse të gjithë të aksidentuarit janë të moshës madhore, jo zyrtarisht raportohet se në mesin e të lënduarve nuk ka asnjë fëmijë. ndërkohë që në spitalin 8 shtatori janë pranuar gjithsejtë 33 persona. Para spitalit “8 shtatori”, vërehet një numër i madh i familjarëve të të aksidentuarve. Ndërkaq konfirmohet se shoferi i autobusit i ka mbijetuar aksidentit dhe thuhet se shkak për aksidentin nuk ka qenë plasja e gomës…
Shkon në 10 numri i viktimave në aksidentin tragjik. Policia ka filluar ekspertizën për të konfirmuar shkaqet. Autobusi ka qarkulluar nga Shkupi për në Tetovë dhe në afërsi të fshatit Llaskarcë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në hendek. Ky raportohet të jetë shkaku i viktimave. Banorët e fshati Llaskarcë dhe fshatrave tjera përreth kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ofruar ndihmë të jashtëzakonshme.
Numri i viktimave ka arritur në 8, ndërsa më shumë se 20 persona janë dërguar në spitalet e Shkupit. Shkaqet ndonëse nuk dihen akoma, por raportohet se autobusi i kompanisë Durmo Turs, në fshatin Llaskarcë ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur, duke lënë kështu 8 viktima dhe shumë persona të lënduar. “Momentalisht jemi duke i koordinuar aktivitete. Ekipet e policisë dhe ata të shëndetit publik kanë qenë të koordinuar, përfshi edhe zjarrfikësit, për fat të keq janë 8 viktima”, deklaroi Agim Nuhiu, zv ministër i brendshëm.
13 Shkurt 2019 / 18:56 Një numër i madh i pasagjerëve që udhëtonin me autobusin e aksidentuar janë nga Gostivari.Këtë e ka konfirmuar në profilin e tij në FB, kreu i Gostivarit Arben Taravari. Postimi i plotë i Taravarit: Dita e sotme është kthyer në një ditë të mbrapshtë për mbarë vendin…Jam i trishtuar të lajmëroj se një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Shkup-Tetovë.Unë ndodhem në Spitalin Shtetëror në Shkup ku aktualisht ndodhen 4 persona të hospitalizuar në Repartin e Urgjencës. Gjendja e tyre po trajtohet me profesionalizëm nga ekipi mjekësor dhe jam i sigurtë në dedikimin e tyre…
Ekipi i televizionit Alsat jozyrtarisht mëson për tre viktima si pasojë e aksidentit në autostradën Shkup- Tetovë, ndonëse bilansi mund të jetë edhe më i madh. Ndërkaq personat e lënduar po transportohen në Qendrën Klinike në Shkup dhe në Spitalin 8 shtatori në Shkup.
13 Shkurt 2019 / 18:09 Rreth 20 persona të aksidentuar në autostradën Shkup-Tetovë janë transportuar deri më tani në spitalin “8 shtatori” në Shkup . Patrullat policore kanë bllokuar dhe siguruar perimetrin e aksidentit. Zv. ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu si dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe janë duke shkuar në vendin e ngjarjes. Kalimtarët e rastit dhe qytetarët të cilët gjenden në vendngjarje janë mbledhur grup dhe po mundohen që të rrokullisin autobusin, për të mundësuar tërheqjen e udhëtarëve që kanë ngelur brenda autobusit të nxirren jashtë. Mjete të rënda janë sjellur në vendngjarje për të mundësuar që të…
Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), Njësia në Prishtinë, pas pranimit të informatës se një i dyshuar përmes biznesit të tij, po vë në qarkullim monedha të falsifikuara, ka filluar dhe ka zhvilluar hetimet për disa javë ndaj një të dyshuari. Sot, hetuesit policorë së bashku me inspektorë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, kanë inspektuar aktivitetin tregtar të të dyshuarit në Prishtinë, tek i cili janë gjetur dhe konfiskuar 172 monedha metalike nga dy euro ose gjithsej 344 euro dhe 236 monedha metalike nga një euro ose gjithsej 236 euro, që në total kapin shumën 580…
13 Shkurt 2019 / 17:35 Rreth orës 17:00 në kilometrin e shtatë të autostradës Shkup-Tetovë është rrokullisur një autobusë. Të gjithë udhëtarët kanë mbetur të ngujuar brenda autobusit dhe po presin intervenimin e ekipeve të shpëtimit. Deri tani tre ambulanca dhe disa ekipe policore si dhe një ekskavator privat janë angazhuar në shpëtimin e personave. Patrullat policore kanë bllokuar dhe siguruar perimetrin e aksidentit. Zv. ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu është duke shkuar në vendin e ngjarjes. Akoma nuk dihet numri i udhëtarëve si dhe nëse ka apo jo të lënduar gjatë këtij aksidenti. Sipas dëshmitarëve thuhet se shkak i…
Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditësh të pandehurit H. K. Sipas njoftimit t gjykatës, i pandehuri dyshohet se me datë 11.02.2019, në lagjen “Arbëria” në Gjilan, duke përdorur dhunë fizike dhe kërcënime ndaj të dëmtuarit Sh.A., grabit automjetin e tij dhe largohet nga vendi i ngjarjes, transmeton Telegrafi. Me këto veprime i pandehuri H. K., ka kryer veprat penale, grabitje dhe kanosje të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, pas shqyrtimit të shkresave të…

