14 Shkurt 2019 / 9:42 Emri i ri i vendit, Republika e Maqedonisë së Veriut filloi të zbatohet brenda, ndërsa ka filluar edhe procesi i informimit të bashkësisë ndërkombëtare për hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Prespës. Maqedonia dhe Greqia kanë dërguar letër të përbashkët deri te sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guteresh, me të cilën e informojnë për datën e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve të shënuara në rezolutat 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara, për ndërprerjen e validitetit të Marrëveshjes së përkohshme nga…
Author: almakos
14 Shkurt 2019 / 7:55 Sot do të mbahet ditë zie në Maqedoni për t’i nderuar 14 viktimat që humbën jetën në aksidentin tragjik i cili u zhvillua dje pasdite në autostradën Shkup-Gostivar, në afërsi të fshatit Llaskarcë. Mbrëmë është zhvilluar një mbledhje e jashtëzakonshme në Qeverinë e Maqedonisë ku është sjellë një vendim që datat 14 dhe 15 shkurt, të shpallen ditë zie në të gjithë vendin. Ndërsa sot duke filluar nga ora 12:00, do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme në Komunën e Gostivarit për rastin tragjik ku humbën jetën 14 persona nga aksidenti i autobusit në autostradën Shkup – Tetovë.…
Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev përmes profilit të tij në Facebook ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave në aksidentin e rëndë që ka ndodhur në autostradën Shkup-Tetovë, ku 13 persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur. “Dhimbja dhe pikëllimi nuk mundë të maten dhe nuk ka fjalë që mund të ngushëllojë aksidentin e rëndë që ishte fatale për shumë nga bashkëqytetarët tanë. Ngushëllime deri tek me të dashurit e tyre. Po mobilizojmë të gjitha forcat dhe kapacitetet për të ndihmuar të gjithë të tjerët që janë në rrezik për jetën në mënyrë që sa më…
Tri nga ndërhyrjet kirurgjikale kanë përfunduar nga gjithsej katër që ishin të nevojshme për personat që ndodheshin në gjendje kritike, ndërsa një ende po vazhdon kanë njoftuar nga Qendra Emergjente. Dy nga të lënduarit në aksident janë akoma në gjendje kritike, ka njoftuar njeriu i parë i kësaj qendre emergjente. Viktimat që kanë humbur jetën akoma nuk janë identifikuar dhe i janë dorëzuar mjekësisë ligjore për obduksion. Sonte Qeveria e Maqedonisë ka shpallur ditë zit për dy ditët në vazhdim. Në tragjedinë që ndodhi sonte kanë humbur jetën gjithsej 14 persona. Loading…
13 Shkurt 2019 / 23:43 Qeveria në mbledhjen e sontme të jashtëzakonshme ka sjellë vendim që 14 dhe 15 shkurti të shpallen ditë zie, për shkak të aksidentit tragjik që ndodhi sot pasdite në autostradën Shkup-Gostivar, në afërsi të fshatit Llaskarcë. Ndërkohë që raportohet se numri i viktimave është rritur dhe tani ka arritur n 14 persona.
13 Shkurt 2019 / 22:52 Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ka shprehur ngushëllimet për viktimat nga aksidenti i sotëm tragjik në aksin rrugor Shkup-Tetovë, dhe lutje për shërim të të lënduarve. “Sot është një nga ditët më të rënda të Gostivarit…Në aksidentin tragjik të pasdites së sotme ka të mbijetuar, ka të lënduar për të cilët lutemi…por…ka dhe Viktima! Zoti i lehtësoftë dheun! Zoti i dhëntë forcë familjarëve të viktimave të përballojnë këto humbje të tmerrshme! Zoti na ndihmoftë të jemi të fortë në këto momente të një dhimbjeje jashtë çdo imagjinate! Gostivari sot është në zi!”, ka…
https://www.youtube.com/watch?time_continue=1&v=KxAk8Kv0OyA
13 Shkurt 2019 / 22:16 Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbajë një mbledhje të jashtëzakonshëm sonte në ora 22:30 pas aksidentit të rëndë që ndodhi në autostradën Shkup-Tetovë, me çrast 13 persona kanë humbur jetën, ndërsa dhjetëra të tjerë kanë mbetur të lënduar. Ndërsa kryeministri, Zoran Zaev nesër në mëngjes do të vizitojë të plagosurit në spital. Loading…
13 Shkurt 2019 / 21:59 Para spitalit të qytetit “8 Shtatori”, drejtori i spitalit, Hristijan Kostov, lexoi emrat e udhëtarëve të lënduar që janë jashtë rrezikut për jetë në këtë spital. Ai tha se në këtë spital kanë ndërruar jetë gjithsej 5 persona, katër burra dhe një grua, por që ende nuk janë identifikuar. Familjet dhe të afërmit po përpiqen të gjejnë më shumë informacion rreth gjendjes së të dashurve të tyre. Një pjesë e tyre me lot në sytë e tyre kanë pritur lajmin për personat që janë jashtë rrezikut në këtë spital. Kostov tha se të katër sallat…
Gazetarja jonë Evi Shkopi gjendet para Qendrës Klinike Nënë Tereza ku janë shtruar për kurim 5 pasagjer, një nga to në gjendje kritike. Raportim i drejtpërdrejt nga Qendra Klinike (video)
Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt, ka njoftuar se ka gjetur një person të moshuar në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, për të cilin kërkon nga qytetarët të cilët mund të njohin personin në fotografitë më poshtë të lajmërojë në stacionin më të afërt policor. “Kërkojmë që nga ana e mediumeve tuaja të publikoni fotot e këtij personi të cilin sot rreth orës 18:00 policia e ka gjetur në Ferizaj në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” dhe të njëjtin e ka sjellë në stacionin policor ,ku fillimisht nga mjekët është kontrolluar dhe sipas tyre personi është në gjendje të mirë shëndetësore, por ka…
13 Shkurt 2019 / 21:31 Këto janë emrat e personave të hospitalizuar, 4 prej tyre në gjendje të rëndë, ndërsa shumica prej tyre tashmë janë në gjendje stabile. Siç njoftoi drejtori i spitalit Hristijan Kostov, ai nuk deshti të zbulojë identitetin e viktimave pasiqë identifikimi i tyre dhe autopsia po vazhdojnë. Të afërmit thanë se nuk do të largoheshin deri sa të marrin informacionet edhe për udhëtarin e fundit nga autobusi që përfundoi në humnerë. Sipas informatave të fundit nga aksidenti tragjik kanë ngelur të vdekur 13 persona, ndërsa 4 tjerë po luftojnë për jetë. Nikoll Karanfillovski Mersem Neziri Esat…

