13 Shkurt 2019 / 23:43
Qeveria në mbledhjen e sontme të jashtëzakonshme ka sjellë vendim që 14 dhe 15 shkurti të shpallen ditë zie, për shkak të aksidentit tragjik që ndodhi sot pasdite në autostradën Shkup-Gostivar, në afërsi të fshatit Llaskarcë. Ndërkohë që raportohet se numri i viktimave është rritur dhe tani ka arritur n 14 persona.


