Author: almakos

Komuna e Gostivarit ka mbajtur ceremoninë komomerative në nder të viktimave të aksidentit tragjik që u mori jetën 14 viktimave. Ndërkaq Komuna e Gostivarit ka ulur dhe flamujt në gjysmështizë. The post Komuna e Gostivarit, flamujt ne gjysmështizë appeared first on ALSAT-M.

Lexo më Shumë

14 Shkurt 2019 / 12:36 Në proces është identifikimi I viktimave të cilët kanë humbur jetën në aksidentin e mbrëmshëm në autostradën Shkup – Gostivar, për të cilët është urdhëruar që të kryhet obduksioni dhe për momentin gjenden në Institutin për Mjekësi Ligjore. Të punësuarit në mjekësinë Ligjore kanë punuar mbrëmë deri në orën 4 të mëngjesit dhe e kanë arritur të kryejnë obduksionin për shtatë viktima të aksidentit të mbrëmshëm që kanë humbur jetën. Drejtori I Mjekësisë Ligjore, Aleksandar Stankov ka deklaruar se nuk mundet të shpalos informacione shtesë, për arsye se rasti është ende nën hetim dhe se…

Lexo më Shumë

14 Shkurt 2019 / 12:29 Në lidhje me aksidentin e mbrëmshëm tragjik në autostradën Shkup-Tetovë, Ministria e Shëndetësisë informon se në ndihmë të të lënduarve janë mobilizuar të gjithë mjekët specialist dhe janë shfrytëzuar burimet nga të gjitha klinikat. “Në shërbim kemi ekipet nga spitalet “8 Shtatori”, “Qendra Urgjente”, “Klinika e Tetovës” dhe të gjitha makinat e ndihmës së shpejtë nga Shtëpia e shëndetit të Shkupit si dhe nga Spitalet private – njoftojnë nga Ministria. Nga atje plotësojnë se ekipet medicinare janë të angazhuar maksimalisht dhe po bëjnë gjithçka për të shpëtuarit të lënduarit. Shtatë nga të lënduarit të cilët…

Lexo më Shumë

14 Shkurt 2019 / 12:13 “Maqedonia është në dit zie, sot flamujt ranë në gjysmë shtizë, sot i madh e i vogël ndjen dhimbje. Sot u themi lamtumirë 14 banorëve të Gostivarit, të cilët nuk arritën të kthehen në shtëpitë e tyre”, deklaroi Artben Taravari, kryetar i Komunës së Gostivarit. Prezentë në këtë mbledhje komemorative është edhe kryeministrit i vendit Zoran Zaev, i cili edhe njëherë u shprehu ngushëllime familjarëve të viktimave nga aksidenti i djeshëm. Loading…

Lexo më Shumë

14 Shkurt 2019 / 11:52 Kuvendi i Shqipërisë ka ratifikuar me 130 vota protokollin për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Projektligji “për ratifikimin e Protokollit të Traktatit të Atlantikut Verior për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut” u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë me 130 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Gjatë seancës për ratifikimin e protokollit i pranishëm ishte edhe kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. “Fillimisht dua t’ju siguroj se këto situata nuk janë të parat. Kanë kaluar të gjitha sfidat. Qëllimi është ajo që ndodhi paraprakisht. Ju drejtohem në emrin…

Lexo më Shumë

14 Shkurt 2019 / 11:25 Edhe Ministrie e Brendshme ka konfirmuar se numri i viktimave nga aksidenti i djeshëm është 14. Ndërkohë që për shkaqet e aksidentit ekipi i SPB-së Shkup dhe Prokuri Publik janë në vendngjarje dhe po vazhdojnë hetimin. Më datë 13.02.2019 rreth orës 17:00 në autostradën Shkup-Tetovë, në afërsi të fshatit Llaskarcë, një autobus i “Durmo Turs”, me targa të Gostivarit, i drejtuar nga M.T. 49 vjeç nga Gostivari ka dalë nga rruga, është rrokullisur dhe ka ra në rrugën rajonale Shkup-Tetovë. Nga plagët e marra kanë ndërruar jetë 14 persona, derisa 40 udhëtarë të tjerë kanë…

Lexo më Shumë

14 Shkurt 2019 / 11:12 “Dje pas orës 16 u informuam për fatkeqësinë, kemi filluar menjëherë përgatitjet për mjekimin e të plagosurve, për një kohë të shkurtër, 3o minuta nga ndihma e shpejtë por edhe nga banorët e Llaskarcës kanë ardhur një pjesë e të lënduarve në gjendje të rëndë. Për fat të keq 6 prej tyre vetëm është konstatuar vdekja. Organizimi i ekipi mjekësorë ka qenë shumë i shpejt, kemi qenë në mobilizim shumë të shpejtë, habitem dhe unë që në një mënyrë kaq të shpejtë të organizohemi sepse ndonjëherë nevojiten orë të tëra. Arsyet e vdekjes për viktimat…

Lexo më Shumë

14 Shkurt 2019 / 11:01 Vozitësi i autobusit gjatë aksidentit të djeshëm ku mbetën të vdekur 14 persona dhe shumë të tjerë të lënduar gajtë aksidentit ka marrë lëndime të lehta dhe pas kontrolleve është lëshuar për kurim shtëpiak. Kështu njoftoi ministri i shëndetësisë Venko Filipçe. “Vozitësi ka lëndime të lehtë dhe është lëshuar për kurim shtëpiak. Më tej shërbimet e MPB-së do të merren me te për procedurat e mëtejme. Shërbimet e MPB-së erdhën se pse kishim 6 viktima, kishim probleme me identifikimin e kufomave, pastaj u tërhoqën nga spitali nga shërbimet e MPB-së për procedurat e mëtejme”, deklaroi…

Lexo më Shumë

Një person i cili punon si taksi ka raportuar se gjersa ishte duke i transportuar dy pasagjerë të panjohur, e kanë kërcënuar dhe ia kanë grabitur 50 euro, një telefon celular dhe dokumentet personale. Pasagjerët kanë ikur në drejtim të panjohur, ndërsa ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 20:25 në fshatin Gjurgjevik i madh, në Klinë. “Viktima i cili punon si taksi ka raportuar se gjersa ishte duke i transportuar dy pasagjerë të dyshuar të panjohur, të njëjtit duke e kërcënuar ia kanë grabitur 50 euro, një telefon celular dhe dokumentet personale dhe kanë ikur në drejtim të panjohur”,…

Lexo më Shumë

14 Shkurt 2019 / 10:31 Ka nisur me 1 minutë heshtje punimet Kuvendi i Shqipërisë në nder të viktimave nga aksidenti tragjik në në autostradën Shkup-Tetovë. Të gjithë jemi njohur me një ngjarje tragjike të një aksidenti në Gostivar, ku kanë humbur jetën 15 qytetarë të Maqedonisë. Për të nderuar dhimbjen dhe për tu gjetur familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre ftoj kuvendin të mbajë 1 minutë heshtje- tha Ruçi. I pranishëm në këtë seancë ishte edhe kryetari i Kuvendit tonë, Talat Xhaferi me rastin e ratifikimit të protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Loading…

Lexo më Shumë

14 Shkurt 2019 / 10:12 Mbi 1.5 ton drogë u kapën mbrëmë në doganën e Kapshticës në kufi me Greqinë, në dy kamionë. Burimet bëjnë të ditur se lënda narkotike ishte e ndarë në 103 thasë me krunde, ndërsa përmes Greqisë, destinacioni final ishte Turqia. Gjatë gjithë kohës policia ka qenë në ndjekje të dy kamionëve. Ende nuk është bërë peshimi i lëndës narkotike, por burimet bëjnë të ditur se në kamionin e parë ishin fshehur 1 ton e 150 kg, ndërsa në kamionin e dytë rreth gjysmë ton drogë. Ndërsa vetëm dje kryeministri i Shqipërisë dhe ministri i Brendshëm…

Lexo më Shumë

14 Shkurt 2019 / 9:48 Tragjedia që ndodhi dje ku nga përmbysjes e një autobusi në autostradën Shkup-Tetovë si pasojë e së cilës humbën jetën 14 persona dhe mbi 30 mbetën të lënduar, ka tronditur tërë vendit. Dhe për këtë arsye disa pronarë lokalesh që kishin paralajmëruar organizime me muzike live me rastin e 14 shkurtit “Ditës së të dashuruarve” i kanë anuluar organizimet dhe shprehin ngushëllimet e tyre familjarëve të viktimave. “Restaurant ….. ju njofton se mbrëmjen muzikore për 14 shkurtin e anulojm për shkak të tragjedis së madhe. . Lutje të pafundme për të gjithë ! “Ngushëllime familjeve…

Lexo më Shumë