Aksidenti në autostradën Shkup-Tetovë, rreth 20 persona janë transportuar në spitalin “8 shtatori” në Shkup

Rreth  20 persona të aksidentuar në autostradën Shkup-Tetovë  janë transportuar deri më tani në spitalin “8 shtatori” në Shkup . Patrullat policore kanë bllokuar dhe siguruar perimetrin e aksidentit. Zv. ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu  si dhe ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe janë duke shkuar në vendin e ngjarjes.

Kalimtarët e rastit dhe qytetarët të cilët gjenden në vendngjarje janë mbledhur grup dhe po mundohen që të rrokullisin autobusin, për të mundësuar tërheqjen e udhëtarëve që kanë ngelur brenda autobusit të nxirren jashtë.

Mjete të rënda janë sjellur në vendngjarje për të mundësuar që të lëvizin autobusin, kujtojmë që autobusi është rrokullisur në kilometrin e shtatë të autostradës Shkup-Tetovë pas pikë pagesës së parë.

Ekipet e ndihmës së shpejtë janë mbledhur në vendngjarje nga ku po ndihmohen nga kalimtarët e rastit dhe banorët për rreth, për të nxjerrë nga autobusi udhëtarët të cilët kanë ngelur brenda, dyshohet edhe për të vdekur.

Sipas dëshmitarëve thuhet se shkak i aksidentit ishte plasja e gomës  me çrast autobusi ka përfunduar në korsinë e kundërt të autostradës . Megjithatë për informata më të hollësishme do t’ju njohim në vazhdim si dhe në edicionin e lajmeve të orës 19:oo.

Aksident i rëndë në autostradën Shkup -Tetovë

Publiée par Alsat sur Mercredi 13 février 2019

Loading…

TAGS