13 Shkurt 2019 / 13:08
“Raporti i ri flet se kemi tendencë për rritje të varfërisë së fëmijëve e cila për herë të parë u paraqit në vitin 2013 dhe është një ndër tre problemet e para dhe më të theksuara me të cilat përballen fëmijët në Maqedoni. Është me të vërtet brengosësh fakti se në 6 vitet e fundit varfëria e fëmijëve është në mesin e tre problemeve më të theksuara. Varfëria e fëmijëve direkt prek zhvillimin psiko-fizik të fëmijës. Është shumë me rëndësi që shteti seriozisht të merret me zgjidhjen e varfërisë së fëmijëve, të ndaj buxhet edhe për këtë kategori, të ketë benefite për këtë kategori të rëndë të familjeve”, deklaroi Dragi Zmijanac, Megjashi.
Loading…


