Në aksidentin e rëndë të komunikacionit, që ndodhi mesditën e sotme në fshatin Zhur të Prizrenit kanë mbetur të vdekur tre persona të vdekur, të cilët dyshohet të jenë anëtarë të një familjeje. Burime të sigurta brenda organeve të hetuesisë kanë thënë se bëhet fjalë për tri viktima meshkuj, të cilët kanë lidhje familjare, konkretisht: babai me dy djemtë e tij, që janë gjithashtu nga fshati Zhur. Mësohet se djemtë janë të moshës së re, njëri 24 vjeç e tjetri 22. Dyshohet se aksidentin e ka shkaktuar vetura e viktimave, shkruan Gazeta Express. Lexo po ashtu: Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore…
Author: almakos
23 Shkurt 2019 / 13:59 Reshjet e fundit të borës kanë vështirësuar kalimin e makinave në dy fshatrat e malësisë së thellë të Sharrit. Fjala është për rrugën që lidh fshatin Vicë dhe fshatin Sellcë, nga ku banorët apelojnë që komuna të lëshojë më tepër makineri për pastrimin e rrugës.Sipas banorëve të Vicës, rruga në këto dy vendbanime është e kalueshme por me shumë vështirësi, shkaku i trashësisë së borës që ka arritur deri në 30 centimetra dhe që vazhdon edhe të tej të resh.Fshatrat në pjesën më të poshtme të malësisë së Sharrit, siç janë Shipkovicë, Brodec, Gajre dhe…
23 Shkurt 2019 / 13:34 Për shkak të ndërhyrjeve ndërtimore në disa lokacione në Qytetin e Shkupit, nga nesër komunikacioni do të zhvillohet në pajtim me regjimin e përkohshëm të ndryshuar të komunikacionit, kumtuan nga Qyteti. Kështu në bulevardin “Boris Trajkovski”, afër hyrjes në ish-fabrikën e xhamave, si dhe në rrugën rajonale “Magjistralja e Adriatikut”, afër mbikalimit drejt Vizbegut, ekipet e ndërmarrjes publike “Rrugë dhe rrugica” do të vendosin semaforë portal për shenja me përmbajtje të ndryshueshme. Punët ndërtimore do të kryhen në periudhën kohore prej 7:30 deri në 12:30, ndërsa komunikacioni do të zhvillohet me ndërprerje të shkurta. Nga…
Tre persona kanë humbur jetën në një aksident komunikacioni, i cili ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në rrugën Prizren- Zhur. Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi. Sipas tij, në këtë aksident janë përfshirë një automjet i udhëtarëve si dhe një kamion për pastrimin e rrugëve. “Jam në vendin e ngjarjes, për momentin fatkeqësisht kanë ndërruar jetë tre persona. Për detaje tjera do ju informojmë”, ka thënë Gashi. Në vendin e ngjarjes ka dalë policia e cila po heton shkaqet e këtij aksidenti tragjik. /Telegrafi/
23 Shkurt 2019 / 13:17 Një grua 72-vjeçare ndërroi jetë në spital pas u godit nga një automjet në kryeqytet. Siç njoftojnë nga policia gruaja me inicialet T.S është goditur nga një automjet ndërsa shoferi ende nuk dihet pasi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Aksidenti ka ndodhur te udhëkryqi nga rrugët “Jeta e re” dhe “Klisurska”, ndërsa pas goditjes e moshuara është dërguar në spitalin “8 shtatori”, ku pas disa orëve të konstatuar vdekja. Është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi të ndjerës është dhënë te Instituti i mjekësisë ligjore për…
Një person është arrestuar pasi që i njëjti përderisa ishte duke lëvizur me kamionin me targa lokale, ka goditur një këmbësor. Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 17:58 në fshatin Lluzhan, Podujevë. Siç thuhet në raport, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Ndërkaq, me urdhër te prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/
Dy persona janë arrestuar në Fushë Kosovë pasi janë përleshur fizikisht mes veti. Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 18:45 në rrugën “Nëna Terezë”, në Fushë Kosovë. Ndërkaq, me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje. /Telegrafi/
Policia ka arrestuar dy presona në Podujevë për shkak të keqpërdorimit seksual të personave nën moshën 16-vjeç. Në Podujevë, pasditen e djeshme njësitet relevante kanë arrestuar dy të dyshuar meshkuj pasi të njëjtit kishin keqpërdorur seksualisht dy viktima femra të cilat ishin të mitura. Sipas policisë, edhe njëri nga të arrestuarit është i mitur. Me urdhër të prokurorit viktimat janë dërguar në ekzaminim mjekësor, kurse dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Telegrafi/
23 Shkurt 2019 / 11:00 Qarkullimi në rrugët e vendit po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të lagështa dhe në vendet malore në dëborë. Reshjet e borës ka pothuajse në të gjithë vendin, në disa qafa malore është vendosur ndalim-qarkullimi i automjeteve të peshave të rënda. Nga “Rrugët e Maqedonisë” informojnë se sot në mëngjes, për shkak të reshjeve intensive të borës dhe erës së përforcuar vendoset ndalesë për automjete të rënda ngarkuese në drejtimin rrugor aksi-Mavrovë-Dibër, Manastir-Resnjë përmes vendkalimit malor Gjavatë, Gostivar-Kërçovë përmes vendkalimit malor Strazhë dhe drejtimin rrugor Pallankë-vendkalimi kufitar Deve Bair. Loading…
23 Shkurt 2019 / 9:44 Komisioni për Çështjen e Mandateve dhe Imunitetit do të vendos sot heqjen e imunitetit të deputetit të VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanovski. Kjo nuk ndodhi dje për shkak se në seancë u paraqit një numër i madh i deputetëve të opozitës për të diskutuar. Pushteti dhe opozita zhvilluan debat të ashpër. Deputeti Veljanovski, deklaroi se nuk ndjehet fajtor për akuzat e ngarkuara, respketivisht organizator i ngjarjeve terroriste të 27 prillit. Ai shtoi se ndryshe e ka menduar largimin pas tre mandateve si kryetar i Kuvendit. Por deputeti i shumicës, Goran Misovski, tha se përgjegjësi për ngjarjet e…
22 Shkurt 2019 / 22:42 Në emisionin “360 Gradë” në televizionin Alsat, kryetarja e Komisionit anti- korrupsion, Biljana Ivanovska në prag të zgjedhjeve presidenciale, por edhe atyre lokale në tre komuna gjegjësisht në Ohër, Novo Sellë dhe Dibër thekson se Komisioni nuk ka kapacitet e nevojshme për ti ndjekur keqpërdorimet e mundshme. [embedded content] “Realisht ndonjë kapacitet të madh në sekretariat, nuk ka. Por, nuk jemi vetëm, këtu janë mediat, organizatat civile, organet tjera kompetente, biseduam me KSHZ-në, Enti shtetëror i revizionit, me këto tre institucione do të nënshkruajmë memorandum bashkëpunimi, ashtu që mendoj se të gjithë së bashku do…
22 Shkurt 2019 / 22:30 Gjatë edicionit të sotëm të emisionin “360 Gradë” në televizionin Alsat, kryetarja e Komisionit anti- korrupsion, Biljana Ivanovska thekson se Komisioni i ri anti-korrupsion fillimisht do të hetoj rastet e reja në lidhje me punësimet e familjarëve të funksionarëve, gjegjësisht prej vitit 2015 e këtej, por duke mos anashkaluar edhe rastet para kësaj periudhe. [embedded content] “Ne përmendëm se do t’i shqyrtojmë rastet të paktën prej vitit 2015-të e këtej, por kjo nuk do të thotë që ekzemplari nuk do të zgjerohet edhe për rastet para vitit 2015-të. Është e sigurt se do shqyrtojmë prej…

