22 Shkurt 2019 / 22:42
Në emisionin “360 Gradë” në televizionin Alsat, kryetarja e Komisionit anti- korrupsion, Biljana Ivanovska në prag të zgjedhjeve presidenciale, por edhe atyre lokale në tre komuna gjegjësisht në Ohër, Novo Sellë dhe Dibër thekson se Komisioni nuk ka kapacitet e nevojshme për ti ndjekur keqpërdorimet e mundshme.
“Realisht ndonjë kapacitet të madh në sekretariat, nuk ka. Por, nuk jemi vetëm, këtu janë mediat, organizatat civile, organet tjera kompetente, biseduam me KSHZ-në, Enti shtetëror i revizionit, me këto tre institucione do të nënshkruajmë memorandum bashkëpunimi, ashtu që mendoj se të gjithë së bashku do të arrijmë të dalim në fund me fushatën zgjedhore. Posaçërisht interesi ynë do të jetë, monitorimi i përdorimit të mjeteve buxhetore, të mos ketë keqpërdorime të automjeteve zyrtare, të mjeteve buxhetore që do të përdoren për fushatat, por edhe për resurset njerëzore”, pohon Ivanovska.
ALSAT
Loading…


