Mijëra vetë u mblodhën sërish sot në protestën e 29 radhazi kundër kryeministrit Rama.
Në fillim të protestës para marshimit ngha sheshi Skënderbej drejt Kryeministrisë, foli për News24, Ilir Xhemalaj një nga organizatorët e protestës.
Ai u shpreh se mënyra si Rama po merret me protestuesit tregon një mendësi komuniste.
Xhemalaj: Protesta ditën e sotme do vijojë si normalisht. Do kemi folësa të ndryshëm nga populli dhe pasandaj do vijojmë me marshimin. Në ditët në vazhdim do vijojmë protestën deri në dorëheqjen e qeverisë Rama dhe kastës politike prej 80 vjetësh.
Shkresa ishte 5 pika që kemi artikuluar. Dhe ne thjeshte ja adresuam ambasadave në gjuhën e tyre. Kemi kontakte me ndërkombëtarë. Jemi të interesuar që zërin ta çojmë më lart. në Selitë diplomatike duhet ta dëgjojnë zërin e popullit shqiptar dhe të shprehen. Di vijojnë nesër eurodeputetë dhe do artikulojnë fjalë.
Mendoj se forca jonë është ai shesh. Nëse lëshojmë sheshin humbasin forcën. Protesta është e popullit shqiptar dhe është paqësore dhe nuk duhet të përshkallëzojë në dhunë, Kjo protestë ka bërë që të uli kryeministrin. Nuk kemi ushtruar dhunë për asnjë moment. Kjo nuk do përshkallëzojë në dhunë dhe do kërkojë paqësisht dorëheqjen e kryeministrit.
Ka mendësi komuniste që të bëjnë biografinë deri në brezin e shtatë. Tipar i liderit diktatorial. nuk duhet të merret me protestuesit, ata janë të qetë. lejojmë këdo që të flasë dhe të artikulojë mendimet e tija.


