Reshjet e borës kanë bllokuar fshatrat e Malësisë së Sharrit

Reshjet e fundit të borës kanë vështirësuar kalimin e makinave në dy fshatrat e malësisë së thellë të Sharrit. Fjala është për rrugën që lidh fshatin Vicë dhe fshatin Sellcë, nga ku banorët apelojnë që komuna të lëshojë më tepër makineri për pastrimin e rrugës.
Sipas banorëve të Vicës, rruga në këto dy vendbanime është e kalueshme por me shumë vështirësi, shkaku i trashësisë së borës që ka arritur deri në 30 centimetra dhe që vazhdon edhe të tej të resh.
Fshatrat në pjesën më të poshtme të malësisë së Sharrit, siç janë Shipkovicë, Brodec, Gajre dhe Lisec, janë të kalueshme por me pajisje dimri siç janë gomat adekuate dhe zinxhirët, por banorët shprehen se, komuna duhet të intervenojë urgjentisht me kripë dhe rërë sepse reshjet e vazhdueshme të borës, brenda natës, mund të bëjnë edhe këta rrugë të pakalueshme.

Loading…

TAGS