22 Shkurt 2019 / 14:32 Nuk kanë vazhduar takimet e partive politike për gjetjen e kandidatit të përbashkët për zgjedhjet presidenciale. Kryeministri Zoran Zaev nuk ka realizuar as sot takim me kreun e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, pasi ky i fundit anuloi takimin e disa ditëve më parë, për shkak të revoltës pas marrjes së kompetencave të arsimit kreut të Komunës së Gostivarit. Por nga LSDM-ja thonë se përpjekjet do të vazhdojnë. Bisedimet vazhdojnë. E dini që të autorizuar nga LSDM-ja janë kryetari i partisë Zoran Zaev, sekretari gjeneral Aleksandër Kiracovski, sekretari organizativ Mile Zeqeviq. Kësilloj trupa ka edhe…
Author: almakos
Policia e Kosovës për rajonin e Gjakovës ka bërë të ditur se ka arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e një numri të madh të vjedhjeve. Personat e arrestuar janë: E.D 1984,shtetas i Serbisë dhe Sh.K 1985 shtetas i Kosovës. Të njëjtit janë arrestuar mbi bazën e dyshimit që në mënyrë sistematike që nga viti 2018 e deri më tani kanë kryer disa vepra penale kundër pasurisë si ‘vjedhje’ dhe ‘vjedhje të rënda’. Cak i tyre kanë qenë kryesisht shtëpitë dhe objektet tjera përcjellëse, duke vjedhur kështu pasuri të ndryshme të luajtshme. Deri më tani janë zbuluar 36 vepra…
22 Shkurt 2019 / 13:44 Një delegacion nga Bashkësia Lokale e fshatit Llaskërcë në krye me kryetarin e bashkësisë lokale Samet Misini, qëndruan sot në komunën e Gostivarit, për t’i shprehur ngushëllime kryetarit Arben Taravari dhe qytetarëve të Gostivarit për viktimat e tragjedisë së 13 shkurtit.Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari në shenjë respekti dhe falënderimi, kryetarit të Bashkësisë Lokale të Llaskërcës Samet Misini i ndau mirënjohje, ndërsa kërkoi nga banorët, që të propozojnë ndonjë projekt infrastrukturor të këtij fshati, i cili do ishte financuar nga komuna e Gostivarit në shenjë mirënjohje për atë që bënë për ta aksidentuarit.…
22 Shkurt 2019 / 13:07 Para pak çastesh në fshatin Reçicë të Tetovës është rrëzuar një shtyllë elektrike e cila ka përfunduar në mes të rrugës regjionale Tetovë-Gostivar.Sipas banorëve shtylla e betonit ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka njerëz të lënduar. Komunikacioni në këtë vend lëviz në një kahje, ndërsa pritet çdo moment të arrijnë ekipet e EVN-së për ta larguar shtyllën nga rruga dhe për të mundësuar që komunikacioni të vazhdoj normalisht. Loading…
22 Shkurt 2019 / 12:46 Drejtori i burgut të Shutkës, Gjoko Kotevski, ka deklaruar se e pranon kërkesën e kryeministrit për të dhënë dorëheqje nga funksioni që ai mbulon. Kërkesa e kryeministrit do të realizohet. Shpresoj se do të ketë hapësirë ta përfundoj hetimin dhe sa të tregohen të gjitha lëshimet të cilat tashmë i kemi parë dhe më pas do të realizohet kërkesa e kryeministrit”, deklaroi Kotevski. Kryeministri Zoran Zaev sot ka kërkuar dorëheqjen e drejtorit të burgut hetues të Shutkës, Gjoko Kotevski për shkak se nuk ka kryer si duhet punën e tij dhe ka lejuar incidente të…
22 Shkurt 2019 / 12:22 Ministria e Shëndetësisë kumtoi se me Drejtorinë për Shëndet Elektronik vendosin risi në sistemin nacional Termini Im, me qëllim të përmirësimit të evidentimit shëndetësor dhe thjeshtësimit të punës së punonjësve shëndetësor, por para se gjithash për shkak të optimizimit të procesit të udhëzimit të pacientëve dhe marrjes më të shpejtë të shërbimit i cili u nevojitet. Risia më e rëndësishme, që vendoset janë dy udhëzime të reja, prej të cilave lloji i parë është “Urgjent 24” i cili do të jepet përderisa mjeku i cili e bën kontrollin konfirmon se pacienti për shkak të gjendjes…
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, kundër të pandehurit E.D., me dyshimin se i njëjti, në mënyrë të vazhdueshme, edhe atë 7 herë ka kryer veprën penale “vjedhje”. I pandehuri dyshohet se ka kryer shtatë vjedhje, në data dhe lokacione të ndryshme, dhe sipas deklaratave të dëmtuarve, dëmi material arrin vlerën 1.120 euro, dhe gjërat që i njëjti dyshohet që ka vjedhur janë 5 biçikleta, një Laptop dhe dy parë atlete. Gjyqtari i procedurës paraprake i Gjykatës Themelore në Gjakovë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, dhe i…
22 Shkurt 2019 / 11:44 Delegacioni i BE-së dënon ashpër incidentin që ka ndodhur dje në burgun në Shuto Orizarë dhe kërkon të kryhet hetim, ndërsa përgjegjësit për të t’i bartin pasojat. “Delegacioni i BE-së ashpër e dënon cilëndo formë të dhunës dhe shpreh shqetësim për incidentin që ka ndodhur në burgun në Shutkë. Presim hetim për këtë incident si dhe të bartin përgjegjësi për pasojat”, thuhet në deklaratën me shkrim të Delegacionit të BE-së lidhur me incidentin në burgun e Shutkës. Sa u përket procedurave gjyqësore lidhur me incidentin e 27 prillit, nga Delegacioni thonë se nuk do ta…
22 Shkurt 2019 / 11:10 Ka filluar seanca e Komisionit për çështje të Mandatit dhe Imuniteteve, në të cilën diskutohet heqja e imunitetit të deputetit të VMRO-së, Trajko Veljanovski. Në seancë është i pranishëm edhe vetë deputeti Trajko Veljanovski i cili e ka marrë fjalën i pari. Loading…
22 Shkurt 2019 / 10:46 Ushtarët e ARM-së dhe shërbimeve civile të Ministrisë së Mbrojtjes të Maqedonisë së Veriut do të mund të shfrytëzojnë poligonet ushtarake në Bullgari. Siç shkruajnë mediumet bullgare, marrëveshjen për bashkëpunim e kanë nënshkruar zëvendësministri i Mbrojtjes Anatolij Veliçkov dhe sekretari shtetëror i Ministrisë së Mbrojtjes të Maqedonisë së Veriut, Dragan Nikoliq. Në takim Veliçkov dhe Nikoliq kanë biseduar për çështjet në lidhje më bashkëpunimin ushtarako-teknik dhe shqyrtimin e strategjisë së mbrojtjes në Maqedoninë e Veriut. Bashkëbiseduesit e kanë shikuar mundësin për formimin e komisionit bilateral për hulumtim të përmendoreve ushtarake dhe varrezave në territorin e…
22 Shkurt 2019 / 10:24 Ministrja e Drejtësisë, Renat Deskoska, e ftuar mbrëmë në emisionin “Clik Plus”, deklaroi se me dy ndryshimet e ligjeve që po përgatiten nga Ministria e Drejtësisë, parashikohet që Prokuroria Speciale Publike të inkorporohet dhe të bëhet definitivisht pjesë e Prokurorisë Themelore Publike “Për momentin është përpunuar tekst në Ministrinë e Drejtësisë, i cili i sublimon zgjidhjet e mira ligjore prej njërit dhe tjetrit ligj dhe në dispozitat e tij përmbajnë dispozita të cilat e bëjnë PSP-në si organ i përhershëm i sistemit të Prokurorisë Publike me kufij të caktuar të autonomisë së saj pasi që…
22 Shkurt 2019 / 10:10 Gjatë javës së kaluar (prej 11 deri më 17 shkurt), janë regjistruar 2.943 të sëmurë nga gripi, që paraqet rritje për 31 për qind krahasuar me një javë më parë, thuhet në raportin e Institutit për Shëndet Publik. Megjithatë numri i personave të paraqitur këtë javë është më i vogël për 21,1 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të sezonit të kaluar. Në sezonin 2018/2019 numri i tërësishëm i të sëmurëve nga gripi arrin 9.314. Sipas të dhënave të Drejtorisë për Shëndet Elektronik, janë vaksinuar 19.992 persona me vaksina falas kundër gripit sezonal. Loading…

