Policia e Kosovës ka bërë ditur se ka arrestuar tre shtetas të Shqipërisë pasi janë kapur duke vjedhur drunj në Grykë të Deçanit. Rasti ka ndodhur të enjten në ora 00:38. Masa drunore është konfiskuar, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/
Author: almakos
Policia e Kosovës bëri të ditur se ka arrestuar një person pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 22:00 në Prizren. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur në shtëpinë e viktimës. Rasti ka ndodhur në rrugën “Sadulla Brestovci” në Gjilan, të enjten në 04:30. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/ Foto: Ilustrim
22 Shkurt 2019 / 8:29 Dy ish-ministrat, Mile Janakievski dhe Spiro Ristoski të cilëve iu shqiptua masa 30 ditore e paraburgimit, kanë qenë pjesëmarrës të një zënke në burgun hetues të Shutkës. Sipas drejtorisë së burgut, incidentet janë provokuar nga ish-ministrat gjatë kohës së shëtitjes së zakonshme. Megjithatë, drejtori i burgut të Shtukës thotë se policia e burgut ka marrë masat e nevojshme dhe se ka ndërprerë përleshjet në kohë. Ai thotë se Shutka mbetet vend i sigurt për personat që po qëndrojnë aty. Rreth orës 13, gjatë kohës së shëtitjes, ka ndodhur incident mes dy personave, i inicuar nga…
22 Shkurt 2019 / 8:14 Kërkesa për miratimin e paraburgimit të deputetit Trajko Veljanovski, e parashtruar nga Sektori për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Penale sot do të shqyrtohet nga Komisioni kuvendor për Çështjet e Rregullores së Mandateve dhe Imuniteteve. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi dje e dorëzon kërkesën deri te Komisioni për Çështje të Rregullores të Mandatit dhe Imunitetit me të cilin kryeson deputeti; Pavle Bogoevski. Për shkak të thirrjes të nenit të gabuar të ligjit, kryetari i Kuvendit Xhaferi sot e ktheu deri te Gjykata Penale kërkesën për heqjen e imunitetit të deputetit të ish kryetarit Trajko…
21 Shkurt 2019 / 21:53 Zëdhënësi i LSDM-së Kosta Kostadinov, në debatin e sotëm në “Rruga drejt” duke folur për arrestimet e fundit të funksionarëve të VMRO-DPMNE-së, tha se LSDM-ja asnjëherë nuk është përzierë në vendimet e gjyqësorit dhe nuk ka për t’u përzierë ndonjëherë sa të jetë në pushtet. Biles, ai theksoi se parimi i LSDM-së është që as mos të komentojë vendimet që dalin nga gjyqësori i pavarur ose nga prokuroria. Ai dënoi daljen publike të kryetarit të opozitës në lidhje me këto çështje. Me përgjegjësi të plotë vërtetoj se LSDM-ja nuk përzihej dhe as që ka ndër mend…
Ekipet e zjarrfikësve kanë njoftuar se nuk është zjarr serioz dhe se ekipet kanë ndal në vendin e ngjarjes dhe janë duke e shuar zjarrin, transmeton kp “Ekipet janë në vendin e ngjarjes, nuk ka rrezik. Edhe pse flaket janë të mëdha, bëhet fjalë për një zjarr fushor”, kanë thënë shkurt nga zyra e zjarrfikësve të Prishtinës.
21 Shkurt 2019 / 21:16 Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së i ftuar sot në emisionin “Rruga drejt” në Alsat tha se arrestimet e fundit që po u bëhen ish-funksionarëve të VMRO-DPMNE-së ditëve të fundit janë arrestime politike me qëllim që partia në pushtet të mbulojë skandalet dhe idiotësitë që kanë bërë kohët e fundit, gjithashtu duke i përdorur edhe për zgjedhjet presidenciale që po afrohen. Së pari kur flasim për rastin konkret, duhet të kemi parasysh se dje në deklaratë gjykatësja Kacarska deklaroi se fjalimet janë gati, pra në njëfarë mënyre ajo i ka dënuar të gjithë ata njerëz…
Në fshatin Gjurgjevik i vogël të Klinës, pas një pune operativo-hetimore, Policia ka arritur të sekuestrojë një arsenal armësh. Kjo është bërë e ditur nëpërmjet një komunikate për media, ku thuhet se aksioni është ndërmarrë në mëngjesin e sotëm. “Në koordinim me prokurorin e shtetit dhe gjyqtarin e procedurës paraprake nga Gjykata themelore Pejë – dega Klinë, është siguruar urdhëresa për bastisje të shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse të tij. Bastisja ka filluar sot me datë 21.02.2019 ora 08:20 dhe gjatë bastisje janë gjetur dhe konfiskuar”, thuhet në njoftimin e Policisë. Komunikata e plotë e Policisë: Një (1)AK-47 (prodhim kinez 1966)…
21 Shkurt 2019 / 19:46 Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, komentoi zhvillimet më të fundit në kampin opozitar dhe dorëzimin e mandateve nga deputetët e opozitës. Ai tha se ky është një akt i paprecedentë dhe që opozita po jep një goditje që mund të rezultojë fatale për hapjen e negociatave në qershor. Rama tha se opozita ka frikë nga drejtësia e re dhe e ka të sigurt që do të humbë zgjedhjet lokale. Rama tha se është i gatshëm për dialog, por mandati qeverisës nuk ndërpritet dhe se nuk ka zgjedhje të parakohshme parlamentare. Loading…
21 Shkurt 2019 / 19:26 Ndërkaq deputeti i Aleancës për Shqiptarët Syrija Rashidi shpreh dyshimet e tija për pasqyrim real të rastit nga organet e drejtësisë. Aleanca për Shqiptarët kërkon që të bëhet hetim paralel nga një Institucion i pavarur dhe të formohet komision anketues në Parlament për aksidentin tragjik në Llaskarcë. Aleanca dyshon për lidhje mes pronarit të Durmo Tours dhe BDI-së. [embedded content] Loading…
21 Shkurt 2019 / 18:58 Aleksandër Vasilevski-Ninxha, i dyshuari për koordinimin ndërmjet organizatorëve dhe protestuesve në fjalën e tij përmbyllëse tha se ka bashkëpunuar me Prokurorinë për tu zbardhur ky rast. Ninxha tha se natën e përgjakshme në shtabin komandues operativ, në selinë e VMRO DPMNE-së pritej të vinte edhe ish shefi i DSK-së Sasho Mijallkov. Ndërkohë, pohoi se ishin në kontakt me drejtorin e agjentët e DSK-së, shërbimet sekrete ushtarake e madje edhe me ata të Drejtorisë së 5-të të MPB-së. [embedded content] Në katin e 8-të të selisë së VMRO-së takova Mitko Çavkovin, Kirill Bozhinovskin, Biljana Brishkovskan, Spire…

