22 Shkurt 2019 / 21:31 Këshilli Penal i Repartit për Krim të Organizuar dhe Korrupsion pranë Gjykatës Themelore Shkupi 1 – Shkup sot solli vendim me të cilin masa e paraburgimit për ish ministrin e Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski ndryshon në masën e arrestit shtëpiak, përderisa ish ministri i Punës dhe Politikës Sociale Spiro Ristovski mbetet në paraburgim në burgun “Shutka”. Duke vepruar sipas ankesave të mbrojtjes së M.J. dhe S.R. të deklaruara kundër vendimeve të gjykatësit në procedurën paraprake për pranimin e propozimit të Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit me të cilat…
Author: almakos
22 Shkurt 2019 / 19:18 Në afërsi të vendit ku javën e shkuar u ndez një pjesë e kallamit mes Strugës dhe fshatit Kalishtë, për çka informoi televizioni Alsat, zhvillohen punime ndërtimore. Për momentin vendoset betoni, tamponi dhe gardhi mbrojtës. Për momentin, nuk dihet nëse punimet që zhvillohen janë ligjore apo jo. Alsat tentoi të marrë qëndrim nga personat kompetent në komunën e Strugës, por deri më tani asnjë përgjigje. [embedded content] Nga OJQ “Njësiti i skautëve” druajnë se pas rasteve me ndezjen e kallamit fshihen interesa ekonomike dhe ndërtimore. Me ardhjen e sezonit veror, kemi raste të shumtë ku…
22 Shkurt 2019 / 19:05 Komisioni për Çështjen të Mandateve dhe Imunitetit do të vendos nesër për heqjen e imunitetit të deputetit të VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanovski. Kjo për shkak në seancë u paraqit numër i madh i deputetëve të opozitës për të diskutuar. Pushteti dhe opozita zhvilluan debat të ashpër. Deputeti Veljanovski, deklaroi se nuk ndjehet fajtor për akuzat e ngarkuara, respketivisht organizator i ngjarjeve terroriste të 27 prillit. Ai shtoi se ndryshe e ka menduar largimin pas tre mandateve si kryetar i Kuvendit. Por deputeti i shumicës, Goran Misovski, tha se përgjegjësi për ngjarjet e 27 prillit, patjetër duhet…
22 Shkurt 2019 / 18:40 Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, me ftesë të zëvendëskryetares së Qeverisë dhe ministre e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, të hënën do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Bullgarisë. Është paraparë që Dimitrovi të pritet nga presidenti i Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev. Vizita vijon vetëm disa ditë pas ratifikimit të Protokollit për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Loading…
22 Shkurt 2019 / 18:23 Pavarësisht reagimeve në opinion funksionarët vijojnë t’i punësojnë të afërmit e tyre nëpër institucione e ndërmarrje publike. Së fundmi mësohet se kreu i Komunës së Strugës Ramiz Merko ka punësuar vajzën e tij në ndërmarrjen publike “Sistemi i Kolektorit”. Vajza e Merkos, Nazmije Merko Zabzun do të jetë pjesë e Këshillit Drejtues të Ndërmarrjes. ALSAT Loading…
22 Shkurt 2019 / 17:51 Ish-kryetarit të Kuvendit nga radhët e VMRO-së, Trajko Veljanoveki, nuk do i ulet sot imuniteti, për shkak se në Komisionin për Çështje të Mandatit dhe Imuniteteve janë paraqitur më shumë deputet të opozitës për të diskutuar. Kryetari i Komisionit Pavle Bogoevski, deklaroi sr do të punojnë deri në ora 18:30, ndërsa seancën do e vazhdojnë nesër në drekë. Për shkak të numrit të madh të deputetëve të VMRO-së, të cilët janë paraqitur për diskutim, deputetët e pushtetit janë hequr nga replikat dhe kundër-replikat. Mefail Ismaili Loading…
22 Shkurt 2019 / 17:13 Është ngritur kallëzime penale kundrejt 46-vjeçarit nga Shtipi. Personi në fjalë ka transferuar në mënyrë të jashtëligjshme një milion denarë, nga llogaria bankare e punëdhënësit të tij tek gjashtë persona, të cilët janë familjarë të tij. “Sektori i Punëve të Brendshme në Shtip ka ngritur kallëzim penale kundër personit K.K. (46) nga Shtipi. I dyshuari në periudhën prej 01.11.2016 deri 10.17.2018, si punëtor administrativ tek një përmbarues, ka transferuar 1.425.956 denarë në llogaritë bankare të gjashtë personave të cilët janë familjarë të të dyshuarit”- thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Loading…
22 Shkurt 2019 / 16:00 65 raste të reja të të prekurve me fruth janë regjistruar gjatë javës së kaluar, tregon raporti javor i Institutit të Shëndetit Publik. 54 prej rasteve janë regjistruar në Shkup, ndërkaq 8 raste janë nga Tetova, 4 nga Gostivari dhe 1 nga Kumanova. 148 raste janë të moshës deri 4 vjeçare ndërkaq 91 persona të moshës mbi 30 vjeç. Numri më i madh i të prekurve janë të pavaksinuar, apo të vaksinuar vetëm me njërën dozë të vaksinës kundër fruthit. Që nga fillimi i epidemisë e deri më tash numri i të prekurve nga fruthi…
22 Shkurt 2019 / 15:41 Përfaqësuesit e sektorit civil kërkojnë ndryshime ligjore në ligjin për përdorimin e kanabisit si dhe kontrollit të tij. Nga shoqata “Bilka” kërkojnë që Agjencia e Ilaçeve të revidojë të paktën një herë në vit listën e sëmundjeve të cilat mund të trajtohen me kanabis, ndërkohë që shprehin nevojën për krijimin e një Agjencie dhe Instituti të posaçëm të cilët do të definojnë përdorimin e kanabisit. Kjo organizatë gjithashtu kërkon që disa kompetenca mbi kontrollin e kanabisit, t’i transferohen ministrisë së Bujqësisë nga ministria e Shëndetësisë, poashtu sipas tyre është e nevojshme edhe ndërprerja e funksionimit…
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se gjatë kësaj jave ka ndaluar shtatë persona për raste të ndryshme penale. “Departamenti i Krimeve të Rënda ka ndaluar dy persona në mesin e tyre edhe një person zyrtar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie ka ndaluar katër persona për veprat penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë” nga neni 333 par. 1, “Ofrimi i Lokaleve për prostitucion”nga neni 242 par.1 , “ Posedimi paautorizuar i narkotikëve,…
22 Shkurt 2019 / 15:27 Sublimimi i dy teksteve ligjore e përcaktoi fatin e Prokurorisë Speciale, i cili do të jetë organ i pavarur në sistemin e Prokurorisë Themelore Publike. Këtë e theksoi ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, në televizionin 21. Ajo thotë se autonomia e PSP-së, u përcaktua me një dispozitë, se do ti merrte përsipër veprimet korruptive të kryera nga zyrtarët më të lartë. Ndryshimet do të rregullohen me ndërhyrje në ligjet ekzistuese në fushën e prokurorisë. Duhet të jemi të vetëdijshëm se sistemi që ishte prapa nesh, që ishte arsyeja dhe shkak për formimin e PSP-së, mund…
22 Shkurt 2019 / 15:04 Ndonëse është ngritur procedurë gjyqësore kundër tij, i vetëquajturi gazetarë, Milenko Nedellkovski nuk pendohet që përdorë gjuhë të urrejtjes. Madje ai nuk i fshin as postimet e tij në Facebook, për të cilat rrezikon të dënohet edhe me burg. Pas seancës së sotme gjyqësore kundër tij, i akuzuari për gjuhë të urrejtjes nuk deshi t’i përgjigjet gazetarëve se përse nuk pendohet. Ndërkaq, brenda sallës gjyqësore, ai iu ankua gjykatësit për fotografinë e desktopit të kompjuterit, prej ku prokurori shpaloste provat kundër tij. Ky peshkaqeni që kafshon një peshk të vogël nuk është vënë rastësisht në…

