Author: almakos

24 Shkurt 2019 / 14:44 Aksidentet e shpeshta të trafikut me pasojë jetë njerëzish, në rrugën regjionale Tetovë – Jazhincë,  kanë ngritur sot në protesta banorët e fshatit Dobrosht të komunës së Tearcës, duke bllokuar madje edhe rrugën rajonale regjionale në të dyja anët. Banorët kërkojnë që organet e rendit dhe Rrugët e Maqedonisë, të marrin masa urgjente duke vendosur pengesa në rrugë dhe duke angazhuar patrulla të rregullta policore me qëllim të vetëdijesimit të vozitësve që çdo ditë vënë në rrezik jetën e banorëve. Kjo rrugë ka mungesë të sinjalizimit horizontal dhe atij vertikal, gjë kjo që bën vozitësit…

Lexo më Shumë

24 Shkurt 2019 / 14:09 “Nuk do të ndalemi deri sa ta nxjerrim në pah të gjithë rrjetin e nepotizmit të pushtetarëve, të cilët kanë përfshirë administratën shtetërore.” Kështu e nisi konferencën për shtyp zëdhënës i VMRO-DPMNE-së Dimçe Arsovski, duke denoncuar 4 raste të reja të punësimeve të familjarëve të zyrtarëve. Besoni apo jo, deputeti Sashko Atanasov nga Vasilevo nuk qëndroi më modest se kolegët e tij. Pasi u bë deputet ai i punësoi kushërinjtë e tij të ngushtë, Gjorgji Ivanov si mësues i gjuhës angleze në Shkollën fillore ‘Goce Dellçev’ dhe Zoran Atanasov, gjithashtu si mësues i fizikës në…

Lexo më Shumë

870 tiketa të trafikut janë shqiptuar gjatë 24-orëve të kaluara nga Policia e Kosovës. Sipas raportit 24-orësh, kanë ndodhur 37 aksidente, prej të cilave 24 janë të lënduar dhe një aksident me fatalitet. Gjithashtu, janë bërë 13 arrestime, prej të cilave 12 janë dërguar në mbajtje dhe 1 në vuajtje të dënimit. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

23 Shkurt 2019 / 20:49 Një taksist është gjendur i vdekur pranë stacionit hekurudhor të Shkupit mbrëmjen e sotme. Bëhet fjalë për një taksist nga Shkupi me inicialet M.P (1961). Nga Ministria e Brendshme thanë se personi i vdekur është gjetur pranë stacionit të trenit dhe mbi trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Informacione më të detajuara policia do t’i japi nesër pas ekspertizës që po kryen në vendin e ngjarjes. Loading…

Lexo më Shumë

23 Shkurt 2019 / 20:11 Premtimet për ndërtimin e shkollës fillore në fshatin Reçicë të Vogël mbeten ende të parealizuara. Për pasojë, qindra nxënës të këtij vendbanimi, për çdo ditë, bëjnë më shumë se dy kilometra rrugë në këmbë, për të arritur te shkolla Naim Frashëri në qytet. Banorët e Reçicës së Vogël, të revoltuar theksojnë se mungesa e shkollës nuk është problem i vetëm i tyre. [embedded content] Më shumë kanë shkatërrua se sa kanë nderuar ta përdori fjalën thjeshtë kështu. Këtu s`ka rindërtim asgjë, për momentin kështu, siç e shihni përshkruajeni. Nuk kemi kujt t`i kërkojmë, për momentin…

Lexo më Shumë

Një këmbësor është goditur nga autobusi, në fshatin Poqestë, në Pejë. Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 18: 35. Siç mëson Telegrafi, personi i goditur është një 50 vjeçar me iniciale R.B, ndërkaq është dërguar në Spitalin e Pejës, për tretman mjekësor. Telegrafi ka tentuar të flasë me Policinë në rajonin e Pejës, por nuk ka mundur të marrë përgjigje. Lexo po ashtu: Gjithashtu, në aksidentin e rëndë të komunikacionit, që ndodhi mesditën e sotme në fshatin Zhur të Prizrenit kanë mbetur të vdekur tre persona të vdekur, të cilët janë anëtarë të një familjeje. Policia e Kosovës në vazhdimësi…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore në Gjilan, dje rreth orës 18:00h, ka ndaluar të dyshuarin B.K., në kohëzgjatje prej 48 orësh, ndërsa sot ndaj tij ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan. Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se, më 22 shkurt 2019, në komunën e Kamenicës, në barnatoren ‘’Greta Pharm’’, pas kontrollimit nga Inspektorati Farmaceutik – Ministria e Shëndetësisë, u konstatua se i dyshuari B.K., ka vënë në qarkullim një sasi të konsiderueshme të barërave pas datës së skadimit, të cilat janë të dëmshme për shëndet. Gjithashtu, i dyshuari, në mënyrë të kundërligjshme ka ushtruar…

Lexo më Shumë

23 Shkurt 2019 / 17:14 Ish-ambasadori amerikan në Shkup në vitin 2008-2011, Filip Riker është ndihmës-seketari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi. Sipas gazetës greke Kathimerini, 54 vjeçari Riker do ta marr detyrën muajin e ardhshëm ndërsa do ta zëvendësojë Ves Miçelin i cili dha dorëheqje kohë më parë. Riker deri tani ishte në Komandën Evropiane të SHBA-së në Shtutgard që nga vitit 2017. Para se të emërohej ambassador në Shkup, nga viti 1997 deri në 99-ën, Riker ishte në sektorin për marrëdhënie me publikun në Ambasadën e SHBA-së në vend. Më vonë ishte zv/ndihmës I sekretarit shtetëror përgjegjës…

Lexo më Shumë

23 Shkurt 2019 / 16:12 Komunat kanë afat deri në korrik të zgjedhin  në çfarë mënyre do të gazifikohen. Ministria e Ekonomisë ka bërë kërkesë deri te të gjitha komunat të përgatitin studim fizibiliteti për ndërtimin e rrjetit të gazsjellësit.  Studimi duhet të tregojë nëse komunat vetë do e nderojnë rrjetin e gazsjellësit apo përmes partneritetit privato-publik. Nga Ministria e Ekonomisë presin që nga fillimi i vitit të ardhshëm të fillojnë punët ndërtimore. [embedded content] Nga Ministria e Ekonomisë thonë se si do zhvillohet procedura për gazifikimin sekondarë varet nga gjendja financiare e komunave, por edhe nga kapacitetet e tyre…

Lexo më Shumë

Janë gjetur dhe konfiskuar 1530 kilogramë mish cili mish në bazë të raporteve të inspektorëve  të AUK-ut, nuk i ka plotësuar kushtet ligjore që të nxirret në treg. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur në tre lokacione të ndryshme në qytetin e Pejës. 900 kg mish, janë gjetur dhe konfiskuar në rrugën “Fatmir Ukaj”, 520 kg mish janë gjetur dhe konfiskuar në rrugën “UÇK”, si dhe 110 kg mish janë gjetur dhe konfiskuar sërish në rrugën “Fatmir Ukaj”, në Pejë. “Rr. Fatmir Ukaj, Pejë 22.02.2019 -14:00 Në bazë të urdhëresës te lëshuar nga gjykata, njësitë policore se…

Lexo më Shumë

23 Shkurt 2019 / 15:59 Qytetarët e moshës madhore, duke filluar që sot, do të mund të kontrollojnë të dhënat e tyre në listën zgjedhore dhe në rast të gabimeve eventuale, të kërkojnë korrigjimin e tyre. [embedded content] Si KSHZ apelojmë deri te të gjithë qytetarët që ta shfrytëzojnë momentin e kontrollit ose inspektimit public të listës zgjedhore që të bëjnë kontrollin e të dhënave të tyre personale në listën zgjedhore dhe në qoftë se hasin në të dhëna të cilat nuk korrespondojnë me të dhënat e tyre të reagojnë deri te Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, përkatësisht te zyrat rajonale…

Lexo më Shumë

23 Shkurt 2019 / 15:45 Komisioni kuvendor për çështjet e rregullores dhe imuniteteve sot në mesditë ka vazhduar debatin për heqjen e imunitetit të deputetit të VMRO-DPMNE-së dhe ish-kryetar i i Kuvendit, Trajko Veljanoski. Debati ka qenë i ashpër mes deputetëve të pozitës dhe opozitës. Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Bllagica Llasovska, ka vazhduar debatin me akuza të rënda kundër mazhorancës për intimidime dhe kërcënime, duke shtruar edhe pyetjen: Kush e ka radhën pas Veljanovskit? [embedded content] Kolegu thotë se prokuroria ka pasur indicie. Si ka pasur indicie kur bëhet fjalë për vepër të rëndë penale “terrorizëm”. Si e kanë lënë “terroristin” të…

Lexo më Shumë