Menjëherë pasi ka rifilluar seanca parlamentare për heqjen e imunitetit të deputetit Veljanovski, pas 5 minutash ajo është ndërprerë përsëri. Sapo ka rifilluar seanca, deputeti Nikolla Micevski, njëherazi dhe koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së ka kërkuar 45 minuta të tjera pushim për t’u koordinuar dhe për të lexuar stenogramet e kësaj seance. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, disa herë e ka kundërshtuar këtë të fundit duke thënë se seanca duhet të përfundojë para orës 24:00, por më pas ka “lëshuar pe”, duke akorduar një pushim tjetër.
Author: almakos
24 Shkurt 2019 / 22:40 Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi pas një orë e gjysmë debat me deputetët e opozitës, ku këta të fundit gjatë gjithës seancës kanë kundërshtuar me forcë këtë mbledhje të jashtëzakonshme, sepse sipas tyre nuk ka baza, ka akorduar një orë pushim. Gjatë këtij pushimi ai ka thirrur në takim koordinatorët e grupeve parlamentare. Seanca rifillon në orën 23:30. Loading…
24 Shkurt 2019 / 22:26 VMRO-DPMNE-ja opozitare insiston se nuk ka bazë për realizimin e seancës, për kërkesën e gjykatës, për heqjen e mandatit të deputetit Trajko Veljanovski pasi Komisioni Amë u mbyll me 4 vota “pro” dhe 4 vota “kundër”. Ky raport i Komisionit pa konkluzion konkret në të cilin Kuvendit do t’i propozohej t’i hiqej ose jo imuniteti Veljanovskit, sipas VMRO-së nënkupton se seanca nuk duhej të thirrej. Në bazë të akuzave, në bazë të kërkesës së Gjykatës, ne tani duhet të veprojmë. Unë pyes se pse nuk mundet që edhe ky koleg të mbrohet në liri ndërkohë…
24 Shkurt 2019 / 21:48 Sapo ka filluar seanca parlamentare për heqjen e imunitetit të deputetit të VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanovski, dhe menjëher kanë filluar dhe përplasjet e para, mes deputetëve të VMRO-së që e kundërshtojnë këtë seancë dhe kreut të Kuvendit, që e thirri enkas këtë seancë të jashtëzakonshme për sot në orën 21:00. Të hiqet pika nga rendi i ditës dhe të mendoni se çfarë po bëni meqë komisioni nuk arriti në konkluzion në lidhje me imunitetin e kolegut Veljanovski- tha Nikolla Micevski, deputet i VMRO-DPMNE-së. Kreu i Kuvendit nga ana tjetër është përgjigjur se po veprohet sipas ligjit, pikërisht…
24 Shkurt 2019 / 21:38 Para pak çastesh ka filluar edhe seanca parlamentare për heqjen e mandatit të ish-kreut të Kuvendit dhe njëherazi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanovksi, i akuzuar si organizator i ngjarjeve të 27 prillit, dy vjet më parë në Kuvend. Vet Veljanovski ka njoftuar se nuk merr pjesë në këtë seancë. Loading…
24 Shkurt 2019 / 19:35 Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi, pas dilemës disa orësh, ka caktuar për në ora 21 seancën plenare në të cilën do të diskutohet për imunitetin e deputetit të VMRO-DPMNE-së Trajko Veljanovski. Gjatë ditës mes partive u diskutua nëse ka ose jo bazë në rregullore për thirrjen e seancës meqë paraprakisht Komisioni për çështje të mandatit dhe imunitetit kishte votuar me 4 vota për dhe 4 kundër heqjes së imunitetit të Veljanovskit. Në seancën e Komisionit gjatë votimit mungoi deputeti i BDI-së Agim Shaqiri, siç u tha, për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore. Kuvendi duhet…
I riu K.J., nga fshati Mushtisht i komunës së Suharekës, ka vdekur sot pas plagëve të marra në vendin e punës. Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi. “Rasti ka ndodhur në regjionin e Prishtinës, ku ka qenë edhe 20 vjeçari duke punuar, nuk dihet saktë ende se çfarë ka qenë duke punuar. Viktima është nga fshati Mushtisht i komunës së Suharekës”, ka thënë Gashi. 20 vjeçari është raportuar se nuk ka mundur t’i përballoj lëndimet e rënda që ka marrë nga makineria e punës dhe si pasojë ka humbur edhe jetën.
Një aksident komunikacioni ka ndodhur sot në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, si pasojë janë lënduar dy persona. Lajmin e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. “Sot rreth orës 14:30 në rrugën QMI, në Lipjan ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit janë raportuar lëndime trupore dhe dëme materiale. Në këtë aksident rrugor lëndime të lehta sipas mjekut kane marr dy persona dhe të njëjtit po trajtohen në Emergjencë në QKUK”, ka thënë Hoxha. Njësitet policore të trafikut po kryejnë procedurat e parapara për vendin e ngjarjes. Gjithashtu, në aksidentin e rëndë të…
24 Shkurt 2019 / 16:14 Para fillimit të sezonit të shkrirjes së borës nga malet dhe rrezikut për rritjen e nivelit të Liqenit të Ohrit, ekspertët alarmojnë. Ata i bëjnë thirrje shtetit të qaset në ndërtimin urgjent të një sistemi digjital modern për rregullimin e saktë të derdhjes së lumit Drini i Zi në Strugë. Të zëvendësohet mënyrën aktuale primitive e rregullimit me dërrasat dhe trarët. [embedded content] Kjo është më se e nevojshme, sidomos pas përmbytjeve të rënda që ndodhën pranverën e kaluar në një pjesë të brigjeve të Ohrit dhe Strugës, gjë që shkaktoi dëme serioze në objektet…
24 Shkurt 2019 / 16:01 Afera e punësimeve do të ndikojë negativisht ndaj procesit euro-integrues të vendit. Në kohën kur ka mbetur shumë pak kohë deri në Samitin e qershorit të Këshillit Evropian, vendi jo vetëm që duhet të angazhohet maksimalisht për plotësimin e reformave por nuk duhet të lë hapësirë për skandale të tilla vlerëson Malinka Ristevska Jordanova nga Instituti për Politikë Evropiane. Në një intervistë për Alsat, Jordanova thotë se megjithatë rëndësi të madhe do të ketë se si Komisioni Anti-korrupsion do ta adresojë këto çështje. Sipas Jordanovës Brukseli do të kritikojë edhe mospjesëmarrjen e opozitës në proceset…
24 Shkurt 2019 / 15:43 Pushteti edhe më tej pa detaje rreth negociatave për një kandidat për president, përveç se ka vullnetin që ai të jetë konsensual. Pasi partnerët e koalicionit dhe Besa nuk u pajtuan, LSDM-ja njoftoi se rezultati do të dihet javën e ardhshme dhe thotë se është mosmirënjohëse të komentohet tani për shkak të seriozitetit të procesit. Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, i cili është ndër emrat e mundshëm për kandidat presidencial, për Radion Evropa e Lirë tha se nuk është aq e rëndësishme nga cila pozitë do të jetë kandidati, sa është e rëndësishme figura. Në…
24 Shkurt 2019 / 14:48 Jemi të vetëdijshëm se gjatë incidenteve në Burgun e Shutkës, ku u sulmuan Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, me siguri ka pasur lojëra politike dhe atë do ta dëshmojnë institucionet, tha Zëvendëskryeministrja Radmilla Sheqerinska. Duke iu përgjigjur pyetjeve në debatin qytetar në Manastir, ajo gjithashtu e ceki edhe vizitën e Miçkovskit në spital “8 shtatori”, duke thënë se VMRO DPMNE-ja vazhdon me të njëjtën agresion dhe dhunë duke menduar se është mbi ligjin. [embedded content] A është rastësi fakti që kur Gruevski ka nevojë për justifikime shtesë për atë përse ka ikur nga vendi, tani…

