24 Shkurt 2019 / 22:26
VMRO-DPMNE-ja opozitare insiston se nuk ka bazë për realizimin e seancës, për kërkesën e gjykatës, për heqjen e mandatit të deputetit Trajko Veljanovski pasi Komisioni Amë u mbyll me 4 vota “pro” dhe 4 vota “kundër”. Ky raport i Komisionit pa konkluzion konkret në të cilin Kuvendit do t’i propozohej t’i hiqej ose jo imuniteti Veljanovskit, sipas VMRO-së nënkupton se seanca nuk duhej të thirrej.
Në bazë të akuzave, në bazë të kërkesës së Gjykatës, ne tani duhet të veprojmë. Unë pyes se pse nuk mundet që edhe ky koleg të mbrohet në liri ndërkohë që procesi gjyqësor vazhdon, siç ka raste edhe me kolegët e tjerë? Duke vepruar kështu, ne nuk mund të arrimë asnjëherë pajtimin. Në situata ku na presin procese reformuese në të cilat kemi marrë pjesë në mënyrë aktive do të na vendosni në situatë për të marrë ndonjë vendim tjetër i cili nuk do t’i ndihmonte askujt- tha Nikolla Micevski, koordinator i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së:
Deri tani gjithmonë Komisioni për çështjen e mandateve dorëzon vendim dhe propozon. Deri tani në historinë e vendit, në votim në plenare vendoset Konkluzioni i Komisionit. Më thoni për çfarë do të votojmë sot? Mbi cilin konkluzion të Komisionit votojmë sot? Kjo seancë sot nuk ka emër. Është punë e çuditshme. Pa vendim të Komisionit nuk ka pikë të rendit të ditës, nuk ka debat. Nëse Z.Xhaferi i përmbahet rregullores dhe praktikës së deritanishme duhet ta vendosë në votim faktin se komisioni nuk ka qëndrin dhe ne të votojmë “pro” ose “kundër” asaj që Komisioni nuk ka vendim- deklaroi Ilija Dimovski, deputet i VMRO-së.
Loading…


