Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Kamëz, ku një 28-vjeçar është përplasur për vdekje, shkruajnë mediat shqiptare. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45 dhe ka qenë personi me inicialet A.D, i cili, duke drejtuar mjetin e tij, ka përplasur 28-vjeçarin me inicialet K.L duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme hetimore dhe proceduriale. Tiranë/Informacion paraprak Rreth orës 18:45, në Kamëz, shtetasi A. D., duke drejtuar mjetin ka përplasur me pasojë vdekjen në vend këmbësorin K. L., 28 vjeç. Drejtuesi i mjetit u shoqërua në…
Author: almakos
25 Shkurt 2019 / 19:13 Aleanca për Shqiptarët vlerëson se pas dështimit për heqjen e imunitetit të Veljanovskit, pushteti është jolegjitim për shkak se dështoi në betejën për sundimin e së drejtës. Kreu i kësaj partie Ziadin Sela kërkon zgjedhje të parakohshme. Ai dyshon se BDI-ja ja mjaftë arsye për ta mbrojtur Veljanovskin. [embedded content] Mbrëmë e pa gjithë opinion se z. Talat Xhaferi është padenj për të qenë kryetar i parë shqiptar i Parlamentit. I padenj ishte i gjithë ai teatër i cili ju ofrua shqiptarëve dhe të gjithë qytetarëve, mbrëmë dhe një natë përpara me Komisionin. Nga ana…
25 Shkurt 2019 / 18:46 Sindikata e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës vazhdon të insistojë në avancimin e të drejtave të anëtarëve të saj. Kreu i sindikatës, Jakim Nedellkov edhe një herë kujtoi ministrin e Arsimit, Arbër Ademi se punonjësit në arsim meritojnë paga shumë më të larta krahasuar me rritjen prej 5 % që nisi të zbatohet prej shtatorit të vitit të kaluar. Ndërkohë që rritje tjetër prej 5 % pritet të zbatohet edhe prej shtatorit të këtij viti. [embedded content] Ne shumë herë kemi deklaruar se kërkojmë të rriten pagat për aq përqindje sa është rritur paga minimale në…
25 Shkurt 2019 / 18:30 Trajko Veljanovskit nuk i merret imuniteti i deputetit. I gjykuari mbi dyshimet për organizimin e 27 prillit të përgjakshëm, do të mbrohet në liri. Pas dështimit të një dite më parë për të votuar në kohë për imunitetin e Veljanovskit, kreu i Kuvendit Talat Xhaferi fajin e hodhi te deputetët, konkretisht te deputeti i LSDM-së Muhamet Zekiri. Xhaferi nuk pranoi të ketë shkelur me qëllim afatin, duke thënë se ai nuk mbron askënd, aq më pak ata që kanë probleme me ligjin. [embedded content] Seanca është ndërprerë për shkak të sjelljes së deputetëve, e sidomos…
25 Shkurt 2019 / 17:00 Mos heqja e imunitetit të Veljanovskit përplasi ashpër partnerët e koalicionit. Kryeparlamentari Xhaferi akuzoi deputetin e LSDM-së Muhamed Zekirin se me sjellje të pahijshme pengoi seancën. Zekiri hodhi pishtë akuzat duke dyshuar për një bashkëpunim të Xhaferit me VMRO-në. Për të biseduar për zhvillimet e fundit sonte do të mblidhen organet e partisë së Zaevit. Gazetarja Fatlume Dervishi tregon zhvillimet e deritanishme në Kuvend. [embedded content] Loading…
Prokuroria Themelore e Pejës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.B., për shkak të veprave penale “përvetësimi në detyrë” dhe “mashtrimi”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Sipas aktakuzës, i pandehuri nga data 19 dhjetor 2017 deri më datë 2 mars të vitit 2018, në komunën e Pejës dhe Istogut, në cilësinë e inkasantit të kompanisë KEDS, kishte përvetësuar shumën e parave prej 290 euro nga të dëmtuarit R.M., Q.K., E.G., dhe N.Z., në emër të inkasimit për energjinë elektrike të shpenzuar dhe për t’i deponuar te zyrat e KEDS-it, mirëpo të njëjtat i kishte përvetësuar. Të pandehurit, edhe…
25 Shkurt 2019 / 15:37 Mungesa e kuadrit dhe burimet e dobëta në Sekretariatin e Anti- korrupsionit pengojnë procesin e zbardhjes të rasteve të nepotizmit. Ky është arsyetimi kryesor i përbërjes së re anti- korrupsion në pyetjet- “Përse procesi po zvarritet dhe cili është shkaku që deri më tani nuk ka asnjë hetim për zyrtarë, familjarët e të cilëve fituan punë shtetërore”. Kryetarja e Komisionit, Biljana Ivanovska nuk kishte informacion nëse kërkesat për mënyrën e punësimeve në ELEM kanë arritur deri tek kompania shtetërore. Në këtë rast nuk punojmë për person të caktuar, por për atë se si ka funksionuar…
25 Shkurt 2019 / 15:29 “Interes i përbashkët është që Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së”. Kështu kanë konstatuar ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov dhe ministrja e jashtme Bullgare, Ekaterina Zaharieva. Gjatë takimit në Sofje, Zaharieva ka nënvizuar se ratifikimi i shpejtë i Protokollit për anëtarësim në NATO është shembulli i mirë për mbështetjen e fuqishme që Bullgaria i jep Maqedonisë së Veriut. Ministri Dimitrov, deklaroi se pas nënshkrimit të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, është bërë avancim i madh i bashkëpunimit mes Shkupit dhe Sofjes. Ai nënvizoi se afrimi…
25 Shkurt 2019 / 15:14 Medie Qendra e parë është promovuar sot në Gjykatën Penale ku prezent ishte kryetari i Gjyqit Themelor Shkupi 1, Ivan Gjolev dhe ambasadori i OSBE-së në Shkup, Klemens Koja. Medie Qendra ndodhet në katin e parë të ndërtesës së re të Gjykatës Penale, në afërsi të sallës së madhe dhe posedon 6 kompjuterë me lidhje interneti, video lidhje direkt me sallën e gjykatës kryesore dhe një bibliotekë të vogël me literaturë profesionale. Kjo qendër për medie është e furnizuar me mbështetje të misionit të OSBE-së, ndërsa ambasadori Koja ka theksuar se qëllimi është të promovohet…
25 Shkurt 2019 / 14:44 Megjithëse nga MPB-ja thonë se numri i të zhdukurve ka shënuar rënie, raportet zyrtare të tyre tregojnë se në pesë vitet e fundit në nivel vendi, për çdo ditë ka humbur nga një person. Sipas statistikave të policisë nga viti 2014 deri në vitin 2018 në Maqedoni si të zhdukur janë evidentuar gjithsej 2008 persona, prej të cilëve 1876 janë gjetur të gjallë ose të vdekur. Përderisa, 132 persona ende janë në kërkim, nga policia thonë se kanë arritur të realizojnë 94% të këtyre procedurave. Ministria e Punëve të Brendshme Në vitin 2014, nga 574…
25 Shkurt 2019 / 14:10 Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Shqipërisë janë të përqendruara fuqishëm drejtë përmirësimit të bashkëpunimit të ndërsjellë edhe në sferën e mbrojtjes. Me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO rajoni bëhet shumë më i sigurt dhe më stabil. Ky është konstatimi i përbashkët nga konferenca e sotme për shtyp e dy ministreve të Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë, Radmilla Shekerinska dhe Olta Xhaçka, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Ministrinë e Mbrojtjes. Sipas Shekerinskës, Shqipëria gjithmonë ishte fqinje dhe mike e mirë, por duke filluar nga ky…
25 Shkurt 2019 / 13:59 Mbrëmë në Klinikën për sëmundje Infektive janë kontrolluar pesë pacientë me fruth të cilët janë lëshuar për kurim të mëtejmë në shtëpi. Njëri prej tyre është nga Studeniçani dhe një 22 vjeçar familjar i tij. Tre rastet tjera janë nga lagjja e Aerodromit, Kisella Vodës dhe Volkova. Për momentin në Klinikë ka 30 pacientë të shtrirë me fruth, dhjetë prej të cilëve janë të rritur dhe 20 fëmijë. Pacienti më i ri është një foshnje dymuajshe ndërsa pacienti më i vjetër është një 56 vjeçar. Në gjendje kritike për jetën ndodhet njëri nga pacientët i…

