Author: almakos

26 Shkurt 2019 / 13:43 “Qeveria është e operuar nga turpi dhe morali. Për këtë shkak thuajse nuk ka ngelë funksionar i pushtetit i cili nuk është prekur nga epidemia e nepotizmit dhe që përcillet vetëm tek familjarët dhe atë paramendoni, vetëm tek funksionarët e LSDM-së. Familjarët e funksionarëve të LSDM-së janë personat që punësohen për paga mbi mesataren sikur të mos ketë njerëz të tjerë në shtet të cilët janë të papunë dhe që kërkojnë punësim”, deklaroi Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së, derisa prezantoi siç u shpreh ai, “viktima të reja të dizel punësimit të pushtetit”. [embedded content] Loading…

Lexo më Shumë

26 Shkurt 2019 / 13:23 Tensionet mes Athinës dhe Shkupit mbeten të larta, veçanërisht sa i përket akuzave politike për irredentizëm kundrejt Maqedonisë së Veriut. Një rast i tillë u regjistrua një ditë më parë, kur ambasadori grek në Londër dorëzoi një notë proteste ndaj agjencisë angleze të lajmeve, BBC, pasi kjo e fundit në një artikull të së dielës kishte raportuar rreth ekzistencës së minoritetit maqedonas në vend. Ambasadori Dimitris Karamicos-Ciras shtoi se çështja e minoritetit maqedonas në Greqi mbetet një problem fiktiv, duke përsëritur një shprehje diplomatike që Athina e ka përdorur më herët edhe për temën e…

Lexo më Shumë

26 Shkurt 2019 / 13:15 Dëshmitari Zvonko Kostovski, në seancën e sotme në Gjykatën Penale për rastin e PSP-së “Target-Fortesa”, tha se në vitin 2011, me kërkesë të Goran Gruevskit, janë krijuar 4 faqe përmes sistemit “Najs” për shikueshmëri dhe grupim më të mirë të objektivave. “Në vitin 2011, Goran Grujevski kërkoi krijimin e katër sajteve në sistemin “Najs” për shikueshmëri dhe grupim më të mirë të objektivave. Sajti i parë u quajt “Urdhëresat e Gjykimeve”, i dyti u quajt “Miniera” dhe përmbante objektivat operacionale të DSK-së, në të tretin i quajtur “Pollogu” ishin objektivat operacionale të BSP-së dhe në…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës arrestoi tre persona nën dyshimin e përfshirjes në veprat penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “legalizim i përmbajtjes së rreme” dhe “mashtrim”. Të dyshuarit e arrestuar janë: – M.A. lindur me 1965, ish pronar i një kompanie të derivateve, Rr. M. 1980, përmbaruese private dhe A.M. 1990, menaxher i një kompanie. E dyshuara, Rr. M. ka përpiluar urdhrin përmbarues të mbështetur në dokumente me përmbajtje të pavërtetë (faturë), e cila është paraqitur në gjykatë. I dyshuari M.A ka përpiluar dokumente me përmbajtje të pavërtetë duke kërkuar nga Dogana e Kosovës kompensim për “ruajtjen” e derivateve të…

Lexo më Shumë

26 Shkurt 2019 / 12:55 Qeveria në mbledhjen e mbrëmshme ka emëruar Ylber Selën për drejtor të Agjencisë për zbatimin e gjuhëve.  Ndërkohë përpos kushteve që parashikoheshin në konkurs, drejtori i ri i Agjencisë duhet të jetë apolitik dhe magjistër i Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, deklaroi kohë më parë albanologia Ajtene Qamili. Sipas saj, ky institucion nuk duhet politizuar, por duhet të funksionojë sipas kritereve më të larta profesionale. Loading…

Lexo më Shumë

Rajone të shumta në vend përballen me mungesën e gjinekologëve. Edhe atje ku për momentin ka gjinekolog, problemi është se së shpejti do të dalin në pension dhe zëvendësimi i tyre me mjek të ri mbetet në pikëpyetje. Material i përgatitur nga ekipi i “360 gradë”. The post Rajone të shumta në vend përballen me mungesën e gjinekologëve (video) appeared first on ALSAT-M.

Lexo më Shumë

26 Shkurt 2019 / 12:28 Me marrjen në pyetje të “informatorit” të dytë Xvonko Kostovski sot në Gjykatën penale të Shkupit vazhdoi seanca për lëndën “Target – Fortesa” të Prokurorisë Speciale Publike. “Kisha mundësi për të krijuar profile, llogari shfrytëzuese, raste dhe nënratse, por asnjëherë nuk kam shënuar numra, përveç gjatë kontrollit të sistemit kur e shënova numrin tim për të kontrolluar nëse punon sistemi ose jo”, ka thënë Kostovski, i cili ishte top-administrator i sistemit për ndjekjen e komunikimeve. Kostovski së bashku me Gjorgjo Lazarevskin, si zbulues nga Drejtoria për siguri dhe kundërzbulim i nxorën “bombat” dhe ia dorëzuan…

Lexo më Shumë

26 Shkurt 2019 / 11:55 Prokuroria Publike ka urdhëruar kryerjen e hetimeve kundër një personi i cili është nën dyshimin se ka kryer vepër penale – vrasje. I dyshuari në datën 24.02.2019 qëllimisht u përpoq të privojnë nga jeta një personin tjetër, deri sa i dyshuari dhe i dëmtuari ishin të ulur në tavolina të ndryshme në oborrin e një kafeneje, i dyshuari pa paralajmërim është afruar deri tek i dëmtuari dhe me thikë ka sulmuar të dëmtuarin, me ç`rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore në pjesën abdominale të trupit. Prokurori publik pas vlerësimit të rastit ka dorëzuar…

Lexo më Shumë

Edhe këtë fillimvit në Kosovë ka pasur viktima të shpeshta të aksidenteve rrugore në Kosovë. Vetëm për shtatë javë të këtij viti 11 persona kanë humbur jetën, kurse 650 persona kanë marrë lëndime. Jeton Rexhepi nga Policia e Kosovës, tha se numri i të vdekurve në aksidentet është i njëjtë me vitin e kaluar. Sipas tij ka rënie të numrit të aksidenteve. “Policia e Kosovës në mënyrë permanente bënë analiza për aksidentet. Ne kemi marrë një sërë masash për të parandaluar aksidentet, vetëm në vitin e kaluar kemi pasur 4 projekte për vetëdijesim dhe parandalim të aksidenteve. Ne kemi patrulluar…

Lexo më Shumë

26 Shkurt 2019 / 11:06 Drejtori i Burgut Hetimor “Shkupi” Gjoko Kotevski për MIA-n konfirmoi se dje në Qeveri  ka dorëzuar raportin  dhe dorëheqjen pas incidentit në të cilat ishin sulmuar ish-ministrat e arrestuar, Spire Ristovski dhe Mile Janakieski. Ai thotë se  raportin e dorëzoi edhe tek Ministria e Drejtësisë dhe Administratës për Përmbarimin e Sanksioneve. Kotevski theksoi se fillimisht janë ngritur procedura disiplinore për 11 persona në burgun “Shkup” tek të cilat janë konfirmuar lëshime në procedurë dhe shtoi se ky numër nuk është numri përfundimtar. Janakieski dhe Ristovski të mërkurën u morën në pyetje me urdhër të Prokurorisë…

Lexo më Shumë

Tre persona janë kanosur me armë nga një person tjetër. Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 13:25, në Mitrovicë. Sipas raportit të policisë, gjatë kontrollit te i dyshuari nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Ndërkaq, me vendim të prokurorit i dyshuari lirohet, rasti në procedurë të rregull. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

26 Shkurt 2019 / 8:44 Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla ndërsa gjatë ditës do të fryj edhe erë e dobët. Temperatura e mëngjesit do të sillet nga -3 deri në 8 gradë celsius ndërsa ajo ditore mes  9 deri 13 gradë. Edhe në Shkup moti do të jetë i ngjashëm me temperatura që do të lëvizin nga 8 deri 11  gradë. Gjatë ditëve në vijim moti do të jetë i thatë dhe stabil ndërkohë nga e enjta do të ketë rritje të temperaturës ditore. Loading…

Lexo më Shumë