26 Shkurt 2019 / 13:15
Dëshmitari Zvonko Kostovski, në seancën e sotme në Gjykatën Penale për rastin e PSP-së “Target-Fortesa”, tha se në vitin 2011, me kërkesë të Goran Gruevskit, janë krijuar 4 faqe përmes sistemit “Najs” për shikueshmëri dhe grupim më të mirë të objektivave.
“Në vitin 2011, Goran Grujevski kërkoi krijimin e katër sajteve në sistemin “Najs” për shikueshmëri dhe grupim më të mirë të objektivave. Sajti i parë u quajt “Urdhëresat e Gjykimeve”, i dyti u quajt “Miniera” dhe përmbante objektivat operacionale të DSK-së, në të tretin i quajtur “Pollogu” ishin objektivat operacionale të BSP-së dhe në të katërtin ishin numrat e telefonit të politikanëve, biznesmenëve, gazetarëve dhe OJQ-ve” , tha Kostovski.
Loading…


