Author: almakos

27 Shkurt 2019 / 9:34 Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, në vizitën e tij të parë në rajon, zhvilloi një sërë takimesh dypalëshe me partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Kryediplomati u takua me Kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, Kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, Kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçi, Kryetarin e Lëvizjes BESA Bilal Kasami, si dhe me Kryetarin e Partisë Alternativa, Afrim Gashi. Në këto takime diskutimet u përqendruan në hapat pozitivë që Maqedonia e Veriut ka shënuar së fundi, falë kontributit të pazëvendësueshëm të faktorit shqiptar, në proceset integruese Euro-Atlantike.…

Lexo më Shumë

27 Shkurt 2019 / 9:28 Në Gjykatën Penale sot duhet të vazhdojë gjykimi për parregullsitë zgjedhore “Titanik” të prokurorisë Speciale Publike. Seanca paraprake më 13 shkurt ishte shtyrë për shkak të problemeve shëndetësore të të akuzuarit Edmond Temellko. Në lëndën “Titanik” të akuzuar janë ish kryeministri Nikolla Gruevski, i cili është në arrati në Hungari, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishkoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristovski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevski, Goce Janevski, Xhezmi Ahmet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska. Ata dyshohen për…

Lexo më Shumë

26 Shkurt 2019 / 22:55 A i ka borxh BDI-ja VMRO-së? “Unë çmoj opinionin e çdo qytetari, posaçërisht atyre që ju përkas se jam i zgjedhur prej tyre. Por dilema e tyre bazohet në bazë të asaj që iu servohet. Nuk ka lëshim procedural të Talat Xhaferit, por lëshimi është i Komisionit. Nuk ka shanse të jemi të kushtëzuar me diktat. Nuk ka kush që të detyroje Talat Xhaferin që dikush ta kushtëzoj të punoj në kundërshtim me ligjet, kushtetutën dhe rregulloren e Kuvendit”, tha Xhaferi duke shtuar se BDI-ja nuk i ka borxh asnjë subjekti politik. “Nuk i kemi…

Lexo më Shumë

26 Shkurt 2019 / 22:27 Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi i ftuar në “Programin 200” në Alsat, insiston edhe një herë se, siç ka bërë dy ditët e fundit, se ka respektuar rregulloren dhe se nuk ka bërë asnjë shkelje të procedurës, por ka respektuar atë dhe procedura nuk e ka lejuar ta hedh në votim heqjen e imunitetit të deputetit të VMRO-DPMNE-së Trajko Veljanovski. Unë zbatova procedurën e shkruar në rregullore dhe baza e rregullores e përshkruan qartë që unë duhet të thërras seancën. Unë kam bërë punën time, kush ka bërë gabim në seancë le të mbajë përgjegjësi,…

Lexo më Shumë

26 Shkurt 2019 / 22:16 Xhaferi hedh poshtë si spekulime te thënat se imuniteti i Veljanoskit ishte skenar apo film. Sipas tij është respektuar vetëm rregullorja për punën e Kuvendit. “Dua të sqaroj për opinionin me fjalor të thjeshtë që të më kuptoj çdo qytetarë. Unë jam i bindur se qytetarët kanë besimin në atë që e them. Mbi bazë të kompetencave të institucioneve përkatëse me datë 21 shkurt organi gjyqësor kompetent është drejtuar tek unë me shkresë, me kërkesë që të diskutohet heqja e imunitetit gjegjësisht paraburgimit të deputetit, në rastin konkret deputeti Trajko Veljanoski. Me të marrë kërkesën…

Lexo më Shumë

26 Shkurt 2019 / 21:00 Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev, para fillimit të koordinimit në selinë e partisë tha se sonte për herë të parë do të shqyrtojnë raportet nga terreni për kandidatin për President. Njëkohësisht do të konsultohen sekretarët organizativ të partive të tjera për qëndrimet e tyre mbi emrat konkret. Tema e kandidatit konsensual, sipas Zaevit, do tw jetë kryesorja edhe në takimin e nesërm me kreun e BDI-sw Ali Ahmeti.I pyetur për zhvillimet e fundit në Kuvend, në seancën për imunitetin e Trajko Veljanovskit, Zaev tha se të gjithë e panë se çfarë ndodhi por se do të…

Lexo më Shumë

26 Shkurt 2019 / 20:45 Kryetari i Alterntivës Afrim Gashi, deklaroi se janë në fazën finale të negociatave me kryeministrin Zoran Zaev dhe shpresojnë në zgjidhje të shpejtë. “Jemi në fazën finale. Kemi disa sugjerimet tona, besoj se shumë shpejt do të merremi vesh që të dalim me ndonjë kandidat të përbashkët. Nuk kemi ardhur deri në fazën të flasim për emrat konkret. Mbeten të hapura të gjitha variantet”, deklaroi Gashi. Ai tha se mosmarrëveshjet mes LSDM-së dhe BDI-së si partner koalicioni, ndikojnë edhe tek Alternativa. Megjithatë, shtoi Gashi ata nuk janë të prekur nga përplasjet e dy partnerëve tjerë…

Lexo më Shumë

26 Shkurt 2019 / 19:56 Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela thotë se me opozitën shqiptare negociojnë për kandidat të mundshëm për president. Sela ka shtuar se nuk shohin ndonjë interes tek, siç tha Ai, debati dhe loja që i ngjan fushatës së nisur elektorale të shumicës parlamentare. “Na duken qesharake dhe të ulëta tendencat e BDI-së që sa herë përballen me derën e përplasur para fytyrës brenda koalicionit qeverisës, shpëtimin mundohen ta gjejnë tek shqiptarët”, ka nënvizuar Sela. Kreu i ASH-së ka potencuar se e ndjekin me shum shqetësim këtë situatë. Nënvizoi se shqiptarët duhet të ke ë…

Lexo më Shumë

26 Shkurt 2019 / 19:11 Pas situatës së tensionuar në Kuvend në seancën për imunitetin e Trajko Veljanovskit, LSDM-ja mbledh kryesinë sonte në orën 19:30 për të koordinuar hapat e mëtejshëm. Në këtë mbledhje do të diskutohet edhe për raportet mes partnerëve të koalicionit. Nga partia e Zaevit thonë se do t’i shqyrtojnë të gjitha opsionet por nuk planifikojnë procedurë për impiçment ndaj kreut të kuvendit Talat Xhaferi. Loading…

Lexo më Shumë

26 Shkurt 2019 / 18:46 Qytetarët që do duan t’i legalizojnë objektet e tyre të paligjshme, do duhet të paguajnë dyfish më shumë për komunale sesa ajo që do duhej të paguanin para se të fillojnë ndërtimin. Pushteti dëshiron në mënyrë drastike t’i shtrëngojë rregullat për legalizimin e objekteve të paligjshme. Më keq do pësojnë ata objektet e të cilëve nuk janë në përputhje me Planin detal urbanistik. Objektet e tyre do të prishen. [embedded content] Për ne si komunë është me rëndësi të ndërpritet legalizimi me një euro për një metër katror. Ai që ka objekt të paligjshëm do…

Lexo më Shumë

26 Shkurt 2019 / 18:29 Kreu i BDI-së Ali Ahmeti, mohon të ketë përçarje mes partnerëve të koalicionit qeveritar LSDM-BDI. Ahmeti tha se mund të këtë vetëm dallime në pika që nuk e cenojnë as integritetin as moralin e asnjërës pale. Madje, Ahmeti paralajmëroi vazhdimin e bisedimeve për kandidatin e mundshëm për president. Ai tha se për këtë qëllim nesër do të takohen me kryeministrin Zoran Zaev. [embedded content] Jam i mendimit që kjo çështje do të marrë epilog. Nesër kam takim me kryetarin e LSDM-së z. Zoran Zaev për ti dhënë kahe këtij problemi, kësaj çështje jo të parëndësishme,…

Lexo më Shumë

26 Shkurt 2019 / 17:25 Ali Ahmeti në konferencë për shtyp që pati me gazetarët pas takimit me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, foli edhe për situatën politike në vend dhe për kandidatin e mundshëm konsensual për president. Ai tha se nesër ka takim me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, dhe ky problem si të gjitha probleme e tjera do të marri kah. Nesër kam takim me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, për t’i dhënë kahje edhe këtij problem, jo pak të rëndësishëm për vendin. Nesër do të bisedojmë gjerë e gjatë edhe për këtë dhe jam i sigurt se…

Lexo më Shumë