Author: almakos

“Po keqpërdoret rasti nga viti 2017, kur personi është raportuar se është zhdukur dhe menjëherë është gjetur. Në të vërtetë, Lluka Bozhinovski është paraqitur i zhdukur më 03.082017 në SP Gjorçe Petrov dhe menjëherë është gjetur, respektivisht është ndërprerë kërkimi pas tij më 04.08.2017. Apelojmë deri te qytetarët që të mos bien pre në lajmet e tilla të rreme, me të cilat disa individë dëshirojnë të shkaktojnë panik dhe pasiguri”, theksojnë nga MPB-ja. Gënjeshtrat dhe dezinformatat e tilla, sipas MPB-së. bëhen me qëllim që të shkaktojnë druarje te qytetarët../MIA

Lexo më Shumë

27 Shkurt 2019 / 13:04 Sot Komisioni Rregullator i Energjisë ka shpallur edhe fituesin universal të energjisë për 5 vitet e ardhshme. Kompania fituese është EVN-Maqedoni e cila do të furnizojë me energji elektrike Maqedoninë e Veriut edhe për 5 vitet e ardhshme. Në këtë garë kanë konkuruar dy kompani, EVN Maqedoni dhe ELEM, nga këto të dyja është përzgjedhur EVN Maqedoni me ofertën më të ulët me maryh .11,5 për qind Sot në orën 10:00 u realizua ankandi elektronik, ku pas përfundimit të procedurës si ofertuesi me i volitshëm si furnizues universal i energjisë elektrike u zgjodh kompani EVN Maqedoni,…

Lexo më Shumë

27 Shkurt 2019 / 12:54 Sllovenia ka dërguar sot në Serbi 19 policë, të cilët deri më 29 mars do t’u ndihmojnë kolegëve serbë për kontrollin e kufirit shtetëror Serbi-Maqedoni për shkak të fluksit të rritur të migrantëve, raporton Morel, transmeton Koha.net. Policët sllovenë do të vendosen në pikën kufitare Rujan të Preshevës, që ndan Serbinë me Maqedoninë. Loading…

Lexo më Shumë

27 Shkurt 2019 / 12:36 Deputetja e VMRO-DPMNE-së sot në seancën kuvendore ku shtrohen pyetjet e deputetëve, pyeti ministrin e brendshëm Oliver Spasovski për sigurinë e qytetarëve, ajo nga foltorja e Kuvendit u shpreh se qytetarët nuk ndjehen të sigurte në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Zaturovska përmendi edhe rastin e Shutkës ku u sulmuan fizikisht dy pjesëtare të policisë. Zaturovska madje me pyetje direke deri tek ministri i brendshëm se pse nuk dorëhiqet nga posti. Ministri Spasovski në përgjigjen e tij theksoi se siguria në Maqedoni është rritur që në momentin kur siç u shpreh ai “banditët u larguan…

Lexo më Shumë

Një vrasje ka ndodhur në orët e mesditës në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, ndërsa në vendngjarje janë Policia dhe ndihma e shpejtë. Ndryshe, Telegrafi ka tentuar të marrë informata shtesë për rastin nga Policia e Kosovës, por deri në këto çaste ishte e pamundur. Telegrafi do t’ju mbajë të informuar për rastin. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Policia në Deçan ka arrestuar dy të dyshuar, pasi që të njëjtit si pasojë e një borxhi, kanë kërcënuar tre persona të tjerë. “Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës. Rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

27 Shkurt 2019 / 11:16 Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov priti në takim homologun e tij shqiptar, Gent Cakaj. Në takimin dypalësh u bisedua për projektet e përbashkëta mes Maqedonisë dhe Shqipërisë dhe shkëmbimin e përvojave në procesin integrues. I pari i diplomacisë së vendit falënderoi Cakajn për mbështetjen që Shqipëria i ka dhënë Maqedonisë së Veriut gjatë gjithë rrugëtimit në procesin e deritanishëm drejt integrimeve euroatlantike. Iu falënderova për shpejtësinë që Kuvendi i Shqipërisë tregoi në ratifikimin e protokollit për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Folëm edhe për situatën në rajon. Suksesi i një shteti në rajon…

Lexo më Shumë

Mbrëmjen e së martës, Policia në Ferizaj raportoi një vjedhje të rëndë në këtë qytet. Sipas raportit policor, thuhet se viktima mashkull ka raportuar se të dyshuar të panjohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij me ç‘rast kanë vjedhur një shumë të parave, stoli ari në vlerë të konsiderueshme dhe një pushkë gjuetie për të cilën kishte leje. Njësitet policore janë duke kryer hetime lidhur me rastin. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

27 Shkurt 2019 / 10:26 Kryeministri dhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev dhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut ku është caktuar seancë për pyetjet e deputetëve do të bisedojnë për konfirmimin e kandidatit të përbashkët për zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Zaev dje para mbledhjes koordinuese të partisë deklaroi se nuk janë shumë larg zgjedhjes së kandidatit të përbashkët me partitë politike me të cilat po bisedojnë për këtë, duke përfshirë edhe partnerin e koalicionit në Qeveri, BDI-në. “Gjatë procedurës për përzgjedhjen e kandidatit të përbashkët sot do të kemi edhe shumë…

Lexo më Shumë

27 Shkurt 2019 / 10:07 Raporti i fundit i Agjencisë Evropiane për Siguri të Ushqimit dhe i Qendrës Evropiane për Parandalim të Sëmundjeve, konstaton rritjen e rezistencës së antibiotikëve te popullata në BE.Sipas ekspertëve, më së shumti efikasitet humbin antibiotikët për trajtimin e sëmundjeve të cilat transmetohen nga shtazët te njerëzit, si salmoneloza dhe kampillobakterizës, ndërsa në raste të caktuara ilaçet aspak nuk ndikojnë. Shumica e vendeve anëtare të BE-së konstatojnë se salmonela është gjithnjë më rezistente ndaj antibiotikut Fluorokinol, i njohur si Cipsrofloksacin, alarmojnë autorët e studimit. “Veçanërisht shqetëson rezistenca e kombinuar që nënkupton se në proporcione të dobëta,…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore e Pejës, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve S.SH., R.SH., M.B., dhe J.B për shkak të veprave penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”, nga neni 267, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. “Sipas aktakuzë, të pandehurit S.SH., R.SH., M.B., dhe J.B., me datë 16 janar të këtij vitit, duke vepruar në bashkëveprim, kanë vënë në qarkullim artikuj të dëmshëm ushqimor për shëndetin e njerëzve, për çka të pandehurit ishin në dijeni, në atë mënyrë pasi që i pandehuri M.B., nuk kishte sukses dy herë për shërimin e lopës, i…

Lexo më Shumë

27 Shkurt 2019 / 10:00 Shtatë persona kanë marrë lëndime të lehta trupore në shtatë nga gjithsej 11 aksidente gjatë ditës së djeshme, ndërsa në katër është shkaktuar dëm material. Nga SPB Shkup informojnë se dje policia rrugore ka sanksionuar 27 shoferë të cilët kanë vozitur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, pesë shoferë të cilët kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit, tre të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vendet e shënuara për ta dhe katër shoferë për rreshtim të parregullt. Nga komunikacioni janë përjashtuar 20 shoferë nga të cilët dy kanë…

Lexo më Shumë