28 Shkurt 2019 / 12:47 Komisioni shtetëror për parandalimin e Korrupsionit ka përpiluar një listë prej 42 personave të punësimi i të cilëve vihet në “dyshim”. Për këto persona në seancën e sotme të Komisionit Antikorrupsion do të hapen edhe lëndë. Në listën e cila u bë publike nga mediat, gjendet edhe emir i nipit të Frosina Remenski, deputete e LSDM-së. Gruaja e vëllait të bashkëshortes së ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, motra dhe nipi i ministrit të pushtetit Lokal, Suhejl Fazliu, si dhe shumë emra të personave të cilët ndërlidhen me funksionarë nga udhëheqësia e mëparshme. Një pjesë e…
Author: almakos
28 Shkurt 2019 / 12:31 Me dëgjimin e dëshmitarëve sot në gjykatën Penale në Shkup ka vazhduar gjykimi për mënyrën e arrestimit të Lube Boshkovskit në 2011 në rastin “Tortura” të PSP-së. Në seancën e sotme janë dëgjuar dy dëshmitarë, derisa dy tjerë të planifikuar nuk janë paraqitur në gjykatë, për këtë arsye gjykimi është shtyrë për 2 prill në ora 10. Në rastin e PSP-së “Tortura” së bashku me Sasho Mijalkovin janë të akuzuar edhe njeriu i parë i njësitit për intervenim të shpejtë “Alfa”, Ivica Antevski – Puki dhe pesë veta të tjerë të kësaj njësie. Dëshmitari Lubomir…
Kyetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ka filluar sot vizitën zyrtare ne Rumani. Me këtë rast Zaev u prit nga kryeministrja e Rumanisë, Vorika Dançila. The post Kryeministri Zoran Zaev filloi vizitën zyrtare në Rumani (video) appeared first on ALSAT-M.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person dyshohet se ka keqpërdorur kartelat bankare të dy viktimave, me ç’rast nga xhirollogaritë bankare, viktimave iu janë tërhequr shuma të konsiderueshme të parave rreth 25.000€. Rasti ka ndodhur në Pejë gjatë muajit janar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/ Foto: Ilustrim
Vrasja e 34 vjeçarit, Abid Jashari dje në Prishtinë, tronditi opinionin. Lidhur me këtë vrasje Policia e Kosovës ka dhënë detaje tjera. Lexo po ashtu: Policia ka bërë të ditur se që nga dje kanë bastisur gjashtë lokacione, dhe se sot rreth orës 07:00 është vetë dorëzuar në stacionin policor i dyshuari B.Sh 26 vjeç. “Intensiteti i punës së hetuesve policor, të cilët që nga momenti kur ka ndodhur rasti kanë bastisur gjashtë lokacione për të lokalizuar/arrestuar të dyshuarin, si dhe thirrjet zyrtare nga ana e tyre, kanë bërë që sot rreth orës 07:00 i dyshuari kryesor për këtë rast…
Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar të dyshuarin K.B në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe sot ndaj tij ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, për shkak të dyshimit se ka kryer 17 vepra penale “Mashtrimi” dhe veprën penale “Keqpërdorim i besimit”. Ekziston dyshimi i bazuar se që nga viti 2016, deri në muajin janar 2019, në Kamenicë, i dyshuari K.B., si menaxher i pompës së derivateve ‘’Berisha Petrol’’, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, ka mashtruar 17 klientë dhe partnerë afaristë – të dëmtuar, duke iu kërkuar dhe marrë të holla, në emër të pompës, me…
28 Shkurt 2019 / 10:13 Në Gjykatën penale sot duhet të mbahet seancë e re gjyqësore për Besir Belën dhe Skender Demirin, të akuzuar për vrasjen e Nikolla Sazdovskit. Më 7 shkurt është bërë rikonstruim i vrasjes së Sazdovskit në prani të dëshmitarëve dhe ekspertëve. Rikonstruimi ka zgjatur pothuajse tre orë në stacionin e autobusëve në Autokomandë nën sigurim të madh policor.Avokati i të dëmtuarve, Vanço Shehtanski tha se tregimi i mbrojtjes për një kuti “fantome” metalike sot ka rënë në ujë. “Nuk ekziston një kuti metalike, ajo është kuti e plastifikuar dhe nuk mund të shkaktojë kurrfarë pasoja, megjithatë…
28 Shkurt 2019 / 9:57 Kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti mbrëm arritën marrëveshje që në zgjedhjet presidenciale të shkojnë me kandidat të përbashkët konsensual. Pas takimit të mbrëmshëm Ahmeti tha se ditët në vazhdim do të përcaktohen për njërin nga emrat që përfolën tashmë në media respektivisht Radmilla Shekerinskën, Nikolla Dimtirovin, Oliver Spasovskin apo Stevo Pendarovskin. Emri i kandidatit do të mësohet nesër. Ahmeti tha se me Zaevin kanë biseduar edhe për zhvillimet aktuale dhe krizën mes partnerëve të kaolicionit që u nxit pas zhvillimeve në kuvend me mos heqjen e imunitetit të Tajko Veljanovskit. Nesër…
28 Shkurt 2019 / 9:37 Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut Nikolla Dimitrov do të jetë një nga pjesëmarrësit e “Delfi forumit ekonomik” në Greqi, i cili fillon sot, ndërsa do të zgjasë deri më 3 mars. Sipas agjendës zyrtare, Nikolla Dimitrov nesër në mbrëmje do të ketë fjalim në seancën plenare, ndërsa do të flasin edhe kryeministri grek Aleksis Cipras, shefi i diplomacisë së Qipros, Nikos Hristodulidis, zëvendëskryeministrja e Rumanisë, Ana Birçall, zëvendëskryeministri dhe ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq. Hapja solemne e forumit është caktuar për sot pasdite me fjalimin e presidentit të Greqisë,…
28 Shkurt 2019 / 8:55 Kuvendi sot do ta mbajë seancën e 86-të në të cilën në rend dite mes tjerash është edhe interpelanca për punën e ministrit të Punëve të Brendshme Oliver Spasovski të parashtruar nga deputetët e VMRO-DPMNE-së opozitare. Loading…
28 Shkurt 2019 / 8:47 Kryeministri Zoran Zaev sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Rumani. Zaev, siç theksohet në kumtesën qeveritare, në vizitë është i shoqëruar nga delegacioni qeveritar dhe bashkëshortja e tij. Në kuadër të vizitës zyrtare në Bukuresht, janë parashikuar takime me kreun shtetëror dhe qeveritarë të Republikës së Rumanisë. Kryeministri Zaev paradite do të takohet me kryeministren rumune, Viorika Dançilla, pas së cilës do pasojnë deklaratat për mediat. Për pasdite janë parashikuar pritje të Zaevit dhe delegacionit, tek kryetari i Shtëpisë së deputetëve, Liviu Dragnea, si dhe tek kryetari i Seantit të Republikës së Rumanisë,…
27 Shkurt 2019 / 19:04 Kryeministri Zoran Zaev dhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti arritën marrëveshje që në zgjedhjet presidenciale të shkojnë me kandidat të përbashkët konsensual. Pas takimit Ahmeti tha se ditët në vazhdim do të përcaktohen për njërin nga emrat që përfolën tashmë në media respektivisht Radmilla Shekerinskën, Nikolla Dimtirovin, Oliver Spasovskin apo Stevo Pendarovskin. Emri i kandidatit do të mësohet deri të premten. Ahmeti tha se me Zaevin kanë biseduar edhe për zhvillimet aktuale dhe krizën mes partnerëve të kaolicionit që u nxit pas zhvillimeve në kuvend me mos heqjen e imunitetit të Tajko Veljanovskit. [embedded content]…

