Një i mitur në vitin 1999 kishte kryer në vrasje. Ai tash është në moshë madhore, dhe pas pothuajse 20 vitesh është dënuar nga Gjykata e Ferizajt. Ai është dënuar me 8 vite burgim, për veprën penale “vrasje e rëndë”. Lajmin e ka bërë të ditur Gjykata në Ferizaj, nëpërmjet një komunikate për media. “Trupi Gjykues për të Mitur i Gjykatës Themelore në Ferizaj, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor, të miturin tani madhor Z.V për veprën penale vrasja e rëndë nga neni 147 të KPK-së, e ka shpallur fajtor, dhe të njëjtit i është shqiptuar dënim burgimi në kohëzgjatje prej…
Author: almakos
28 Shkurt 2019 / 15:12 Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot gjatë vizitës zyrtare në Rumani u prit nga kryeministrja e Rumanisë Vorika Dançila. Por, pas aterimit të avionit të qeverisë në aeroportin e Bukureshtit nga fotografitë e publikuara nga qeveria, vërehet se avioni i qeverisë tashmë mban mbishkrimin emrit të ri të shtetit, respektivisht Republika e Maqedonisë së Veriut. Ndryshe, pas takimit kryeministrja e Rumanisë ka njoftuar kryeministrin Zoran Zaev se kanë filluar procedurat për ratifikimin e Protokollit për anëtarësim të shtetit tone në NATO. Në një deklaratë për media ajo ka deklaruar se pret që së…
28 Shkurt 2019 / 14:54 Të drejtat e punëtorëve në Maqedoni nuk respektohen nga punëdhënësit dhe mekanizmat për mbrojtjen e këtyre të drejtave nuk funksionojnë siç duhet. Organet e drejtësisë i zgjasin shumë procedurat duke bërë që gjatë këtij harku kohorë punëtori të jetë i ekspozuar ndaj presionit që mund t’i ushtrojë punëdhënësi, nga ana tjetër sindikatat janë të painformuara. Sipas Komitetit të Helsinikit mekanizmat që rregullativa ligjore parashikon për mbrojtjen e këtyre të drejtave nuk janë të harmonizuara dhe si rezultat nuk janë efikase. Një nga elementët të cilët mund të problematizojnë efikasitetin e mekanizmave mbrojtëse është paqartësia për…
28 Shkurt 2019 / 14:40 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Mal të Zi, ku do të marrë pjesë në aktin e ratifikimit të Protokollit për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Kuvendin i Malit të Zi tashmë ka vendosur në rend të ditës për 1 mars të vitit 2019 edhe ratifikimin e Protokollit. Në seancën plenare ku do të votohet ratifikimi do të marrë pjesë kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi i cili qëndron në vizitë…
Dy ditë më parë në Stacionin Policor në Vushtrri është raportuar një rast i ‘vjedhjes së rëndë’, ku cak i kësaj vjedhjeje ishte një shtëpi private nga ku ishin vjedhur gjësende të ndryshme me një vlerë të konsiderueshme. Veprimet e ndërmarra hetimore kanë rezultuar që të identifikohen dhe arrestohen katër persona të dyshuar për përfshirje në vepër penale vjedhje e rëndë. Personat e dyshuar të arrestuar janë: A. M. 23 vjeç; A. A 20 vjeç; S. I. 21 vjeç; Sh. S 34 vjeç. Në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit janë gjetur dhe janë sekuestruar gjësende të ndryshme, të…
28 Shkurt 2019 / 14:24 Komisioni i Kuvendit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive sot debatoi dhe njëzëri vendosi që ta hedhë poshtë iniciativën për grumbullimin e së paku 150.000 votuesve për shpalljen e referendumit të ri, të ngritur nga Todor Petrovi. Me Iniciativën qytetare e përkrahur nga nënshkrimet e 157 qytetarëve kërkohej shpallja e referendumit në të cilin qytetarët me “për” ose “kundër” duhet të përgjigjen në pyetjen e “A jeni për ndryshim të emrit të shtetit Maqedoni në Maqedonia e Veriut”. Iniciativa hidhet poshtë si e parregullt sepse pyetja e referendumit nuk është në pajtueshmëri me emrin…
28 Shkurt 2019 / 14:10 Rreth 100 organizata joqeveritare u mblodhën përpara Parlamentit të Maqedonisë për të kërkuar sjelljen urgjente të Ligjit për pengimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi. Ndër të tjera ky ligj parasheh lirimin nga pagesa e shpenzimeve për taksa gjyqësore për qytetarët të cilët do të ndërmarrin procedurë për paraqitjen e diskriminimit. Përfaqësuesit e sektorit civil kërkojnë nga deputetët të mbështesin Ligjin dhe të njejtin ta vendosin sa më parë në procedurë parlamentare. Kërkojmë nga kryetari i Kuvendit urgjentisht të ndërmerr masa për sjelljen e Ligjit dhe iu bëjmë thirrje të gjithë deputetët ta mbështesin sjelljen e tij,…
28 Shkurt 2019 / 14:01 Gjykimi i sotëm në Gjykatën Penale për vrasjen e tifozit 20-vjeçar të grupit “Komitat”, Nikola Sazdovski, nuk do të mbahet sepse dosjet e ekspertizës shtesë që janë bërë pas rikonstruimit të rastit nuk janë dorëzuar. Gjykimi i ardhshëm do të mbahet më 5 mars. Më 7 shkurt është bërë rikonstruim i vrasjes së Sazdovskit në prani të dëshmitarëve dhe ekspertëve. Rikonstruimi ka zgjatur pothuajse tre orë në stacionin e autobusëve në Autokomandë nën sigurim të madh policor. Nga lëndimet e marra Sazdovskiu më 9 korrik ndërroi jetë në Klinikën për Anestezi, Reanimacion dhe Mjekim Intensiv.…
28 Shkurt 2019 / 13:42 86 vjeçari nga Shkupi është viktima e radhës nga gripi sezonal. Raporti javor i Institutit të Shëndetit Publik shpalos se pacienti ka qenë i hostpializuar në Klinikën Infektive dhe i njejti ka qenë i prekur edhe nga ndonjë sëmundje tjetër. Gjatë javës së shkuar janë regjistruar 3209 raste me grip dhe sëmundje të tjera të ngjashme, numër ky i cili është për 9% më i lartë krahasuar me javën e kaluar kur të prekur nga gripi kishte 2943. Loading…
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN), pas një pune hetimore, më 27.2.2019, në Skënderaj ka ndaluar tri vetura, gjatë kontrollit të të cilave janë gjetur 20 paketime me substancë që dyshohet të jetë marihuanë, me peshë të përgjithshme prej 10 kg e 835 gramë. Policia ka arrestuar pesë të dyshuar, të cilët dyshohet se kanë qenë pjesë e grupit që kanë kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Të arrestuarit nga policia janë: A.L. 1956; K.L. 1993; G.J 1986; E.L 1995; E.M 1984. Si prova materiale janë konfiskuar edhe…
28 Shkurt 2019 / 13:19 Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, sot ka zhvilluar takim me drejtoreshën e re të UNDP-së në vendin tonë, Narine Sahakyan. Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin e suksesshëm të deritanishëm ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe UNDP-së, si dhe për aktivitetet në vijim që do t’i ndërmarrin të dyja palët në sferën e arsimit. Biseda në këtë takim u fokusua në planet e ardhshme që ndërlidhen me fazën pas arsimit të mesëm, me arsimin e të rriturve, si dhe me politikat që ndërlidhen me procesin…
28 Shkurt 2019 / 13:04 Pasi profesori,Blerim Reka sot përmes rrjetit social Facebook ka konfirmuar kandidaturën e tij si kandidat i pavarur në zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët kumtojnë se përkrahin kandidaturën e Prof. Dr. Blerim Rekës për President të shtetit. Sipas tyre përvoja e tij e pasur akademike dhe diplomatike vetëm do ta fuqizonte funksionin e Presidentit të shtetit. “Si parti opozitare, konsiderojmë se zgjedhjet presidenciale në vend nuk kanë kuptim pa kandidat shqiptar, sepse ndryshe shqiptarët do të reduktoheshin vetëm në votues që japin votën, por jo…

