Author: almakos

1 Mars 2019 / 12:14 Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur kundër idesë për krijimin e një Unioni Ballkanik. Në Samitin e Diasporës, në Tiranë, kreu i shtetit të Kosovës tha se kjo ide cenon kombin shqiptar. Në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim nuk do lejojmë të qarkullojë si ide, edhe pse unë jam dashamirës i diskutimit të ideve, por këto ide duhet të ndërpriten. Ideja e ndonjë unioni ballkanik, është cenim i kombit tonë. Ideja për një union ballkanik është rikthim prapa për Kombin tonë. Unioni i Kosovës, por edhe i Kombit Shqiptar është unioni i BE,…

Lexo më Shumë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë përmes një njoftimi për media thekson se ka konfiskuar sasi të konsiderueshme të armëve ilegale, dhe ka arrestuar dy persona. “Me datën 22.02.2019 stacioni policor në Gjakovë ka marrë informacion për një rast vjedhje grabitqare, ku personi i dyshuar kishte hyrë në një furrë buke i maskuar dhe duke përdorur një mjet të mprehtë nën presionin e kanosjes kishte vjedhur kasafortën me të holla si dhe një telefon mobil e po ashtu gjatë përleshjes me viktimën ky i fundit kishte pësuar lëndime trupore. Në njoftimin për media thuhet se pas një pune operativo-hetimore me…

Lexo më Shumë

1 Mars 2019 / 11:59 Ambasadori amerikan në Shkup Jess Baily, përmes një postimi në Twitter është përshëndetur përfundimisht me qytetarët e Maqedonisë së Veriut, ai ka falenderuar për mikëpritjen, shoqërinë dhe sinqeritetin të gjithë qytetarët duke shtuar “deri herën tjetër” – shihemi ka shkruar ai. Thank you, #NorthMacedonia for your hospitality, friendship, & kindness. Until next time – се гледаме! — Amb. Jess Baily (@AmbBaily) March 1, 2019 Loading…

Lexo më Shumë

1 Mars 2019 / 11:46 Forcat afgane janë përfshirë në një përleshje të armatosur me talibanët pasi militantët sulmuan një bazë të madhe ushtarake në provincën Helmand.Ministria e Mbrojtjes tha se katër militantë janë vrarë përderisa ka pasur edhe viktima në anën e forcave afgane mirëpo nuk janë bërë të ditura detaje.Zëdhënësi i ushtrisë amerikane kolonel, Dave Butler, shkroi në Twitter se “sulmi është parandaluar nga forcat afgane”. Militantët talibanë thanë se kanë vrarë disa ushtarë afganë. Përleshjet mes forcave afgane dhe militantëve talibanë vijnë në kohën kur po vazhdojnë bisedimet për paqen në Afganistan ndërmjet të dërguarit të SHBA-së,…

Lexo më Shumë

Policia ka arrestuar një të dyshuar mashkull në Gjakovë pasi në shtëpinë e tij janë gjetur armë dhe fishekë. “Gjatë kontrollimit të shtëpisë së tij i janë gjetur dhe i janë konfiskuar dy armë zjarri AK-47, një pushkë gjysmë automatike dhe 151 fishekë”, thuhet në raportin e policisë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

1 Mars 2019 / 11:21 Opozita kritikon pushtetin për mos realizim të buxhetit Raporti katërmujor për realizimin e buxhetit të komunës së Tetovës ka shkaktuar përplasje në mes të këshilltarëve të opozitës dhe autoriteteve të komunës së Tetovës. Opozita ka akuzuar se buxheti nuk është realizuar aspak, sidomos në projektet kapitale, ndërsa kanë akuzuar se ndahen mjete për manifestime kulturore dhe jo për projekte në infrastrukturë. Në ndërkohë, kryetari i këshillit të komunës së Tetovës Bekim Memeti është arsyetuar me atë se buxheti realizohet brenda mundësive dhe se nuk mund asnjëherë të realizohet i tërë planifikimi. Vërejtje kishte edhe për…

Lexo më Shumë

Është shoqëruar në stacionin policor një person në Gjakovë, pasi që i njëjti dyshohet se ka falsifikuar disa dokumente, ku ka tentuar që pronën prej 16 ari të komunës ta bartë tek një i dyshuar shtetas i Serbisë. Policia njofton se ka kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, ku janë sekuestruar disa dokumente. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. Rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

1 Mars 2019 / 11:15 Ish-kryeministri Nikolla Gruevski thotë se do ta vrisnin në burg në rast se do të shkonte të vuante dënimin. i në një intervistë për televizionin Italian RAI ka theksuar se po të rrinte në Maqedoni do të ishte në rrezik për tu vrarë,raporton agjencia e lajmeve Ina. “Për momentin nuk kam shumë detaje, por edhe institucionet hetimore atje nuk janë të lira për të kryer hetimet e duhura rreth kësaj”, theksoi Gruevski. Sipas tij, në të shumtën e rasteve ka pasur fushata për likuidimin e tij. Gruevski u arratis në Hungari, ku mori azilin politik,…

Lexo më Shumë

1 Mars 2019 / 10:46 Sot pasdite partnerët e koalicionit qeveritarë LSDM-BDI pritet të shpalosin emrin e kandidatit konsensual për president të shtetit. Deri tani në opinion janë lakuar disa emra, megjithatë ndër emrat më të përfolur mbeten ai i Stevo Pendarovskit, Nikolla Dimitrovit, Radmilla Sheqerinskës dhe Oliver Spasovskit. Megjithatë mbetët të shihet nëse ndonjëri nga këta emra do të merr dritë jeshile për të hyrë në garën për president apo do të del ndonjë emër tjetër. Ndërkohë VMRO-ja opozitare do të garoj me profesoreshën universitare Gordana Siljanovska, ndërsa opozita shqiptare: Aleanca për Shqiptarët dhe BESA do të mbështesin profesorin…

Lexo më Shumë

1 Mars 2019 / 10:24 Një këmbësor ka marrë lëndime të rënda, ndërsa një person tjetër është lënduar më lehtë në dy nga pesë aksidente gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në tre aksidente është shkaktuar dëm material. Një këmbësor ka marrë lëndime të rënda, ndërsa një person tjetër është lënduar më lehtë në dy nga pesë aksidente gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Shkup. Në tre aksidente është shkaktuar dëm material. Nga MPB-ja informojnë se dje policia rrugore ka zbuluar dhe sanksionuar 27 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga…

Lexo më Shumë

1 Mars 2019 / 10:16 Rusia dhe Demokracia e Re janë kundër Marrëveshjes së Prespës, por mospajtimet e tyre janë të ndryshme. Partia opozitare greke nuk është kundër anëtarësimit të Shkupit në NATO, brifojnë  burime të Demokracisë së Re për mediet greke, në fund të vizitës së Kirjakos  Micotakis në Moskë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina. Rusia dhe Demokracia e Re janë kundër Marrëveshjes së Prespës, por mospajtimet e tyre janë të ndryshme. Partia opozitare greke nuk është kundër anëtarësimit të Shkupit në NATO, brifojnë  burime të Demokracisë së Re për mediet greke, në fund të vizitës së Kirjakos …

Lexo më Shumë

1 Mars 2019 / 9:50 Sot shënohet Dita Ndërkombëtare për zero diskriminim, në të cilën bëhet thirrje për t’i dhënë diskriminimit dhe për të kremtuar diversitetin, tolerancën dhe gjithë përfshirjen. Diskriminimi është trajtimi i personave në situata analoge në mënyrë të ndryshme, ose trajnimi i njëjtë i personave në situata të ndryshme, pa justifikim objektiv dhe të arsyeshëm.Që nga fillimi i njerëzimit, diskriminimi, qoftë në një formë, qoftë në tjetrën ka paraqitur problem. Diskriminim është bërë gjithkund ndaj njerëzve autoktonë dhe ndaj minoriteteve, diskriminimi ndodh ndaj fëmijëve, grave të cilat trajtohen si qenie njerëzore më pak të vlefshme, njerëzve të…

Lexo më Shumë