Author: almakos

2 Mars 2019 / 10:54 Shefi i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Nikolla Dimitrov dhe ai i Greqisë, Jorgos Katrugallos, sot do të realizojnë takim në margjinat e Forumit ekonomik, që mbahet në Delfi, Greqi. Agjencia greke e lajmeve ANA-MPA, duke iu referuar burimeve diplomatike, dje publikoi se fokusi i takimit Damitrov – Katrugallos do të vendoset në implementimin e Marrëveshjes së Prespës, si dhe në problemet teknike dhe praktike që për çdo ditë paraqiten gjatë zbatimit. Në ditën e parë të pjesëmarrjes në Forumin ekonomik, ministri i Punëve të Jashtme ka mbajtur fjalim, ndërsa ka realizuar edhe disa takime…

Lexo më Shumë

2 Mars 2019 / 10:00 Së shpejti do të bëhem kryeministri i parë, i cili zyrtarisht do ta vizitojë Shkupin, i shoqëruar nga një biznes-delegacion, e më vonë do të formohet edhe këshill i lartë për bashkëpunim të Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, zbuloi kryeministri grek Aleksis Cipras gjatë fjalimit të tij në forumin e katërt ekonomik në Delfi. “Dëshiroj t’ju zbuloj, se shumë shpejtë do të bëhem kryeministri i parë grek, i cili zyrtarisht do ta vizitojë Shkupin, i shoqëruar nga një biznes-delegacion. Dhe në mënyrë shtesë do të qasemi ndaj mbledhjes themeluese të këshillit të lartë për bashkëpunim…

Lexo më Shumë

2 Mars 2019 / 8:15 Zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski dhe Drejtori i Infrastrukturës së Hekurudhave, Irfan Asani gjatë ditës së sotme do të kryejnë kontroll të punëve ndërtimore në linjën hekurudhore Kumanovë – Bellakovc. Zyrtarët e lartpërmendur kontrollin do ta kryejnë në afërsi të rrugës rajonale Kumanovë – Sveti Nikollë. Loading…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës ka njoftuar, se një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prishtinë. Rasti ka ndodhur të premten rreth orës 16:00 personi me inicialet Y.Z, 43-vjeçar, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në rrugën “Avdyl Ramaj” në Prishtinë. “Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Trupi i pajetë është dërguar për obduksion. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për sqarimin e rrethanave të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexo më Shumë

1 Mars 2019 / 22:43 Stevo Pendarovski do të jetë kandidati i përbashkët presidencial i pushtetit pas takimit të sotëm me partitë nga koalcioni i kryesuar nga LSDM-ja dhe koalcioni qeveritar dhe të gjithë përkrahësit e idesë  për kandidat të përbashkët për president të shtetit. Në vazhdim ju paraqesim një biografi të kandidatit për president, Stevo Pendarovski. Stevo Pendarovski i lindur më 3 prill të vitit 1963 në Shkup është politikan, profesor dhe analistë. Pendarovski është docent për siguri ndërkombëtare, politikë të jashtme dhe globalizim, në Fakultetin për Shkenca Politike në Universitetin Amerikan Kolexh-Shkup dhe ish kandidat për President të…

Lexo më Shumë

1 Mars 2019 / 20:40 Stevo Pendarovski është nominuar nga LSDM-ja si kandidat i përbashkët për president. Zoran Zaev pas takimit me strukturat partiake ka njoftuar se partia dhe të gjithë kandidatet tjerë janë përcaktuar për Pendarovskin si kandidat presidencial. Zaev tani ndodhet në takim me të gjithë partneret e koalicionit ku edhe shumë shpejtë pritet të zyrtarizohet emri i Pendarovskit, derisa pajtohen partnerët. Kryeministri dhe lider i LSDM-së, Zoran Zaev dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti të mërkurën arritën marrëveshje për kandidatin e përbashkët presidencial, i cili pritet të mbështetet nga Alternativa dhe PDSH-ja. Aleanca për Shqiptarët dhe BESA,…

Lexo më Shumë

Pushteti po vazhdon ta mbajë të fshehur emrin e kandidatit të përbashkët për president. Kryeministri Zaev pritet të mbajë takim me strukturat partiake por edhe partnerët e koalicionit qeveritar. Në takim do të shqyrtohen të preferuarit për kandidat presidencial. Zaev deklaroi se kanë listë të shkëlqyer për shqyrtimin e favoritëve dhe beson se shumica e personave nga kjo listë kanë shansin të jenë president i ardhshëm i Republikës së Maqedonisë të Veriut. Emri i kandidatit për president të shtetit nga partitë në pushtet pritet të mësohet sonte. The post Pushteti, bisedime finale për kandidatin e përbashkët appeared first on ALSAT-M.

Lexo më Shumë

1 Mars 2019 / 19:56 Partia Liberal-Demokrate do të mbështesë kandidatin e përbashkët për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut, që do të harmonizohet midis partnerëve të koalicionit dhe partitë e tjera të cilat japin mbështetje për kandidatin e partisë në pushtet. Anëtarët e Bordit Ekzekutiv e sollën këtë vendim pas mbledhjes së sotme brenda partisë. “Për Partinë Liberal Demokratike, është jashtëzakonisht e rëndësishme që Republika e Maqedonisë së Veriut të fitojë një president i cili do të bashkojë të gjithë qytetarët e vendit, pavarësisht nga përkatësia e tyre kombëtare, etnike apo fetare, por gjithashtu një president i cili…

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për pesë shtetasit kosovarë E.L, K.L, E.M, G.J dhe A.L, për shkak të dyshimit të bazuar që të njëjtit kanë kryer veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge”. Sipas prokurorisë, për të njëjtit ekziston dyshimi i bazuar që me datën 27 shkurt rreth orës 16.00 pa autorizim e me qëllim shitje kanë transportuar nga Ferizaj për në Skenderaj sasinë prej 10 kilogramë e 835 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë, e ku janë ndaluar nga policia, po ashtu…

Lexo më Shumë

1 Mars 2019 / 18:37 Një zjarr i madh ka rënë në afërsi të Shën Nikollës në fshatin Qoseleri. Komandanti i zjarrfikësve në Shën Nikollë, Kiril Kolev thotë se “bëhet fjalë për një zjarr, që përhapet shumë shpejtë, për shkak të erës”. “Janë përfshirë dhjetë kodra dhe pyje pishore. Bëhet fjalë për një hapësirë të madhe dhe tani për tani nuk mund të themi se çfarë sipërfaqe është përfshirë. Në terren jemi të gjithë zjarrfikësit nga Njësitë Territoriale Kundër Zjarrit (NJTKZ) në Shën Nikollë. Në ndihmë na erdhën edhe zjarrfikësit e Shtipit, ndërsa i presim edhe nga Velesi”, thotë Kolev.…

Lexo më Shumë

1 Mars 2019 / 17:28 Kuvendi i Malit të Zi sot e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Votimi ishte unanim dhe 44 deputetë votuan “për”. Deputetët e opozitës nuk ishin në sallë. Në mbledhje mori pjesë kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi. Vendet-anëtare të NATO-s më 6 shkurt e nënshkruan Protokollin për inkuadrim të Maqedonisë së Veriut në Aleancë. Pas ratifikimit të Protokollit në parlamentet e të gjitha 29 vendeve-anëtare të Aleancës, Maqedonia e Veriut edhe zyrtarisht do të bëhet anëtare e barabartë. Protokollin sot e ratifikoi edhe…

Lexo më Shumë

1 Mars 2019 / 16:48 Pushteti po vazhdon ta mbajë të fshehur emrin e kandidatit të përbashkët për president. Aktualisht, kryeministri Zoran Zaev ndodhet në takim me strukturat partiake ndërsa më vonë të gjithë partnerët do të mblidhen për të vendosur emrin e kandidatit. Zaev tha se dhjetë emra do të shqyrtohen për kandidat të mundshëm dhe se është e mundur që sot të dihet emri i kandidatit. [embedded content] Loading…

Lexo më Shumë