Shtatë përfaqësues nga Komisioni për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian (AFET) të kryesuar nga eurodeputeti estonez Tune Kelam, do të takohen me udhëheqësinë politike, opozitën dhe përfaqësuesit e shoqërisë qytetare. Siç kumtoi Delegacioni i BE-së në Shkup, eurodeputetët, gjithashtu, do të vizitojnë një projekt të financuar nga BE-ja, që të shohin se si fondet evropiane funksionojnë në praktikë, pas çka Tune Kelam do të japë deklaratë për mediet. Delegacioni i Komisionit të Punëve të Jashtme të PE (AFET) përbëhet nga Kelam (EPP), i cili është edhe kryesues, eurodeputeti rumun Kristian Preda, (EPP), Knut Flekenshtajn (SD) nga Gjermania, Huan Fernando…
Author: almakos
Në orët e pasdites të enjtes nga hetuesit e krimeve të rënda të Sektorit të Hetimeve Rajonale në Mitrovicë, në bashkëpunim me njësitet policore të rajonit të Prishtinës janë arrestuar tre persona të dyshuar për “rrëmbim, detyrim, lëndim i lehtë trupor” dhe “përdorim i armës”. Personat e dyshuar të arrestuar janë: G. G. 30 vjeç, L. O. 35 vjeç, A. M. 38 vjeç. Arrestimi i të dyshuarave është bërë në një lokacion në qytetin e Prishtinës, mbi dyshime të arsyeshme për përfshirje në një rast të raportuar më datën 24 shkurt 2019, në zonën e përgjegjësisë të Skenderajt. Pas procedurave…
Sot në orët e mëngjesit një person është goditur nga treni në Pejë. Xhevat Ibraj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajon e Pejës e konfirmoi rastin për Telegrafin, duke thënë se ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së premtes. Ai bëri të ditur se Policia është në vendin e ngjarjes dhe më vonë do të dalin me detaje shtesë. /Telegrafi/
28 Shkurt 2019 / 23:24 Kryetari i Aleancës për Shqiptarët tha në emisionin “Rruga drejt” se mosvendosja në votim e shkarkimit të deputetit, Trajko Veljanovski, është shkelje e rëndë e rregullores nga ana e kryetarit të Kuvendit. Ai shkoi edhe më tej duke shpjeguar procedurën se nuk mund të jepen pauza apo procedurale 15 minuta para votimit. Mosvendosja në votim e shkarkimit të deputetit Trajko Veljanovski është shkelje e rëndë e rregullores nga ana e kryetarit të Kuvendit. Sepse këto janë çështje që janë të afatizuara. Në 11:45 minuta, kryetari i Kuvendit duhet të siguronte kushtet për votim, nuk jepet as…
28 Shkurt 2019 / 22:24 Analisti Xhelal Neziri i ftuar në emisionin “Rruga drejt” në Alsat përballë kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, tha se opozita shqiptare dhe ajo maqedonase duhet të jetë shembull në nivel lokal sepse i zgjedh kuadrot më të mirë dhe të lihet një herë e mirë anash nepotizmi. Opozita në këtë rast, Aleanca për Shqiptarët, por edhe opozita maqedonase, duhet të jetë shembull në pushtetin lokal sepse i zgjedh kuadrot më të mirë, sidomos kur bëhet fjalë për arsimin. Pasi rrënimi i arsimit, rrënimi i shëndetësisë me punësime partiake dhe familjare, janë rrënim i dy…
28 Shkurt 2019 / 21:41 Një 23 vjeçar nga fshati Poum I Strugës sot në orët e pasdites është qëlluar më armë zjarri. Sipas informative të Alsat nga SPB Ohër, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:40 minuta, kur personi me iniciale U. B. I lindur në vitin 1997 nga fshati Poum ka gjuajtur me armë mbi personin Z. B. I lindur në vitin 1996 dhe V.B I lindur në vitin 1973 si dhe ndaj disa personave të tjerë. 23 vjeçari Z.B. ka ndërruar jetë në vendngjarje derisa V.B. është dërguar në spitalin e Strugës. Personi U.B. I cili ka gjuajtur…
28 Shkurt 2019 / 18:06 Shtatë ditarë janë vjedhur nga Shkolla e Mesme “Ibrahim Temo” në Strugë. Bëhet fjalë për gjashtë ditarë nga paralelet shqipe të vitit të dytë dhe një nga paralelja me mësim në gjuhën turke. Nga kamerat e sigurisë që janë vendosur në oborr dhe brenda në shkollë mund të vërehej se ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22. Deri tani një person i panjohur, pasi që paraprakisht ka parkuar makinën e tij, ka hyrë në shkollë, e më pas edhe në Kabinetin e arsimtarëve ku gjenden ditarët. Nga kjo shkollë shprehen se nuk u janë të…
28 Shkurt 2019 / 16:35 VMRO DPMNE-ja dorëzoi në antikorupsion një listë me qindra raste të nepotizmit. Sipas partisë opozitare, në këtë listë përfshihen familjarë të funksionarëve, deputetëve dhe drejtorëve, kryesisht të LSDM-së. [embedded content] Loading…
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ngritur aktakuzë kundër serbëve B.B., B.M., dhe S.M, për shkak të dyshimit për veprat keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, falsifikim i dokumentit zyrtar dhe veprën penale deklarimet e rreme sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës. I pandehuri B.M., ka kryer veprën penale dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale dhe deklarimet e rreme. Ndërsa, i pandehuri S.M., ka kryer veprën penale dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprës penale dhe deklarimet e rreme. Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të…
28 Shkurt 2019 / 16:09 Secili qytetarë do të mund të mësojë nëse DSK-ja e reformuar dhe e shndërruar në Agjenci për Siguri Kombëtare, e ndjek ose e përgjon atë. Me ndryshimet e propozuara ligjore të cilat tashmë kanë hyrë në procedurë parlamentare, Agjencia për Siguri Kombëtare do të jetë organ i pavarur nga Ministria e Brendshme dhe të punësuarit e saj nuk do të kenë autorizime policore. Çdo qytetar, personalisht për të, do të ketë të drejtë të mësojë nëse Agjencia mbledh të dhëna për të dhe në afat prej 30 ditësh të marrë përgjigje. Është qartë e definuar…
28 Shkurt 2019 / 16:02 Mos-marrja e vendimit për imunitetin e deputetëve në rastet kur ka kërkesë nga Gjykata nuk duhet të shndrrohet në praktikë, vlerëson profesori i të drejtës Kushtetuese Bajram Pollozhani. Sipas tij, dispozitat ligjore parashohin që Kuvendi është i obliguar të marrë një vendim, edhe kur trupat punues nuk kanë një propozim konkret. Edhe në rastet kur nuk ka propozim adekuat në këtë drejtim, Kuvendi drejtpërdrejtë në seancë plenare mund ta marrë ose të mos marrë imunitet, pra të sjellë vendim. Duhet të jetë menaxhim i seancave parlamentare më me përgjegjësi dhe të mbahet llogari me kohë…
28 Shkurt 2019 / 15:46 Deri më 9 mars kandidatët për president mund të mbledhin nënshkrimet e qytetarëve për të garuar në Zgjedhjet Presidenciale. Deri në ditën e fundit të shkurtit në KSHZ janë paraqitur pesë kandidat, prej të cilëve Gordana Siljanovska-Dafkova nga radhët e VMRO DPMNE-së ka siguruar këtë status. Deri dje, kandidati i mundshëm Amdi Bajram ka mbledhur 3442 nënshkrime, Dimçe Petrevski 222 nënshkrime, Filip Petrovski 847 nënshkrime, kurse kandidati i mundshëm Josif Miçevski aktualisht ka siguruar vetëm 7 nënshkrime. Të gjithë të interesuarit munden që deri në ditën e fundit, që sipas ligjit është 9 marsi, të…

