28 Shkurt 2019 / 23:24
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët tha në emisionin “Rruga drejt” se mosvendosja në votim e shkarkimit të deputetit, Trajko Veljanovski, është shkelje e rëndë e rregullores nga ana e kryetarit të Kuvendit. Ai shkoi edhe më tej duke shpjeguar procedurën se nuk mund të jepen pauza apo procedurale 15 minuta para votimit.
Mosvendosja në votim e shkarkimit të deputetit Trajko Veljanovski është shkelje e rëndë e rregullores nga ana e kryetarit të Kuvendit. Sepse këto janë çështje që janë të afatizuara. Në 11:45 minuta, kryetari i Kuvendit duhet të siguronte kushtet për votim, nuk jepet as procedurale, as pauz, sepse ndryshe ai ka bërë një precedent shumë të rrezikshëm. Ka disa momente që janë të afatizuara- tha Sela.
Loading…