Sot në orët e mëngjesit një person është goditur nga treni në Pejë.
Xhevat Ibraj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajon e Pejës e konfirmoi rastin për Telegrafin, duke thënë se ngjarja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së premtes.
Ai bëri të ditur se Policia është në vendin e ngjarjes dhe më vonë do të dalin me detaje shtesë. /Telegrafi/



