Author: almakos

27 Shkurt 2019 / 18:21 Pas takimit mes kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të BDI-së Ali Ahmetit në lidhje me zgjedhjet presidenciale . Ahmeti në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se është arritur marrëveshje mes tij dhe Zaevit për të mbështetur kandidatin  e përbashkët për president. Ndryshe, LSDM-ja të premten do të shpall emrin e kandidatit për president. “Sa po përfundova takimin me Zoranin, Kryetarin e LSDM-së, me të cilin arritëm dakordësi për ta mbështetur një kandidat të përbashkët për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Shpreh bindjen që ky koncept do të gjej mbështetjen e shumicës dërmuese…

Lexo më Shumë

27 Shkurt 2019 / 17:50 Qeveria e Serbisë miratoi konkluzionin mbi përdorimin e emrit Maqedonia e Veriut, në bazë të njoftimit nga qeveria maqedonase drejtuar të gjithë anëtarëve të OKB-së. “Nëse marrim parasysh se Serbia ka marrëdhënie të mira me këtë vend fqinj dhe se ndryshimi i emrit është bërë në mënyrë të ligjshme, qeveria e Serbisë konstaton ndryshimin e emrit dhe gjatë komunikimeve të ardhshme do të përdoret emri Republika e Maqedonisë së Veriut ose emri i shkurtuar Maqedonia e Veriut”, thuhet mes tjerash në komunikatën e  qeverisë serbe. Loading…

Lexo më Shumë

27 Shkurt 2019 / 17:23 Autoritetet hungareze kanë ndërprerë hetimin ndaj ish-kryeministrit në arrati, Nikolla Gruevski, njofton portali hungarez 444.xy. Sipas informatave, u konstatua se Gruevski kishte dokumente të vlefshme udhëtimi gjatë kalimit të tij në kufirin Hungari-Serbi dhe në pikat e tjera kufitare. Rrjedhimisht, hyrja e Gruevskit në zonën Shengen është në përputhje me të gjitha ligjet. Siç transmetojnë mediat hungareze, Gruevski nuk ka realizuar asnjë shkelje ligjore. Loading…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën një muaj arrest shtëpiak kundër RR.M., për shkak se dyshohet të ketë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe legalizim i përmbajtjes së pavërtetë, derisa nga një muaj paraburgim u ka caktuar dy të pandehurve tjerë M.A. dhe A.M., për shkak të legalizimit të përmbajtjes së pavërtetë dhe mashtrim. Sipas njoftimit, Gjykata ka konstatuar se është përmbushur kriteri ngase ekzistojnë rrethana të cilat tregojnë rrezikun e ikjes nga ana e të pandehurve. Po ashtu, gjykata ka konstatuar se janë plotësuar kushtet e nevojshme për caktimin e paraburgimit për të pandehurit…

Lexo më Shumë

27 Shkurt 2019 / 16:06 Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bujar Osmani, mbajti takim me Sekretarin e Përgjithshëm për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Ekonomike në Ministrinë për Punë të Jashtme të Republikës së Greqisë, Joanis Brahos. Në takim u hapën temat për përmbushjen e detyrimeve që dalin nga Marrëveshja e Prespës, bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve, me fokus të veçantë në integrimin ekonomik rajonal si dhe reformat ekonomike të realizuara deri më tani. Qëllimi i bisedimit ishin mundësitë e avancimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha fushat e theksuara, me fokus të veçantë në projektet për bashkëpunim ndërkufitar të…

Lexo më Shumë

27 Shkurt 2019 / 15:58 Gjykata penale, në një komunikatë për mediat, kundërshton pretendimet e Xhaferit për përgjegjësinë e gjykatës në rast të arratisjes së deputetëve të dyshuar. Në komunikatë thuhet se Gjykata nuk mund të marrë masa sigurie nëse për këtë nuk krijohen kushte. “Jemi dëshmitar se për herë të parë, Kuvendi, i cili është kompetent për vendimin për imunitetin, në afatin e paraparë ligjor të mos marrë vendim dhe më këtë t’i pamundësojë gjykatës të vendosë për paraburgimin e deputetëve. Për këtë, janë të papranueshme deklaratat se Gjykata do të jetë përgjegjëse për zgjatjen e procedurës, për deri…

Lexo më Shumë

27 Shkurt 2019 / 15:45 Gjykata Supreme thuajse një javë ka përgjigje nga prokurori publik për ankesat e avokatëve për arrestin shtëpiak të Orce Kamçevit dhe dy personave të tjerë të akuzuar në rastin “Perandoria”, por ende nuk ka marrë vendim. Një nga shkaqet e mundshme që puna nuk ecë si duhet është që përgjigja e ankesës nuk erdhi nga Prokuroria e rregullt siç kërkoi Gjykata Supreme. Në gjykatën me të cilën kryeson Jovo Vangellovski përgjigje për ankesën dërgoi Katica Janeva, pasi prokurori shtetëror Lubomir Jovevski ia dërgoi lëndën që ia kishin dërguar atij. Më datë 21.02.2019 deri te Gjykata…

Lexo më Shumë

27 Shkurt 2019 / 15:26 46 mijë euro të tjera do të shkojnë në llogari të kompanisë nga Kumanova “De Lux – Auto”. Qyteti i Shkupit nga ta bleu një furgon për nëntë persona. Furgoni “Wolswagen Caravel Comfortline” bëhet pjesë e flotës vozitëse të Qytetit të Shkupit. Sipas dokumentacionit të tenderit të publikuar nga Byroja e Prokurimit Publik, oferta e kompanisë nga Kumanova ka qenë e vetme. Në marrëveshjen e publikuar në specifikacionin teknik qëndron se furgoni duhet të ketë të paktën 150 kuaj fuqi, Euro 6 standard, marsh automatik, bord kompjuter. Nga Qyteti i Shkupit shpjegojnë se vendimi për…

Lexo më Shumë

27 Shkurt 2019 / 15:16 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, realizoi takim me zëvendësministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj. Në takim, të dy bashkëbiseduesit u shprehën të kënaqur për ratifikimin e Protokollit aderues për NATO në Parlamentin e Shqipërisë. Është theksuar bashkëpunimi i shkëlqyeshëm ndërmjet Tiranës dhe Shkupit në vitet e kaluara, si dhe angazhimet e Shqipërisë për mbështetjen e vendit tonë në rrugën evropiane. Kryetari Talat Xhaferi theksoi se, Republika e Maqedonisë së Veriut është në rrugë të sigurt drejt NATO-s, ndërsa vendi punon me përkushtim…

Lexo më Shumë

27 Shkurt 2019 / 14:49 Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk do të punojë nga 1 prilli kur edhe fillon zyrtarisht fushata parazgjedhore për zgjedhjet presidenciale. Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi thotë se kjo është një praktikë e zakontë që Kuvendi të mos mbajë seanca në atë periudhë, por lë mundësi të thirr seancë nëse paraqitet nevojë e jashtëzakonshme. Ai në takimin e sotëm me mediat theksoi se nëse në raundin e dytë zgjedhor nuk ka census dhe nuk zgjidhet presidenti i ri i shtetit, sipas Kushtetutës kryetari i Kuvendit e kryen detyrën në periudhë prej të paktën…

Lexo më Shumë

27 Shkurt 2019 / 14:34 Në rast se deputeti i VMRO-DPMNE-së Trajko Veljanovski arratiset, faji nuk është i Kuvendit, thotë kreu i ligjvënësit Talat Xhaferi. Me këtë ai ju kundërpërgjigj prokurores Villma Ruskovska e cila kishte deklaruar se pas dështimit të Kuvendit për t’i hequr imunitetin Veljanovskit me qëllim të paraburgimit të tij, përgjegjësia në rast të ikjes mbetet te institucioni ligjvënës. Duke manifestuar nervozizëm të skajshëm ndaj pyetjeve të gazetarëve, Xhaferi në takim joformal përsëriti qëndrimet kontradiktore për atë se pse dështoi heqja e imunitetit të Veljanovskit. Në emisionin 200 në Alsat, Xhaferi insistonte se ka konvokuar seancë në…

Lexo më Shumë

27 Shkurt 2019 / 13:33 Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela përmes një reagimi procedural reagoi për shkak se ishte i 17 në listë për të parashtruar pyetje kryeministrit dhe ministrave të kabinetit të tij qeveritarë. Këtë Sela e cilësoi si turp dhe si tentim të pushtetit për të heshtur opozitën rreth shumë çështje siç ishte ajo për imunitetin e Trajko Veljanoskit dhe marrjen e kompetencave të arsimit Komunës së Gostivarit. “Kjo që po ndodhë është vërtet turp. Unë jam përfaqësues i opozitës. Shqiptarët që nuk përfaqësohen nga kjo qeveri, dëshirojnë që përmes opozitës, përmes pyetjeve tona zëri i…

Lexo më Shumë