27 Shkurt 2019 / 17:23
Autoritetet hungareze kanë ndërprerë hetimin ndaj ish-kryeministrit në arrati, Nikolla Gruevski, njofton portali hungarez 444.xy.
Sipas informatave, u konstatua se Gruevski kishte dokumente të vlefshme udhëtimi gjatë kalimit të tij në kufirin Hungari-Serbi dhe në pikat e tjera kufitare. Rrjedhimisht, hyrja e Gruevskit në zonën Shengen është në përputhje me të gjitha ligjet. Siç transmetojnë mediat hungareze, Gruevski nuk ka realizuar asnjë shkelje ligjore.
Loading…