28 Shkurt 2019 / 14:40
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Mal të Zi, ku do të marrë pjesë në aktin e ratifikimit të Protokollit për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO.
Kuvendin i Malit të Zi tashmë ka vendosur në rend të ditës për 1 mars të vitit 2019 edhe ratifikimin e Protokollit.
Në seancën plenare ku do të votohet ratifikimi do të marrë pjesë kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi i cili qëndron në vizitë zyrtare në Mal të Zi.
Siç kumtoi pres shërbimi i Kuvendit, në suaza të vizitës Xhaferi do të ketë edhe takim dypalësh me nikoqirin e tij kryetarin e Kuvendit të Malit të Zi Ivan Brajoviq.
Loading…