28 Shkurt 2019 / 12:31
Me dëgjimin e dëshmitarëve sot në gjykatën Penale në Shkup ka vazhduar gjykimi për mënyrën e arrestimit të Lube Boshkovskit në 2011 në rastin “Tortura” të PSP-së. Në seancën e sotme janë dëgjuar dy dëshmitarë, derisa dy tjerë të planifikuar nuk janë paraqitur në gjykatë, për këtë arsye gjykimi është shtyrë për 2 prill në ora 10. Në rastin e PSP-së “Tortura” së bashku me Sasho Mijalkovin janë të akuzuar edhe njeriu i parë i njësitit për intervenim të shpejtë “Alfa”, Ivica Antevski – Puki dhe pesë veta të tjerë të kësaj njësie.
Dëshmitari Lubomir Mihajlovski, i cili është edhe avokat, ka thënë se më datë 6 qershor 2011 rreth orës 16.00 i është lajmëruar Lube Boshkovski dhe i ka thënë që të shkojë në stacionin policor Gazi Babë, që ta mbrojë sepse është arrestuar.
Në fillim të seancës gjykatësja Aleksandra Risteska ka informuar se dy dëshmitarë nuk janë paraqitur në gjykatë dhe ka theksuar se është kërkuar nga MPB që të vërtetohet nëse janë të kapshëm.
Dëshmitari i dytë Igno Stojkov, ka thënë se e ka parë një pjesë të arrestimit. Se si është arrestuar nga kolegët e tij dhe është futur në makinë. Nuk, jam afruar sepse njihesha më herët me Lube Boshkovskin dhe për këtë arsye mora maskë taktike dhe jelek anti plumb ka thënë dëshmitari Stojkov.
I pyetur nga prokurori i PSP-së Lubomir Lape, se a ka dëshmuar njëjtë edhe në Prokurorinë Publike, një gjë e tillë nuk është konfirmuar.
Loading…


