Author: almakos

26 Shkurt 2019 / 17:15 Ali Ahmeti në një konferencë për shtyp me gazetarët foli për herë të parë edhe për atë që ndodhi dy ditë më parë në Kuvend, ku kryetari i Parlamentit nuk e hodhi në votim heqjen e mandatit të deputetit të VMRO-DPMNE-së, Trajko Veljanovski. Ahemti tha se Veljanovskin nuk e shpëtoi askush, por u respektua rregullorja e kuvendit dhe ligjet në funksion duke mbrojtur kështu në mënyrë të drejtpërdrejt kryetarin e Kuvendit. Nuk është asnjë fajtor për mosmarrjen e imunitetit të Veljanovskit. Uluni, lexojeni rregullore, uluni me kryetarin  e Kuvendit dhe ju shpjegon rregullore, sepse përgjegjësinë…

Lexo më Shumë

26 Shkurt 2019 / 16:28 Ndërkaq për VMRO-DPMNE-në dorëheqja e drejtorit të burgut hetues të Shutkës është vetëm aktrim i Qeverisë. Zëdhënësi i VMRO-së opozitare Naum Stoillkovski nuk mjaftohet me masat disiplinore ndaj 11 personave, duke kërkuar hetim detal dhe nxjerrjen e porositësve të incidentit para organeve të drejtësisë. [embedded content] Loading…

Lexo më Shumë

26 Shkurt 2019 / 16:06 Vendosja e dy risive në sistemin elektronik “Termini Im” nuk ka sjellë rezultatet e pritura. Vetëm një ditë më parë janë dhënë mbi 96,000 udhëzime mjekësorë prej të cilave “Urgjente 24” rreth 5 mijë, “Pa termin” janë dhënë rreth 2 mijë, ndërsa nga mjeku amë janë dhënë mbi 2600 udhëzime urgjente. Përfaqësuesit e Drejtorisë së Shëndetësisë Elektronike dyshojnë për keqpërdorime gjatë dhënies së udhëzimeve urgjente por thonë se një gjë e tillë do të mbikëqyret nga autoritetet përkatëse. [embedded content] Ka raste dhe hapësirë për të dyshuar në funksionimin e drejtë të dhënies së udhëzimeve…

Lexo më Shumë

26 Shkurt 2019 / 15:51 Ish kryeministri Nikolla Gruevski, shefi i tij i kabinetit Martin Protugjer, ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov dhe kryeshefi i dikurshëm Goran Grujovski as që kanë dyshuar se “infromatori” Zvonko Kostovski është personi që i ka nxjerrë bisedat e përgjuara nga DSK. Kostovski në seancën gjyqësore për rastin “Target- Fortesa” për përgjimin ilegal dëshmoi se pikërisht katër personat në fjalë, në tetor të vitit 2014-të, e kanë thirrur në takim në orët e natës në DSK. Prej tij kanë kërkuar mendim se si është e mundur që opozita t’i posedojë “bombat”, për çka veçmë kanë…

Lexo më Shumë

Policia e Pejës të hënën në mbrëmje ka arrestuar dy persona të cilëve u ka gjetur një sasi të konsiderueshme të armëve. Sipas një njoftimi për media, aksioni është ndërmarrë në në fshatin Lutogllavë, ku policia kishte vërejtur dy të dyshuar që kanë lëvizur në anën e kundërt me veturën e policisë, me ç’rast ishte vënë re se një nga të dyshuarit në gjoks mbante një armë “AK47”, ndërsa tjetri ishte pas tij me dorashka në dorë. P Policët kishin dalë nga vetura dhe kishin urdhëruar të dyshuarit të lëshonin armën dhe të shtriheshin në tokë. “Të dyshuarit A. B.…

Lexo më Shumë

26 Shkurt 2019 / 15:41 Qytetarët që kanë ndërtuar objekte të paligjshme, për t’i legalizuar ato, do të duhet të paguajnë çmim dy herë më të lartë për shërbimet komunale, sesa që duhej fillimisht të paguajnë. Por, nëse objekti i ndërtuar në mënyrë të paligjshme nuk përputhet me Planin Urbanistik të Komunës, atëherë ndërtimi i paligjshëm do të prishet. Këto janë propozim-rregullat e reja për legalizimin e objekteve të ndërtuara të paligjshme. Përfaqësuesit e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve dhe një ekip prej pesë kryetarëve të komunave do të përgatisin zgjidhjen e re ligjore. Sipas kryetarit të Shkupit, Petre Shilegov,…

Lexo më Shumë

26 Shkurt 2019 / 15:17 Drejtori i Shkollës Fillore “7 Marsi” në Çellopek Xhevahir Abduli ka punësuar dhëndrin e tij sekretar në Shkollës, ndërsa nipin si arsimtar të gjeografisë. Ky i fundit është punësuar nëpërmjet konkursit ndërsa dhëndrin e ka transferuar nga administrata publike. Drejtori mbron vendimin për punësimin e nipit dhe dhëndrit. Thotë se punësimet janë bërë në përputhje me ligjin. Pos nipit dhe dhëndrit, në këtë Shkollë ka edhe gjashtë të punësuar tjerë që rezultojnë të jenë familjarë të vet drejtorit Abduli. Për të njëjtit ai thotë se janë pranuar para se ai të bëhej drejtor shkolle. Unë…

Lexo më Shumë

26 Shkurt 2019 / 14:53 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi realizoi takim me ish Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Alfred Mojsiu, i cili është në Shkup me rastin e shënimit të 15 vjetorit të ngjarjes tragjike në Mostar, në të cilën e humbi jetën Presidenti i Republikës Boris Trajkoski. Kryetari Xhaferi falënderoi për respektin e treguar ndaj figurës dhe veprës së ish Presidentit të Republikës, dhe tha se kjo është vërtetim se ndërmjet dy vendeve ekziston marrëdhënie e sinqertë miqësore, që prej dite në ditë është më e fortë dhe më e fuqishme, e…

Lexo më Shumë

26 Shkurt 2019 / 14:38 LSDM-ja do të mblidhet sonte në koordinim të rregullt ku do të diskutojë për situatën e krijuar pas dështimit të seancës për imunitetin e Trajko Veljanovskit dhe përgatitjet për kandidatin për president. Sipas zëdhënësit të partisë, nëpërmjet bisedimeve duhet të tejkalohen tensionet e fundit mes partnerëve të koalicionit. [embedded content] Pres që sonte kryesia e LSDM-së të ketë koordinim të zakonshëm në të cilën do të diskutohen të gjithë aspektet, të gjithë ngjarjet aktuale politike. Nuk do të thotë patjetër që do të kemi ndonjë vendim. Normalisht, në korniza të koalicionit bisedojmë rregullisht, kemi koordinime…

Lexo më Shumë

26 Shkurt 2019 / 14:29 Dorëheqja e drejtorit të burgut hetimorë të Shutkës ndonëse është shqyrtuar nga Qeveria, ai do të mbetet edhe më tej në krye të këtij institucioni ndëshkimorë deri në përfundim të zgjedhjeve presidenciale. “Për shkak se dorëheqja është dorëzuar pasi që janë shpallur zgjedhjet presidenciale, e njëjta do të shqyrtohet pas mbajtjes së zgjedhjeve, menjëherë pasi të mbaroj edhe ndalesa për emërime dhe shkarkime, në pajtim me Kodin Zgjedhorë”, njoftojnë nga Qeveria. Loading…

Lexo më Shumë

26 Shkurt 2019 / 14:15 Ministri i jashtëm shqiptarë Genc Cakaj sot dhe nesër do të qëndroj për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë. Cakaj krahas homologut të tij, Nikolla Dimitrov do të takohet edhe me kryeministrin Zoran Zaev, kreun e Kuvendit Talat Xhaferi dhe me zv/ kryeministrin për çështje evropiane, Bujar Osmani. Raportohet se Cakaj gjatë takimit me funksionarët e lartë shtetëror do të diskutoj rreth marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve si dhe zhvillimet politike në rajon, gjegjësisht për sfidat dhe perspektivat e vendeve të rajonit. Cakaj do të takoj edhe krerët e partive politike shqiptare. Sot pasdite do…

Lexo më Shumë

Një këmbësor sot rreth orës 11:00, është goditur nga një veturë në rrugën “Vëllezërit Fazliu”, në Prishtinë. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Sipas saj, si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori më inicialet A.M, i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. “Sot rreth orës 11:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në rrugën “Vëllezërit Fazliu” në Prishtinë. Në këtë aksident janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori A.M, mashkull, i cili është dërguar për…

Lexo më Shumë