26 Shkurt 2019 / 17:25
Ali Ahmeti në konferencë për shtyp që pati me gazetarët pas takimit me ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, foli edhe për situatën politike në vend dhe për kandidatin e mundshëm konsensual për president. Ai tha se nesër ka takim me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, dhe ky problem si të gjitha probleme e tjera do të marri kah.
Nesër kam takim me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, për t’i dhënë kahje edhe këtij problem, jo pak të rëndësishëm për vendin. Nesër do të bisedojmë gjerë e gjatë edhe për këtë dhe jam i sigurt se do të gjejmë zgjidhje- tha kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.
Loading…


