26 Shkurt 2019 / 18:46
Qytetarët që do duan t’i legalizojnë objektet e tyre të paligjshme, do duhet të paguajnë dyfish më shumë për komunale sesa ajo që do duhej të paguanin para se të fillojnë ndërtimin. Pushteti dëshiron në mënyrë drastike t’i shtrëngojë rregullat për legalizimin e objekteve të paligjshme. Më keq do pësojnë ata objektet e të cilëve nuk janë në përputhje me Planin detal urbanistik. Objektet e tyre do të prishen.
Për ne si komunë është me rëndësi të ndërpritet legalizimi me një euro për një metër katror. Ai që ka objekt të paligjshëm do duhet t’i paguajë shërbime komunale siç paguan çdo qytetarë dhe në mënyrë shtesë të paguajë gjoba ndëshkuese për objektin e paligjshëm. Nëse komuna nuk mundet ta përfshijë objektin në Planin e detajuar urabinistik, ai do të prishet- deklaroi Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.
Rregullat e reja i përgatisin pesë kryetarë komunash në bashkëpunim me përfaqësues të Ministrisë së Transportit. Qëllimi i tyre është objektet e paligjshme të mos shfrytëzohen si kategori sociale dhe të sigurohet drejtësi, pasi sipas analizave që i kanë bërë, zgjidhja e mëparshme ligjore ka nxitur ndërtimet e paligjshme.
Me ligjin e mëparshëm kërkohej të jepni një deklaratë të thjeshtë se objekti ka ekzistuar para vitit 2011 dhe do paguani nga 1 euro. Më pas u bëhej presion komunave të ndërtojnë infrastrukturë, rrugë dhe çdo tjetër dhe me këtë qytetarët i vejmë në pozitë të pabarabartë. Sepse dikush që ka paguar, në fakt tani është dënuar- tha Petre Shilegov.
Sipas të dhënave në të gjitha komunat ka objekte të paligjshme, ndërsa numri i përgjithshëm është më shumë se 70 mijë. Nuk ka të dhëna sa prej qytetarëve i kanë legalizuar objektet e tyre me nga 1 euro për metër katror siç mundësonte ligji i mëparshëm që ishte në fuqi deri në fund të vitit 2017.
Ile Spasevski
Loading…


