26 Shkurt 2019 / 13:43
“Qeveria është e operuar nga turpi dhe morali. Për këtë shkak thuajse nuk ka ngelë funksionar i pushtetit i cili nuk është prekur nga epidemia e nepotizmit dhe që përcillet vetëm tek familjarët dhe atë paramendoni, vetëm tek funksionarët e LSDM-së. Familjarët e funksionarëve të LSDM-së janë personat që punësohen për paga mbi mesataren sikur të mos ketë njerëz të tjerë në shtet të cilët janë të papunë dhe që kërkojnë punësim”, deklaroi Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së, derisa prezantoi siç u shpreh ai, “viktima të reja të dizel punësimit të pushtetit”.
Loading…


