22 Shkurt 2019 / 15:27
Sublimimi i dy teksteve ligjore e përcaktoi fatin e Prokurorisë Speciale, i cili do të jetë organ i pavarur në sistemin e Prokurorisë Themelore Publike. Këtë e theksoi ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska, në televizionin 21. Ajo thotë se autonomia e PSP-së, u përcaktua me një dispozitë, se do ti merrte përsipër veprimet korruptive të kryera nga zyrtarët më të lartë. Ndryshimet do të rregullohen me ndërhyrje në ligjet ekzistuese në fushën e prokurorisë.
Duhet të jemi të vetëdijshëm se sistemi që ishte prapa nesh, që ishte arsyeja dhe shkak për formimin e PSP-së, mund të kthehet në çdo kohë. Ne duhet të kemi një mekanizëm, që në një farë mënyre do të jetë kundër-balanca e Prokurorisë Publike, në mënyrë që të jetë në gjendje të funksionojmë si një shtet, që ndërton sundimin e ligjit “- tha Renata Deskoska, ministre e Drejtësisë.
Nga Prokuroria Publike Speciale nuk dëshirojnë të komentojnë njoftimet në këtë fazë. Ndërsa, Prokuroria Publike konsideron se vendimi është i mirë, sepse kompetencat do të përcaktohen qartë dhe qëllimi i të gjithë prokurorëve është i njëjtë – të ndiqen penalisht kryerësit e veprave penale.
Kjo është një zgjidhje e mirë dhe në përputhje me Kushtetutën. Për më tepër, kryerjen e kompetencës që e ka e ashtuquajtura Prokuroria Speciale Publike, nënkupton autonominë e nevojshme në kuadër të Prokurorisë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut, e cila nuk përbën pengesë për funksionimin e të gjithë sistemit të Prokurorisë Publike”- thonë nga Prokuroria Publike.
Ligji pritet të jetë në procedurë parlamentare javën e ardhshme. Për miratimin do të duhet shumicë prej dy të tretave të deputetëve.
ALSAT
Loading…