21 Shkurt 2019 / 19:46
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, komentoi zhvillimet më të fundit në kampin opozitar dhe dorëzimin e mandateve nga deputetët e opozitës.
Ai tha se ky është një akt i paprecedentë dhe që opozita po jep një goditje që mund të rezultojë fatale për hapjen e negociatave në qershor.
Rama tha se opozita ka frikë nga drejtësia e re dhe e ka të sigurt që do të humbë zgjedhjet lokale.
Rama tha se është i gatshëm për dialog, por mandati qeverisës nuk ndërpritet dhe se nuk ka zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Loading…


