21 Shkurt 2019 / 18:44 Pas pretendimeve për lëndime trupore në dëm të ish-funksionarit të VMRO-DPMNE-së, në burgun e Shutkës ku u dërgua një natë më parë për ngjarjet e 27-prillit, ka ardhur edhe reagimi i spitalit të përgjithshëm i qytetit “8 Shtatori” në Shkup. Spitali shpjegon situatën e pacientit dhe apelon qytetarët që të mos bien pre e thashethemeve por t’u referohen vetëm informatave të institucioneve përkatëse. Sot më 21.02.2019, në spitalin e përgjithshëm të Qytetit “8 Shtatori” Shkup është pranuar personi me inicialet M.J i cili në gjendje amneze (sipas deklaratave me gojë) është ankuar për dhimbje trupore dhe…
Author: almakos
21 Shkurt 2019 / 18:32 Kryetari i VMRO-DPMNE-se, Hrsitjan Mickoski doli nga spitali “8 shtatori” pas tentimit për të vizituar Mile Janakievskin. Mickoski hasi ne rezistencën e policisë të cilët nuk e lejuan Mickoskin te futet ne repartin ku po kontrollohej Janakievski. Këtij të fundit dje i është caktuar masa 30 ditore ne paraburgim nga gjykata për rastin e “27 prillit”. Janakievski është sjellë sot në spital pasi është ankuar për dhimbje koke dhe lëndime trupore nga një përleshje me te burgosurit e tjerë në burgun e Ssutkës ku ai kaloi një natë më parë. Loading…
Nga seanca e sotme gjyqësore edhe zyrtarisht hyn në fuqi marrëveshja mes Avokatit të Shtetit dhe Qeverisë për dëmshpërblimin e ish të dënuarve në rastin Sopoti. Në Gjykatë Civile sot u vulos marrëveshja për dëmshpërblimin e tyre duke mbyllur kështu procesin gjyqësor të sopotasve me shtetin. Qeveria në një afat prej 15 ditëve detyrohet që shumën e dëmshpërblimit prej plot 73 milionë denarëve t’i transferojë në xhirollogaritë e ish të dënuarve për këtë rast.
Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të miturit Sh.R shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nën paragrafi 1.8 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së. Sipas njoftimit të Gjykatës, i mituri dyshohet se më 20 shkurt 2019 në Ferizaj, për motive të ulëta…
21 Shkurt 2019 / 16:00 Zbulohen raste të reja të nepotizmit. Nga dita në ditë rritet numri i zyrtarëve aktual, familjar të të cilëve kohën e fundit janë punësuar nëpër kompani apo institucione shtetërore. Motra e kryetares së Tetovës, Teuta Arifi është punësuar në Shkollë Fillore si zëvendës- drejtore. Aleanca për Shqiptarët kërkoi sqarim nga Arifi, por edhe dorëheqjen e ministri Ademi. Punë shtetërore ka marrë edhe bashkëshortja e vëllait të ministrit të arsimit, Arbër Ademi. Kunata e ministrit tashmë dy javë punon në Qendrën e shëndetit publik, mëson Alsat. Në grupin e familjarëve që janë punësuar në ombrellë shtetërore…
Sot rreth orës 14:00, në linjën hekurudhore Pejë – Prishtinë, respektivisht në segmentin që kalon përreth kazermës “Adem Jashari” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person ka pësuar lëndime të rënda. “Në këtë aksident dyshohet që treni i cili ka qenë në lëvizje, ka goditur viktimën I. H. 20 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar i cili ka marrë lëndime të rënda trupore. I njëjti është dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe aktualisht ka nisur një hetim lidhur me rrethanat që kanë…
21 Shkurt 2019 / 15:17 Rreth 3 mijë raste me simptome të gripit dhe sëmundje tjera të ngjashme me gripin janë regjistruar gjatë javës së kaluar. Raporti javor i Institutit të Shëndetit Publik tregon se ky numër është për 31% më i lartë krahasuar me rastet e regjistruara një javë përpara. Grupmoshat nga 15 deri në 64 vjeç kanë rezultuar më të prekurit nga gripi. Mjekët thonë se ndryshimi i temperaturave është shkak për një numër të konsiderueshëm të rasteve me grip. Ndryshimi klimatik i temperaturave të ajrit mundëson paraqitjen e shumë sëmundjeve të cilat e kanë simptomatologjinë e njejtë,…
21 Shkurt 2019 / 15:16 “Mbështetja nuk është e pamundshme, besoj se do të arrijmë deri tek mbështetja e një emri, pavarësisht nëse është burrë apo grua, pas të cilit do të qëndrojnë të gjithë qytetarët derisa ne subjektet politike do të merrnim qëndrim për mbështetjen e tij si kandidat për president të shtetit por gjithsesi se vendimet do të sillen në bazë të emrave, të personaliteteve. Në si LSDM duhet të kemi vendim para kongresit të partisë. Në rast shkojmë me një qasje të këtillë, logjikisht të gjitha subjektet politike duhet të japin sugjestione për emrat e kandidatëve dhe…
21 Shkurt 2019 / 14:38 Gjorgji Filipov sot tha se konsideron që do të ishte kandidat i mirë konsensual për president dhe e di se çfarë duhet të bëj nëse zgjidhet. Lidhur me shanset që mund të zgjidhet, Filipov tha se nuk i ka parë kandidatët e tjerë as të propozuar dhe se është më mirë që të presim dhe të shikojmë se si do të përfundojë e gjithë procedura. Lidhur me mundësinë për kandidatë të tjerë të rinj për presidentë, edhe pse ai është i vetmi kandidat i paraqitur në thirrjen publike të LSDM-së, Filipov tha se procesi i…
21 Shkurt 2019 / 14:32 Ka përfunduar seanca gjyqësore në të cilën duhej të përmbyllej marrëveshja mes Avokatit të shtetit dhe Sopotasve, për dëmshpërblimin e tyre, për shkak të vuajtjes së dënimit të pafajshëm me disa vite burg. Sopotasit kanë njoftuar se pas mbarimit të seancës gjyqësore është dhënë afat prej një muaji ku shteti është i obliguar që të paguajë dëmshpërblimet nëpër llogaritë e tyre bankare. Sipas marrëveshjes, çdonjërit nga Sopotasit do ti takojë dëmshpërblim për çdo ditë të kaluar në burg ose burg shtëpiak në vlerë prej 5500 denarë, që është vlera e gjysmës së çmimit që Sopotasit…
Gjykata Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit T.S shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. “I pandehuri dyshohet se gjatë muajit shtator të vitit 2017 dhe gjatë vitit 2018 në Shtime në cilësinë e personit zyrtar si inspektor ndërtimi në Komunën e Shtimes me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore të kundërligjshme pasurore për…
21 Shkurt 2019 / 14:08 Dega e Aleancës për Shqiptarët në Tetovë, ka ngritur edhe një herë çështjen e mos ndërtimit të shkollës fillore të fshatit Reçicë e Vogël, ku për pasojë, qindra nxënës udhëtojnë nga dy e më shumë kilometra në ditë për të arritur tek shkolla Naim Frashëri në Tetovë. Kreu u degës së ASH për Tetovën, Altrim Mamuti, ka pyetur Ministrin nëse ka apo jo ingerenca për ndërtimin e kësaj shkolle që premtohet më shumë se dhjetë vite nga ai dhe partia e tij, ashtu sikurse ka ingerenca të merr dhe t’i jep ingerencat kreut të Gostivarit.…

