Një i mitur është arrestuar pasi kishte shtëne me armë-revole në drejtim të një personi tjetër duke e qëlluar për vdekje në kokë. Ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 12:31 në rrugën “Ahmet Kaçiku”, në Ferizaj. Sipas raportit të policisë, vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatua mjeku kujdestar. “Rastit ju kanë përgjigjur njësitet relevante policore si dhe prokurori i shtetit. I dyshuari fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, por më pas është arrestuar nga policia me ç’rastë është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës. Është konfiskuar një revole, e cila dyshohet se është përdorur…
Author: almakos
Një punëtor ka rënë prej një lartësie pasi ishte duke kryer disa punime. Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të mërkurë rreth orës 11:45 në Crep të Ranillukut. Siç thuhet në raport, viktima është dërguar në Spitalin e Gjilanit për tretman mjekësor. Ndërsa, njësitet përkatëse policore janë duke hetuar rastin. /Telegrafi/
Dy persona janë arrestuar pasi kishin shantazhuar me publikimin e disa fotografive diskredituese të një femre. Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 9 janar të këtij viti, në Prishtinë. Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/
21 Shkurt 2019 / 9:43 Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet të vazhdojë seancën e 86-të ku në rend dite është interpelanca e ministrit për Punë të brendshme Oliver Spasovski, të ngritur nga opozita. Krahas interpelancës ndaj ministrit Spasovski, deputetët do të diskutojnë edhe për disa propozim- zgjidhje ligjore ku një pjesë e tyre janë në lexim të parë, ndërsa një pjesë tjetër duhet të sillen në procedurë të shkurtuar. Seanca ka filluar të hënën kur është miratuar vendimi për dërgimin e pjesëtarëve të ARM-së në operacionin paqësor në Afganistan. Pastaj seanca është ndërpre me arsyetimin se…
21 Shkurt 2019 / 9:30 Në Gjykatën Penale në Shkup sot vazhdon gjykimi për ndodhitë në Kuvend më 27 prill të vitit 2017. Në seancën e kaluar, fjalë përfundimtare kanë dhënë Munir Pepiq, Abdulfeta Alimi, Igor Durllovski, Mlladen Doevski dhe Jane Çento të cilët ngarkohen për vepër të kryer penale “rrezikim terrorist të rendit kushtetues”. Pepiq në fjalët përfundimtare të gjykimit theksoi se nuk është pjesë e kurrfarë shoqate terroriste, por në Kuvend zyrtarisht ka qenë si informator. I akuzuari Alimi theksoi se më 27 prill gjithçka që ka bërë është me njohurinë e eprorëve të tij. Ai theksoi se…
20 Shkurt 2019 / 22:58 Gjykatësi i procedurës paraprake me kërkesë të Prokurorisë Publike i ka shqiptuar masën e paraburgimit 30 ditorë ish ministrave, Mile Janakieski dhe Spiro Ristevski, të dyshuar për organizimin e ngjarjeve të përgjakshme të 27 prillit të vitit 2017. Jo zyrtarisht paraburgim kërkohet edhe për ish kryeministrin Nikolla Gruesvki, i cili ndodhet në azil në Hungari, andaj nuk përjashtohet mundësia që të kërkohet ekstradimi për këtë lëndë. Paraprakisht në gjykatë për këtë rast sonte ishte i thirrur edhe ish kreu i Kuvendit Trajko Veljanoski, por ai raportohet të jetë thirrur në imunitetin e deputetit dhe ka…
20 Shkurt 2019 / 22:35 Mickoski menjëherë filloi të mbroj shefin e tij, të dënuarin, kriminelin dhe azilantin Nikolla Gruevski, ai po mbron të dyshuarit dhe organizatorët e dhunës së 27 prillit, thonë nga LSDM-ja pas konferencës për shtypi të Hristian Mickoskit. “Mickoski po kërcënon gjyqtarët dhe prokurorët, ndërhyn në gjyqësor, dhe flet për vrasje.Të gjithë ata që ishin ekzekutues dhe urdhërdhënës të ngjrjeve të përgjakshme të 27 prillit duhet të mbajnë përgjegjësi sipas ligjeve, përmes një procedure transparente gjyqësore”, thuhet mes tjerash në kumtesën e LSDMS-së. ALSAT Loading…
20 Shkurt 2019 / 21:55 Kreu i prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Prokurorisë Publike, Villma Ruskoska tha se marrja në pyetje ndaj ish-zyrtarëve të VMRO-DPMNE-së, Spiro Ristovski dhe Mile Janakieski të dyshuar për organizim të ngjarjeve të përgjakshme në Kuvend më 27 prill të vitit 2017, ka përfunduar. Ruskoska tha se tani pritet vendimit i Gjykatës ndaj kërkesës së Prokurorisë Publike për shqiptimin e masës së paraburgimit. Ajo gjithashtu theksoi se Prokuroria ka kërkuar paraburgimin e Janakieskit dhe Ristovskit për shkak të rrezikut për arratisje dhe ndikim tek dëshmitarët. [embedded content] Kujtojmë se Janakieski tashmë është në…
20 Shkurt 2019 / 21:18 Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski ka reaguar pas marrjes në pyetje të ish- kreut të Kuvendit Trajko Veljanovski, dhe ministrave Spiro Ristovski dhe Mile Janakieski. Ai akuzon kryeministrin Zoran Zaev dhe qeverinë aktuale për përndjekje politike. Despoti Zaev po e sheh fundin e tij dhe tani është më i rrezikshëm, për këtë arsye po ndërmerr hapa për përhapjen e frigës tek qytetarët, për këtë arsye edhe po arreston në bazë të deklaratave të njerëzve të dyshimtë, pa fakte. Këta njerëz nuk janë fajtor. Ne e dimë se këtu nuk është problemi as tek Spire, Trajko,…
Dy këmbësore kanë pësuar lëndime trupore, pasi mbrëmjen e sotme janë goditur nga një veturë, në afërsi të Katedrales në kryeqytet. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin edhe zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti ka bërë të ditur se dy femrat e lënduara, janë dërguar për tretman mjekësor. “Rreth orës 19:30 policia ka pranuar një informatë për një aksident në udhëkryqin kryesor te Katedrala në Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe dy këmbësore. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë marrë V.A. (femer) dhe M.R. (femer). Të njëjtat janë dërguar për tretman…
20 Shkurt 2019 / 20:34 Pas hetimeve paraprake, Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion ka hapur procedurë hetimore për pesë persona, gjegjësisht, ish kreun e Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish-ministrat Spiro Ristovski dhe Mile Janakieski të cilët dyshohen se kanë organizuar ngjarjet e dhunshme në Kuvend me 27 prill të vitit 2017. Dy personat e tjerë sipas informacioneve jozyrtare janë ish- kryeministri Nikolla Gruevski, ish-agjenti i DSK-së Nikolla Boshkovski. Në orën 18:00 në Gjykatën Penale u morën në pyetje Veljanovski, Ristovski dhe Janakieski. Gruevski mbetet në arrati në Budabest, kurse Boshkovski në Greqi. Veljanovski menjëherë pas përfundimit të bisedës është liruar…
20 Shkurt 2019 / 19:51 Ish kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski tani më është larguar nga ndërtesa e Gjykatës Penale pasi sonte u ndalua nën dyshime se ishte një nga organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit në Kuvend. Veljanoskit u largua duke u thirrur në imunitetin e deputetit. Secili deputet ka imunitet. Por jo, ju lutem, unë kam qenë kryetar i Kuvendit për 10 vjet dhe tani unë qenkam organizator? Turp” tha Veljanoski gjatë largimi të tij nga Gjykata. Loading…

