Author: almakos

20 Shkurt 2019 / 14:16 Prokuroria hodhi poshtë akuzat penale të paraqitura nga Kongresi Botëror Maqedonas kundër kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit të jashtëm Nikolla Dimitrov. Padia është dorëzuar më 14 shtator të vitit të kaluar dhe ka trajtuar disa vepra penale- shkelje të reputacionit të shtetit, tallje me popullin maqedonas dhe pjesëtarët e komuniteteve, tradhti e lartë, rrezikimi i pavarësisë, bashkim kundër veprimtarisë armiqësore, si dhe kryerja e pahijshme e shërbimit dhe autokracisë. Padia penale është ngritur pas nënshkrimit të marrëveshjes në Prespë me Greqinë. Loading…

Lexo më Shumë

20 Shkurt 2019 / 13:18 Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela e ka refuzuar ftesën e Kryetarit të LSDM-së Zoran Zaev për takim në lidhje me kandidatin e përbashkët për president. Nga Aleanca për Shqiptarët kanë theksuar se takimi është anuluar për shkak të heqjes së kompetencave  të kryetarit të Komunës së Gostivarit Arben Taravari dhe për këtë arsye nuk kanë për çka të ulen në bisedime. Që takimi është anuluar e kanë konfirmuar edhe nga LSDM, të cilët kanë theksuar se Sela fillimisht e ka pranuar ftesën dhe pastaj ka ndryshuar mendje. Loading…

Lexo më Shumë

Një person rreth moshës 30 vjeçare sot ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra nga një gjuajtje me armë. Lajmin për Telegrafin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi. Sipas tij, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00, në udhëkryqin e rrugës “Rexhep Prishtina”, në Ferizaj. Gashi tha se mjeku në terren e ka konstatuar vdekjen e tij. “Rreth orës 12:00 të udhëkryqi i rrugës ‘Rexhep Prishtina’, ka ndodhur një gjuajte me armë, ku mjeku ka konstatuar vdekjen e një personi. Mosha e viktimës është rreth 30 vjeçare”, ka thënë Gashi për Telegrafin.…

Lexo më Shumë

20 Shkurt 2019 / 13:01 OKB ka shprehur shqetësimin për fatin e rreth 200 familjeve që thuhet se janë bllokuar në bastionin e fundit të Shtetit Islamik në Siri. Shefja e të drejtave të njeriut Michelle Bachelet tha se ata me shumë mundësi u penguan të largohen nga militantët e ISIS. Ata gjithashtu po u nënshtrohen bombardimeve intensive nga koalicioni i udhëhequr nga SHBA dhe forcat aleate siriane, shtoi ajo. Të martën në mbrëmje, dhjetëra kamionë thuhet se arritën në periferi të enklavës së ISIS për të evakuuar civilët. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut dhe një grup monitorimi…

Lexo më Shumë

20 Shkurt 2019 / 12:44 Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot qëndron në Bruksel ku do të realizoj takime pune me zyrtarët e lartë të BE-së Federika Mogerini dhe Johanes Han. Në margjinat e vizitës, Osmani do të merr pjesë edhe në Konferencën në temë: Siguri në EJL – siguri nëpër Evropë” nën organizimin e Fondacionit Hans Sejdel (Hanns Seidel Foundation). Nga Brukseli, Zëvendëskryeministri Osmani do të udhëtojë për në Vjenë ku do të merr pjesë në mbledhjen e Ministrave për Çështje Evropiane nga vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili mbahet nën ombrellën e Ministrit Federal për Çështje Evropiane…

Lexo më Shumë

Gjykata e Apelit e Kosovës ka vendosur që çështja e të akuzuarve F.T., S.T. dhe G.Sh. për veprat penale falsifikimi i dokumenteve, keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, është anuluar dhe çështja penale do t’i kthehet gjykatës së shkallës së parë në rigjykim. Aktgjykimi i Gjykatës Themelore në Ferizaj, i datës 20.11.2018, për pjesën dënuese dhe liruese, për tre të akuzuarit, e që përfshinë veprat penale “Ushtrimi i ndikimit ne vazhdim”, “Falsifikimi i dokumenteve” “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrja apo asgjësimi i vulave zyrtare, apo shkresave zyrtare” dhe “Ushtrimi i ndikimit në ndihmë”, është anuluar dhe çështja penale,…

Lexo më Shumë

20 Shkurt 2019 / 11:53 Puna e 16 termocentraleve me thëngjill në vendet e Ballkanit Perendimor ka pasoja ekonomike dhe shëndetësore për të gjithë Evropën dhe qytetarët e saj, thuhet në një raport të paraqitur të martën nga Koalicioni I Organizatave Joqeveritare evropiane që merren me luftën kundër ndotjes. Rezultatet e raportit treguan se çdo vit nga ndotja e ajrit të shkaktuar nga operimi i këtyre termocentraleve në Ballkan, shkaktohen deri në 3.000 vdekje të parakohshme, rreth 8.000 raste të bronkitit tek fëmijët dhe sëmundje tjera kronike. Hulumtimi vlerësoi se shpenzimet vjetore shëndetësore që mund të shoqërohen me këtë ndotje…

Lexo më Shumë

20 Shkurt 2019 / 11:29 Me ratifikimin Protokollit të NATO-s në Kuvend bullgar e kemi treguar vendosshmërinë për të zgjidhhur problemet në rajon dhe të bartim përgjegjësi për sigurinë kolektive, jo vetëm në rajon, por në të gjithë Evropën ka thkesuar kryetarja e Kuvendit bullgar Cveta Karajançeva, pas takimit në Sofje me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi. Kryeparlamentari Xhaferi gjithashtu është faleminderuar për ratifikimin e Protokollit nga Kuvendi bullgar, edhe pse kemi pritur gjatë para dyerëve të NATO-s, Aleanca Veriatklantike po bëhet realitet. Jam i bindur me Bullgarinë pranë nesh është garancë se edhe neve si shtet,…

Lexo më Shumë

20 Shkurt 2019 / 10:54 Në Gjykatën Penale në Shkup po zhvillohet seancë e re për rastin e furnizimit të pajisjes komunikuese-elektronike për nevojat e Drejtorisë së Pestë pranë DSK-së, me emrin “Thesari” të Prokurorisë Speciale Publike. Në dy seancat gjyqësore paraprake opinioni ishte përjashtuar për shkak të dëgjimit të dy dëshmitarëve, të punësuar në DSK, për shkak të rrezikut nga dhënia e një sekreti zyrtar. Në lëndën “Thesari” i akuzuari i parë është ish drejtori i DSK-së Sasho Mijalkov, si dhe ish shefi i kabinetit të tij Toni Jakimovski, ish ndihmës ministri në MPB Nebojsha Stajkoviq dhe ish kryeshefi…

Lexo më Shumë

20 Shkurt 2019 / 10:13 Parlamenti i Republikës së Bullgarisë sot e ratifikoi Protokollin për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Për ratifikimin votuan 140 deputetë, ndërsa kundër dhe të përmbajtur nuk pati. Në seancën plenare në të cilën mori pjesë edhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, fjalim pati edhe zëvendësministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva e cila tha se momenti i bashkimit të Maqedonisë së Veriut në NATO është historik për Aleancën. “Bullgaria është mbështetëse e përhershme për hyrjen e Maqedonisë së Veriut në NATO.…

Lexo më Shumë

20 Shkurt 2019 / 9:58 Kryeministri Zaev edhe sot vijon takimet me partitë shqiptare, për të gjetur një kandidat konsensual, për zgjedhjet presidenciale të 21 prillit. Pas takimeve që pati kësaj jave me partitë e tjera shqiptare, përkatësisht me BDI-në, PDSH-në dhe Alternativën e Gashit, ai për sot ka paralajmëruar takim edhe me kreun e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Selës dhe atë të Besës, Bilall Kasamin. Nga takimet që ka zhvilluar deri tani, partitë shqiptare në Qeveri janë  të mendimit që të dalin me kandidat të përbashkët me LSDM-në për president. Por për një vendim përfundimtar duhet të vendosin organet…

Lexo më Shumë

Një person është arrestuar në Komunë e Pejës. Tek i njëjti gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, është gjetur dhe është konfiskuar një pushkë gjysmë-automatike me 7 fishekë dhe një pistoletë me gaz, me 4 fishekë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Lexo më Shumë