Policia ka njoftuar se është arrestuar një zyrtar komunal në komunën e Shtimes, pasi që i njëjti në shtator të vitit të kaluar i kishte marrë viktimës 1080 euro. “Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptare (punonjës komunal), i cili dyshohet se ia ka marrë viktimës mashkull K/Shqiptar 1080€ para rreth një projekti”, njofton policia. Më vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/
Author: almakos
20 Shkurt 2019 / 9:30 Një bashkudhëtar i automjetit motorik vozitës dhe një këmbësor kanë marrë lëndime të rënda trupore, ndërsa tre persona kanë marrë lëndime më të lehta në pesë aksidente prej gjithsej 11 që kanë ndodhur në 24 orëshin e fundit në rajonin e qytetit të Shkupit. Në gjashtë aksidente është shkaktuar vetëm dëm material. Policia ka sanksionuar 39 shoferë të cilët kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, katër shoferë të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 11 para se të marrin patentë shoferin dhe dy fillestarë. Nga komunikacioni janë përjashtuar edhe…
Si rezultat i një hetimi intensiv hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë një person të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’. Arrestimi i të dyshuarit E. S., 19 vjeç shtetas i Republikës së Kosovës, është bërë mbi dyshime të arsyeshme për kryerje të veprës penale që ishte raportuar dy ditë më parë në Mitrovicë, ku cak i vjedhjes ishte një bastore sportive ku ishin vjedhur një sasi e konsiderueshme e parave. Ndërsa pas procedurave të nevojshme intervistuese, nga ana e prokurorit të rastit i të dyshuarit i është…
19 Shkurt 2019 / 23:10 Dr Ilir Hasani, mjeku që priste viktimat e aksidentit të Llaskarcës i ftuar në emisionin “Programi 200”, thotë se duhet bërë analizë se si reaguan institucionet. Duhet shqyrtuar të gjitha vendimet gjatë aksidentit, për të mësuar prej saj, thotë Dr Hasani. “Çfarë nëse aksidenti kishte ndodhur më larg se Shkupi?”, pyet ai. D-r Ilir Hasani thotë se patjetër të ketë një raport që të përmirësohen gabimet, nëse ka pasur. Duhet të kemi konkluzione nga e gjithë kjo tragjedi që ka ndodhur. Dhe në bazë të konkluzioneve të veprojmë dhe respektivisht të veprojmë për të përmirësuar…
19 Shkurt 2019 / 22:56 Në emisioni “Programi 200” që u transmetua sot në orën 22:00 për temën aktuale që po flitet këto ditë, atë të tragjedisë të Llaskarëcs, në studio u fol për kapacitet e spitaleve që përballen me situata emergjente si ajo dhe a trajtohen të prekurit nga aksidenti për traumat psikike. Psikoterapistja Adili thotë se njerëzit duhet të mësohen të trajtojnë ndjenjat. Aji thotë se aksidenti do të lërë gjurmë gjatë tek shoqëria. Adili thekson se aksidenti ka bërë njerëzit bashkë pavarësisht dallimeve që kanë. Shoku është një lloj fenomeni që e paralizon njeriun, jo të gjithë njerëzit…
Një automjet “Audi 80”, ngjyrë e bardhë, me targa KM, është kapluar nga flaket derisa ishte ne lëvizje, ndërsa vozitësi ka ikur nga automjeti për shkaqe të sigurisë. Nga flakët e është kapluar edhe një automjet tjetër ‘Reno Twingo” me targa 02, që ka qenë i parkuar afër veturës së përfshirë nga flakët. Lajmin e ka konfirmuar për KosovaPress zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti. Sipas tij ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 20:30, në rrugën “Kralj Petar”, në veri të Mitrovicës. Njësitë e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë shuar zjarrin. Dyshohet se shkaktar…
Një këmbësor ka mbetur i lënduar, pasi është goditur nga një veturë sonte rreth orës 20:00 në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, te Zona Industriale. Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. “Rreth orës 20:00 kemi marrë informatë për një aksident trafiku në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë. Në aksident kanë qenë të përfshira një veturë dhe një këmbësor. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori, i cili është dërguar për trajtim mjekësor”, tha Ahmeti. Më tej ajo ka thënë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe…
19 Shkurt 2019 / 19:44 Pasi Ministria e Arsimit ia ka marrë për herë të dytë kompetencat Komunës së Gostivarit ka ardhur edhe reagimi i vet saj nga ku thonë se kompetencat janë rimarrë sepse janë konstatuar parregullsi të shumta për sa i përket shkarkimit dhe emërimit të drejtorëve. Nga dikasteri i arsimit thonë se pas informatave nga ana e Inspektoratit Shtetëror të Arsimit është vendosur që t’i merren përkohësisht kompetencat. Po ashtu, nga Ministria e Arsimit theksojnë se shkeljet janë flagrante. “Jemi të zhgënjyer nga veprimi antiligjor i kryetarit të Gostivarit, i cili për fat të keq dështoi në…
19 Shkurt 2019 / 19:30 Partitë shqiptare në Qeveri, të mendimit që të dalin me kandidat të përbashkët me LSDM-në për president. Por për një vendim përfundimtar duhet të vendosin organet e partive. Kështu thanë pas takimit me kryeministrin Zaev, kreu i Alternativës Afrim Gashi dhe ai i PDSH-së Menduh Thaçi. Zaev nga ana tjetër tha se kanë emrat favorit, por nuk përjashtohet edhe mundësia e kandidatit mbipartiak. [embedded content] Me rëndësi është që ka ambient për këtë punë. Për mua ky është hap serioz. Tani hapi i dytë është shumë i rëndësishëm. Aj ta shohim cili është ai personalitet.…
19 Shkurt 2019 / 19:16 Shoferi i “Durmo Turs” i cili po ngiste autobusin që u aksidentua në fshatin Llaskarcë gjashtë ditë më parë, sot ka dëshmuar para Prokurorisë për ngjarjen tragjike ku humbën jetën 15 persona dhe u lënduan dhjetëra të tjerë. [embedded content] Prokuroria Publike Themelore vazhdon hetimin për gjetjen e shkakut të aksidentit tragjik. Nga organi ndjekës, për Televizionin Alsat bëjnë me dije se ndërkohë po vazhdon edhe dëgjimi i dëshmitarëve okularë si dhe pasagjerëve të autobusit të aksidentuar. Për të pasur një pasqyrë të qartë të ngjarjes, organi hetues do i kryqëzon të dhënat e Ministrisë…
Një person derisa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore. Sipas raportit të policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 12:10 në rrugën “Ahmet Kaqiku”, në Ferizaj. Siç thuhet në raport, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. “Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që i njëjti derisa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër, është rrëzuar dhe ka pësuar lëndime trupore. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport. /Telegrafi/
19 Shkurt 2019 / 16:43 Sapo ka filluar takimi i kryeministrit Zoran Zaev dhe kryetarit të PDSH-së Menduh Thaçi. Takimi Zaev dhe Thaçi, është i treti me radhë për të diskutuar për idenë dhe mundësitë e presidentit konsensual mes LSDM-së dhe partive tjera shqiptare. Dje Zaev u takua me kreu e BDI Ali Ahmeti. Ndërsa pak më herët përfundoi takimi me kryetarin e Alternativës Afrim Gashi. Nga ASH, për Alsat thanë se brenda javës do kenë takim me kryeministrin Zaev për të diskutuar për kandidatin e përbashkët për president, por nuk saktësuan ditëm dhe orën se kur. Ndërsa pa përgjigje…

