Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditëve të pandehurit A.B., pasi ka sulmuar me thikë dy persona, duke iu ka shkaktuar lëndime trupore. Rasti ka ndodhur më 17 shkurt 2019, rreth orës 16:00 në ambientet e një kafiterie në Gjakovë, ku A.B. ka sulmuar D.Sh., duke e goditur një herë me thikë në pjesën e nënsqetullës e më pas, rreth orës 17:15 minuta në oborrin e shkollës së muzikës “Prenk Jakova” i shkakton lëndime të rënda trupore personit tjetër B.D., duke e goditur me thikë një…
Author: almakos
19 Shkurt 2019 / 15:54 Avokatët e të akuzuarve Menduh Thaçi dhe Bedredin Ibraimi kërkuan aktvendim lirimi për ta si të akuzuar në rastin “Titanik 2” për parregullsi zgjedhore. Mbrojtja theksoi disa fakte që shkojnë në favor të të akuzuarve, faljen e presidentit Ivanov si dhe faktin që lënda “Titanik 2” është marrë nga prokuroria e rregullt ndërsa aktakuzë Specialja ka ngritur pas afatit prej 18 muajve. Thaçi sot nuk foli në sallë dhe më pas u përfshi në fjalët përmbyllëse të avokatit. Por, për aktakuzën e Speciales, u prononcua ish anëtari i KSHZ-së, Bedredin Ibraimi. Falja është nën kompetenca…
19 Shkurt 2019 / 15:45 Një pjesë e pullazit të Qendrës së vjetër Tregtare të Shkupit do të bëhet park. Sipërfaqja prej 1,800 m2 do të gjelbërohet me hortikulturë të ndryshme, projekt i cili do të nis gjatë pranverës. Nga drejtoria e kësaj Qendre tregtare thonë se për herë të parë pas 45 vjetësh u bë investimi i tillë këtu. Ky është një projekti i madh për Shkupin dhe Maqedoninë. Do të jetë një atraksion i mirë, para së gjithash do ta mbrojmë këtë terasë, e cila ishte pikë e dobët e qendrës. Besoj se në të ardhmen, ky pullaz…
19 Shkurt 2019 / 15:32 Sapo ka filluar takimi mes kryeministrit Zoran Zaev dhr kryetarit të partisë Alternativa e Afrim Gashit. Në këtë takim Zaevi dhe Gashi do të diskutojnë për kandidat të përbashkët për president. Në ora 16.00 kryeministri Zaev do të takohet edhe me kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçi. Loading…
19 Shkurt 2019 / 15:03 Deri në fund të javës, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Maqedonisë duhet të përfundojë analizën në lidhje me familjet e shkyçura nga sistemi i ngrohjes qendrore në Shkup. Vlerësimet e Komisionit Rregullator të Energjisë janë se deri më 5 mars, do të dihet nëse qytetarët, që nuk përdorin ngrohje edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të paguajnë një shërbim që nuk e përdorin. Më shumë se 12,000 amvisëri kanë hequr dorë nga ngrohja qendrore, por me vite ata paguajnë një paushall në varësi të metrave katror të apartamentit. Alsat Loading…
19 Shkurt 2019 / 14:45 Shkolla e mesme ekonomike 8 shtator i në Tetovë, tanimë me drejtor të ri. Drejtoresha e shumë përfolur për rastin e Arjerta Veliut, pas skadimit të mandatit, nuk do të drejtojë më këtë institucion. Nga sot në vend të saj, ushtrues detyre është emëruar profesoresha Mirjeta Iljazi, e cila disa vite me radhë është e angazhuar në këtë shkollë si profesor në lëndët ekonomike. Siç mëson televizioni Alsat, drejtoresha e deri tanishme Ramie Kurtishi, që nga kthimi në punë i profesoreshës Arjeta Veliu, nuk ka frekuentuar më zyrën e saj në shkollën ekonomike, me ç`rast…
19 Shkurt 2019 / 14:23 Një ditë pasi në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike u vendos djegia e mandateve, kryetari i kësaj partie Lulzim Basha, u takua sot me Bujar Nishanin, kryetar i Këshillit Kombëtarë të PD-së. Temë diskutimi ka qenë pikërisht djegia e mandateve. Në këtë takim u vendos se Partia Demokratike vendimin final do ta marr në mbledhjen e kryesisë së partisë. Nuk ka kthim prapa, nuk është thjesht djegie mandatesh, nuk do ketë më parlament, nuk do ketë parlament fasadë, ata mund të mblidhen të marrin vendime dhe shqiptarët do i përgjigjen. Ne do të…
19 Shkurt 2019 / 14:06 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z. Talat Xhaferi sot dhe nesër do të qëndrojë në vizitë pune në Republikën e Bullgarisë ku do të jetë i pranishëm gjatë aktit të ratifikimit të Protokollit për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO në Kuvendin Nacional të Republikës së Bullgarisë, që është paralajmëruar për më 20 shkurt 2019. Pas ratifikimit, kreu i Kuvendit, Talat Xhaferi do të ketë takim të shkurtër me kryetaren e Kuvendit të Bullgarisë Cveta Karajançeva me të cilën bashkë do të japin deklarata për mediume. Në kuadër…
19 Shkurt 2019 / 13:50 Në seancën e parë për rigjykimin e rastit të Almir Aliut, i akuzuari për vrasje, Boban Iliq denoncoi kërcënime ndaj tij dhe gruas së tij. Kërcënimet Iliq i ka marrë në rrjetin social Facebook, ndërsa të njëjtat i ka denoncuar edhe në polici. Iliq nuk u lejua nga avokati i tij t’i shpjegojë kërcënimet. [embedded content] Iliq, a mund të na tregosh kush ju ka kërcënuar?Lejoni njeriu të flasë nga kush ka kërcënime.Babai i Boban Iliq: Ik largohu të lutem.Po pyes, kam të drejt. Gazetar jam.Të lutem largohu dhe shko vrapo pas atyre jo pas…
19 Shkurt 2019 / 13:46 Nëna e Kostadin Kostadinovit, zëdhënësit të LSDM-së, do të dorëhiqet nga posti i saj në Regjistrin Qendror në Strumicë. Kostadinov thotë se në këtë rast nuk ka asgjë të paligjshme por se nëna e tij po tërhiqet për arsye morale. Ai shtoi se nuk mund të flas në emër të zyrtarëve të tjerë, por që pret që të ata ta ndjekin shembullin e tij. Fenija Kostadinova ishte e punësuar në Regjistrin Qendror të Strumicës. Dorëheqja vjen pas deklaratës së kryeministrit Zoran Zaev që disa nga të afërmit e zyrtarëve do të tërhiqen nga vendet e…
19 Shkurt 2019 / 13:15 Shkupi sot në mesin e 10-të qyteteve më të ndotura në botë Shkupi edhe sot është renditur mes të parëve në listën botërore, mes qyteteve me ajrin më të ndotur në botë. Internet faqja “airvisual”, ka renditur Shkupin në vendin e 8-të për nga ndotja e ajrit. Loading…
19 Shkurt 2019 / 12:40 Avokati i të akuzuarve, Menduh Thaçi dhe Bedredin Ibraimi, Elver Iseni në fjalët përfundimtare në procesin gjyqësor për rastin e PSP-së “Titanikut 2”, ka kërkuar që gjykimi për klientët e tij të refuzohet. Menduh Thaçi nuk tha fjalë përfundimtare dhe tha se është dakord me fjalët përfundimtare të avokatit të tij. Iseni tha se padia e PSP-së është ngritur nga paditës të paautorizuar, duke u thirrur në vendimin e Gjykatës Supreme për PSP-në. Në “Titanik 2” të akuzuar janë lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov, si dhe ish anëtarët e…

