Dy shoferë janë ndaluar nga policia për drejtim të automjeteve në drejtim të kundërt në autostradën Gostivar-Tetovë, njoftoi SPB Tetovë. Rasti i parë u regjistrua dje rreth orës 11:30 të mëngjesit.
“Nëpunës policorë të Stacionit Policor për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor në Tetovë e privuan nga liria V.M. (30) nga fsh. Bogovinë, për shkak se me automjetin transportues ‘Mercedes” me targa të Tetovës, ka lëvizur në drejtim të kundërt nga drejtimi i lejuar i lëvizjes”, njoftuan nga SPB Tetovë.
Një orë më vonë, në orën 12:30, në rrugën Gostivar–Tetovë, te pikëpagesa rrugore e Tetovës, nëpunës policorë e privuan nga liria edhe M.D. (55) nga fsh. Falish, për shkak se me automjetin transportues ,,Folksvagen” me targa të Tetovës, ka lëvizur në drejtim të kundërt nga drejtimi i lejuar i lëvizjes.
Të dy janë shoqëruar në stacion policor dhe, pas dokumentimit të rasteve, ndaj tyre do të parashtrohen kallëzime.
Data 12.10.2026
Aktuale
- Sara do të “tmerrohet” nga xhelozia kur t’i shoh këto PAMJE, Ledri kapet ‘mat’ me bukuroshen e njohur shqiptare – s’është Xhensila
- Pajtimi mes Gani Gecit dhe Lirim Mehmetajt: Një histori e tensionuar
- Meta përballet me padi nga 100 media franceze, kërkohet kompensim për dëmet
- “Ndajnë pushtetin, njëri mban qeverinë, tjetri opozitën”/ Salianji insiston: Rama dhe Berisha janë takuar në Rinas, qëndruan një orë e gjysmë tek zona VIP
- Aktorët e drejtësisë në Kosovë: Çfarë pritet nga aktgjykimi i 17 nëntorit për Thaçin?
- Automjeti i vjedhur në Zhur: Policia e gjen pas gjashtë muajsh hetimesh në Vushtrri
- Microsoft Maia 300: Rruga drejt inteligjencës artificiale të avancuar deri në vitin 2027
- Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cenon të drejtat e tij dhe të votuesve



