Author: almakos

19 Shkurt 2019 / 11:28 Zyrtari i inteligjencës, Munir Pepiç i cili është i akuzuar për sulm të dhunshëm në Kuvend, gjegjësisht për dhunë kundër deputetit Zijadin Sela, në fjalët e tij përfundimtare theksoi se ai nuk është pjesë e asnjë kërcënimi terrorist dhe se pamjet që u paraqitën në proces tregojnë se ai nuk ka kryer sulm fizik ndaj askujt. Ai gjithashtu thekson se ditën e përgjakshme ndihmoi të plagosurit dhe shërbeu në nxjerrjen e tyre nga Kuvendi, gjë që sipas tij mund të argumentohet nga deklaratat e dëshmitarëve në procesin gjyqsor. Pepiç tha se ai kishte hyrë në…

Lexo më Shumë

Një person është arrestuar, pasi e ka sulmuar fizikisht duke e goditur me mjet të mbrehtë, një person tjetër. Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 12:03 në fshatin Novosellë e Epërme, Gjakovë. Siç thuhet në raport, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

19 Shkurt 2019 / 11:01 Një punëtor i ndërtimtarisë M.A. (33) nga fshati Çellopek i Tetovës ka vdekur dje në objektin i cili është në ndërtim e sipër në rrugën e “Londrës” në Shkup. Objekti po ndërtohet nga firma në pronësi të G.H. (54) nga Reçica e Vogël. Sipas Ministrisë së Brendshme, dje në orën 15:00, SPB-Shkup është njoftuar se derisa M.A. po ngarkonte shufrat e çelikut në vinç, shufrat e çelikut janë liruar nga një lartësi prej rreth dy metra dhe kanë shkaktuar vdekjen e M.A.(33). Vdekjen e ka konstatuar mjeku i ndihmë së shpejtë, me urdhër të prokurorit…

Lexo më Shumë

Një person ka pësuar lëndime trupore pasi është therur me thikë nga një person tjetër. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 20:35, në Prizren. Siç thuhet në raport, viktima është dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tij është stabile. Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

19 Shkurt 2019 / 10:34 Në seancën e rigjykimit për rastin e Almir Aliut, pala e dëmtuar kërkoi ndërrimin e gjykatësit ndihmës Lubomir Gjorgjeviç. Sipas avokatit Asmir Alispahiç, gjykatësi Gjorgjeviç është nga etnia e njejtë me të akuzuarin Boban Iliq dhe për këtë arsye trupi gjykues duhet të ketë gjykatës shqiptar. I akuzuari Boban Iliq denoncoi kërcënime para gjykatëses Maja Denkoska. Sipas tij, disa persona përmes rrjetit social Facebook i janë kërcënuar gruas së tij. Iliq shtoi se kërcënimet i ka paraqitur në polici. I njëjti nuk pranoi të flet për Alsat edhe pse tentuam të marrim prononcimin e tij…

Lexo më Shumë

Një person ka informuar se në murin e një shtëpie të pabanuar, kishte vërejtur një mjet të pashpërthyer. Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 10:25 në fshatin Dragoc, Prishtinë. Sipas raportit të policisë, njësitë policore kanë bërë sigurimin e vendit të ngjarjes. Siç thuhet në raport, njësiti i FSK-së dhe KFOR-it kanë bërë asgjësimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar, pa ndonjë incident. /Telegrafi/ Foto: Ilustrim

Lexo më Shumë

Një person është arrestuar pasi që pas një mosmarrëveshje gjatë shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor. Sipas raportit 24 orësh të policisë, ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 00:55 në rrugën “Mon Balaj”, Prishtinë. Siç thuhet në raport, viktima dhe i dyshuari kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Ndërkaq, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Woman Phoning For Help After Car Windshield Has Broken 19 Shkurt 2019 / 10:02 Gjashtë persona morën lëndime të lehta trupore në pesë nga nëntë aksidentet rrugore që ndodhën mbrëm në rrethinën e qytetit të Shkupit. Në katër aksidenteve është shkaktuar dëm material. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, 62 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë, dy shoferë kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, kurse 12 persona të ndaluar nuk kanë poseduar patentë shofer. Nga komunikacioni janë përjashtuar nëntë automjete të paregjistruara kurse 88 automjete janë larguar përmes karocerit. Gjatë mbrëmjes policia ka lëshuar gjithsej 94 sanksione për parkim të…

Lexo më Shumë

19 Shkurt 2019 / 9:44 16 shtete amerikane, te drejtuara nga Kalifornia janë bërë bashkë për të paditur administratën e presidentit Donald Trump mbi vendimin e tij për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në kufirin me Meksikën, çka i lejon përdorimin e fondeve të emergjencës për ngritjen e murit. Padia u paraqit në gjykatën për Qarkun e Veriut të Kalifornisë. Kjo lëvizje vjen vetëm pak ditë pasi Trump aktivizoi kompetencat e jashtëzakonshme me qëllimin të anashkalonte Kongresin e te siguronte kësisoj financimin e projektit – një premtim qendror fushate ky i manjatit të shndërruar në politikan.Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë…

Lexo më Shumë

18 Shkurt 2019 / 20:50 Kandidatja për president nga radhët e VMRO-DPMNE-së Gordana Siljanovska ka reaguar në profilin e saj në Facebook, pasi kryeministri Zoran Zaev tha se ajo është në kundërshtim me konceptin e një shoqërie për të gjithë. “Kryeministri po i bashkohet fyerjeve dhe etiketimeve për mua. Dhe më duhet të them se jam dakord me të se jam jashtë konceptit të tij për jetën. Unë jam jashtë konceptit të tij të jetës në të cilën ka punë vetëm për fëmijët e ministrave dhe të zyrtarëve të qeverisë. Unë jam jashtë konceptit të tij të jetës në të…

Lexo më Shumë

18 Shkurt 2019 / 20:06 Një banor 50-vjeçar nga fshati Dobrosht ka vdekur, ndërsa një femër me lëndime të rënda trupore është transferuar në Klinikën e Shkupit pas aksidentit të rëndë që ka ndodhur rreth orës 17:40 në rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë, në afërsi të udhëkryqit në hyrje të fshatit Dobrosht, informojnë nga SPB-Tetovë. Sipas të dhënave paraprake, aksidenti ka ndodhur mes një makine të tipit “golf” dhe një traktori. Përveç viktimës dhe të lënduarve, është dëmtuar edhe një tjetër makinë e parkuar paranë vendit të aksidentit. Policia dhe prokurori Publik po kryejnë hetimet ndërsa komunikacioni po zhvillohet përmes rrugës së…

Lexo më Shumë

18 Shkurt 2019 / 19:16 Autobusi i kompanisë Euro-Turist që po udhëton nga Shkupi për në Gostivarë, është stërmbushur nga udhëtarët dhe disa prej tyre po qëndrojnë në këmbë. Duke i pasur ende të freskëta pamjet trishtuese të aksidentit tragjik që ndodhi vetëm 5 ditë më parë, udhëtarët të trishtuar adresuan këtë video në redaksinë e Televizionit Alsat. Ata shprehen të revoltuar ndaj kësaj dukurie dhe kërkojnë që të shtohen kontrollet policore me qëllim që të evitohen aksidentet e mundshme. [embedded content] Loading…

Lexo më Shumë