20 Shkurt 2019 / 19:17 Para pak çastesh janë arrestuar ish kryetari i Kuvendit Trajko Veljanovski, dhe ish ministrat Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski. Ata për momentin po merren në pyetje nga gjykatësi hetues në Gjykatën Penale. Dyshohen si organizatorët e natës së përgjakshme në Kuvend. Lidheja e drejtpërdrejt me gazetarin Adnan Qahili i cili ndodhet para Gjykatës Penale. [embedded content] Loading…
Author: almakos
Arrestohen ish kreu i Kuvendit Trajko Veljanovski dhe ish ministrat Spiro Ristovski dhe Mile Janakievski. Arrestimi i tyre ka të bëj me ngjarjet e dhunshme në Kuvend me 27 prill. Për më shumë informacione do të ju njoftojmë në vazhdim. The post Arrestohen Veljanovski, Ristovski dhe Janakievski appeared first on ALSAT-M.
20 Shkurt 2019 / 17:41 Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot ka pranuar një letër nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Në vijim ju sjelli letrën e plotë të presidentit amerikan Donald Trump. Në emër të popullit amerikan, ju përgëzoj për ratifikimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Prespës. Kjo është arritje më e madhe historike për Ballkanin që nga nënshkrimi i marrëveshjes së Dejtonit dhe dëshmon për udhëheqjen tuaj të guximshme. Me përpjekjet tuaja dhe të kryeministrin Tsipras keni arritur të siguroni një të ardhme të qëndrueshme dhe me prosperitet, jo vetëm…
Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti, që ka ndodhur sot në orët e pasditës, në magjistralen Prishtinë-Gjilan. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Hashani ka bërë të ditur se një person ka pasur lëndime të lehta trupore, dhe i njëjti pas trajtimit mjekësor do të lirohet për në shtëpi. “Aksidentu ka ndodhur në orët e pasditës, ndërmjet dy veturave. Njëra veturë nga pakujdesia ka goditur veturën tjetër. Si pasojë, një person ka lëndime të lehta trupore, dhe pas tretmanit mjekësor do të lëshohet për në…
20 Shkurt 2019 / 16:19 Vazhdon punësimi i të afërmve të zyrtarëve. Edhe më tej vendi më i preferuar për strehim është ELEM-i. Por sot kishte shkëndija mes kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrit të ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Edhe pse motra dhe kunata e tij u punësuan, Bekteshi thotë se nuk duhet të largohen nga puna në ELEM. [embedded content] Motra ime ka jetën e saj, ajo është e rritur, e martuar dhe vendos vet për vete për jetën e saj. Kjo është demokracia. Nëse prisni që unë të ndërhyj në vendimet e të afërmve të mi, për atë çfarë duan…
20 Shkurt 2019 / 16:07 Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi realizoi takim me kryeministrin e Republikës së Bullgarisë, Bojko Borisov. Në takim, të dy bashkëbiseduesit u shprehën të kënaqur për ratifikimin e Protokollit për NATO në Parlamentin e Bullgarisë. Është theksuar bashkëpunimi i shkëlqyeshëm ndërmjet Sofjes dhe Shkupit në vitet e kaluara, si dhe angazhimet e Bullgarisë për mbështetjen e shtetit tonë në rrugën dhe zhvillimin evropian. Kryetari Xhaferi theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është në rrugë të sigurt drejt NATO-s, ndërsa shteti me përkushtim punon për marrjen e datës për fillimin…
20 Shkurt 2019 / 16:01 Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, me iniciativë të shoqatave për mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara, do të mundësojë më shumë qasje për personat e kësaj kategorie, në ushtrimin e të drejtës së tyre të votës. Këtë e deklaroi kreu i KSHZ-së Oliver Derkoski në konferencën e sotme për media, me shoqatën “Inkluziva”. Tashmë në zgjedhjet presidenciale që pasojnë më 21 prill do të mundësojmë inklusivitet më të madh për këto persona fillimisht me mundësi për ndjekjen e seancave tona për të cilat tani do të shfrytëzojmë edhe interpretues, t’u mundësohet personave…
20 Shkurt 2019 / 15:34 Përfaqësuesit e Lëvizjes Anti-Bixhoz gjatë takimit në Qeveri, kërkuan nga kryeministri Zoran Zaev dhe nga ministria e Financave që të pranohen kërkesat e tyre për Ligjin e Ri të Lojërave të Fatit. Kryetari i Lëvizjes Anti-Bixhoz Xhemal Abdiu tha së bashku me kryeministrin është konstatuar se bixhozi është dukuri e keqe që e ka kapluar të gjithë Maqedoninë, duke mos saktësuar është pranuar ndonjëra nga kërkesat e tyre. [embedded content] Ne i parashtruam kërkesat e Antibixhoz, u pajtuan plotësisht se janë kërkesa fisnike, por nga ana e tyre mbetet që të gjejnë mënyrë se si…
20 Shkurt 2019 / 15:28 Ndërkohë që në Shkup po diskutohet për perspektivat e anëtarësimit të vendit në NATO, në Bruksel, temë diskutimi ishte rruga e vendit për anëtarësim në BE . Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme, Federika Mogerini pas takimit me zv.kryeministrin për çështje evropiane Bujar Osmani tha se Marrëveshja e Prespës është një arritje e madhe por shtoi se puna për reformat në vend duhet të vazhdojë me intensitet të lartë, pasi që rezultatet pozitive nga reformat janë të domosdoshme për rrugën e vendit drejt BE-së. Osmani pas takimeve Mogerinin dhe komisionarin për zgjerim Johanes Han…
karoq-social.jpg 20 Shkurt 2019 / 15:10 Kompania nga Kumanova “De Luks Auto” e shiti edhe një automobil për një institucion shtetëror. Inspektorati Shtetëror i Ambientit Jetësor bleu makinë të re për në terren në vlerë prej 23 mijë e 300 euro. Kontrata e lidhur është publikuar në Byronë e Furnizimeve Publike. Sipas dokumentacionit, oferta e “De Luks Auto” ka qenë e vetmja. Nga Inspektorati Shtetëror i ambientit jetësor blerjen e “Shkoda Karoq” e arsyetojnë me atë se nuk kanë pasur makinë për në vendet malore. Blerja e automobilit është për nevojat e drejtorit për vizita në Instalimet A që kishin…
20 Shkurt 2019 / 14:47 Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela anuloi takimin me kryeministrin Zoran Zaev për gjetjen e gjuhës së përbashkët për kandidatin konsensual për president. Ky qëndrim i Selës vjen pas marrjes së kompetencave të kreut të Gostivarit Arben Taravari në fushën e arsimit. I pari i Aleancës nuk pranoi të flas për takimin e anuluar. Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se pas anulimit të takimit ka biseduar me Selën, duke shtuar se janë marr vesh që palët të mbeten në komunikim. “U dëgjuam me zotin Sela. Takimin e ka anuluar në shenjë revolte për shkak të…
20 Shkurt 2019 / 14:19 Qeveria në seancën e mbrëmshme ka votuar Propozim-Ligjin e Agjencisë për Siguri Kombëtare, me çka do të mundësohet ri-formatim të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, i cili nuk do të jetë pjesë e MPB-së. Me propozim ligjin parashihet themelim i Agjencisë për Siguri Kombëtare si model për reformë në sigurinë-zbulimin në shtet. Zëdhënësi i Qeverisë, Bonjakovski në pres konferencën e sotme ka informuar se janë shqyrtuar tri modele, DSK-ja të qëndrojë si pjesë e MPB-së, të ndahet si organ i pavarur apo të bëhet pjesë e Agjencisë për Zbulim. Është zgjedhur modeli i dytë, gjegjësisht…

