20 Shkurt 2019 / 15:28
Ndërkohë që në Shkup po diskutohet për perspektivat e anëtarësimit të vendit në NATO, në Bruksel, temë diskutimi ishte rruga e vendit për anëtarësim në BE . Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme, Federika Mogerini pas takimit me zv.kryeministrin për çështje evropiane Bujar Osmani tha se Marrëveshja e Prespës është një arritje e madhe por shtoi se puna për reformat në vend duhet të vazhdojë me intensitet të lartë, pasi që rezultatet pozitive nga reformat janë të domosdoshme për rrugën e vendit drejt BE-së. Osmani pas takimeve Mogerinin dhe komisionarin për zgjerim Johanes Han shprehu optimizëm se vendi pret raport pozitiv të progresit si dhe fillim të negociatave për anëtarësim në BE. Ai tha se fillimi i negociatave këtë vit, do të jetë edhe sinjal i qartë për gjithë rajonin. BE-ja dhe Maqedonia e Veriut do të analizojnë progresin e bërë më detajisht, gjatë mbledhjes së Këshillit për Stabilizim Asociim që do të mbahet më 19 Mars.
ALSAT
Loading…


