20 Shkurt 2019 / 14:19
Qeveria në seancën e mbrëmshme ka votuar Propozim-Ligjin e Agjencisë për Siguri Kombëtare, me çka do të mundësohet ri-formatim të Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, i cili nuk do të jetë pjesë e MPB-së. Me propozim ligjin parashihet themelim i Agjencisë për Siguri Kombëtare si model për reformë në sigurinë-zbulimin në shtet.
Zëdhënësi i Qeverisë, Bonjakovski në pres konferencën e sotme ka informuar se janë shqyrtuar tri modele, DSK-ja të qëndrojë si pjesë e MPB-së, të ndahet si organ i pavarur apo të bëhet pjesë e Agjencisë për Zbulim.
Është zgjedhur modeli i dytë, gjegjësisht Agjencisë të bëhet organ i veçantë dhe të hiqen autorizimet policore, të cilët do të kenë të drejtën të veprojnë vetëm në pjesën operative të grumbullojnë informata dhe të njëjtat ti dorëzojnë tek shërbimet me të cilët bashkëpunojnë.
Loading…


